E martë, 22 Maj 2018
10:51
“Nëse vjen kriza e luftës”, Suedia përgatit popullin

Qeveria suedeze ka nisur t’u shpërndajë 4.8 milionë familjeve të vendit fletushka, ku për të parën herë në më shumë se gjysmëshekulli përcillen udhëzime sesi duhet reaguar në rast lufte.

10:51
Horoskopi: Yjet na mësojnë si të shkojmë mirë me çdo shenjë (Foto)

Një udhëzues i vogël astrologjik na tregon si të krijojmë dhe të ruajmë marrëdhëniet shoqërore dhe jo vetëm, pa konflikte, por në harmoni, ashtu siç yjet komandojnë.

10:48
Mosha ideale për t’u martuar

Dëshiron që martesa juaj të zgjasë të paktën pesë vjet? Ndërsa shumë studime kanë marrë për bazë jetëgjatësinë e një martese, një stduim i fundit është fokusuar tek zakonet e divorcit.

10:41
Fati i “puçistëve” në Turqi, burgimi i përjetshëm!

Një gjykatë turke ka dënuar 104 ish-oficerë ushtrie me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tyre në përpjekjen e dështuar për “grusht shteti” në korrik të vitit 2016.

10:39
Meta në Maltë, drejton forumin e Biznesit

Presidenti Ilir Meta ka nisur një vizitë pune në Maltë, ku merr pjesë në Forumin e Bizenti Maltë-Shqipëri.

10:37
Përfituan 200 mijë euro duke premtuar punë, në pranga çifti i bashkëshortëve

Një çift bashkëshortësh ishin shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, pasi kishin mundur të merrnin në total një shumë prej 200 mijë eurosh.

10:26
Një burg pa gardianë apo armë, në Brazil

Në ditën e saj të parë në qelinë e re, Tatiane Correia de Lima nuk e njohu vetveten. “Ishte e çuditshme të shihja veten time në pasqyrë sërish”, tha 26-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, e cila duhet të shlyejë një dënim prej 12 vitesh heqje lirie në Brazil. “Për një çast nuk arrita ta njihja veten”.

10:16
Spahiu: Dyfishohet detyrimi i shtetit ndaj biznesit, Rama ka 4 vjet që justifikohet

Përparim Spahiu, deputeti i LSI-së në komisionin e ekonomisë thotë se FMN jep sërish alarmin për dyfishim të të detyrimit që shteti i ka bizneseve. Në një status në Facebook ai thotë se kjo qeveri “katër vite justifikoi vehten se kishte borxhe e lante borxhe”.

10:11
Gjiknuri: Fuqizim të rrjetit elektrik për Gjirokastrën, Tepelenën dhe Përmetin

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damina Gjiknuri ka inspektuar investimet në qarkun e Gjirokastrës, ku bëhet fjalë për ujësjellësat dhe rrjetin elektrik.

10:05
Irani dënon deklaratat e Pompeos. Mogherini i kritikon

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif ka dënuar Shtetet e Bashkuara për shkak të zotimit të tyre për vendosjen e të ashtuquajturave “sanksionet më të rënda në histori” ndaj vendit të tij.

10:05
Ndjehet keq teksa pret autobusin, policia bashkiake ndihmon studenten

Një studente e fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk është ndjerë mirë teksa ndodhej në terminalin e autobusëve të jugut në sheshin “Shqiponja”.

09:59
U denoncua në “Fiks Fare”, shkarkohet nga detyra dhe kallëzohet penalisht juristi i Hipotekës në Fier

Pas denoncimit për korrupsion në emisionin investigativ “Fiks Fare”, juristi i Hipotekës së Fierit, Ervis Bregasi është shkarkuar nga detyra dhe ndaj tij është kryer një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

09:49
Berat, 4 të arrestuar për shpërndarje heroine

4 persona ranë në pranga në Berat, gjatë operacionit policor “Çelepiasi”.

09:45
Përkujtohet përvjetori i parë i sulmit në Manchester Arena

Ariana Grande ishte e para, që përmes një mesazhi në “Twitter” donte të rikujtonte viktimat dhe të prekurit e sulmit terrorist në një prej koncerteve të saj, të zhvilluar në Manchester të Britanisë së Madhe.

09:17
Shqetësime për takimin Kim-Trump. Presidenti i Koresë së Jugut i trembet anulimit

I vendosur që të ruajë momentin e rrallë të paqes së shumëdëshiruar në Gadishullin Korean, Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in do të takohet me Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, mes shqetësimeve se samiti historik mes tij dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un po rrethohet nga paqartësi të mëdha dhe rrezikohet seriozisht.

09:10
Maqedoni, Zaev shpëton nga akuzat për korrupsion

Gjykata Penale e Shkupit rrëzoi të hënën akuzat e ngritura ndaj kryeministrit Zoran Zaev për mitmarrje, të cilat vetë shefi i ekzekutivit maqedonas i kishte hedhur poshtë me forcë si të motivuara politikisht.

08:54
Pence paralajmëron Kim Jong-unin: Mos luaj me Trumpin!

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence paralajmëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un që të mos përpiqet të mashtrojë Presidentin Donald Trump nëse ata takohen muajin e ardhshëm.

08:25
Mbuloi abuzimet e priftit pedofil, dënohet arqipeshkvi

Arqipeshkvi katolik Philip Wilson u shpall fajtor nga një gjykatë australiane për krimin e mbulimit të abuzimit seksual me fëmijët në vitet ‘70.

08:18
Fëmijët lënë shkollën, policia ndal prindërit

Policia gjermane, gjatë kontrolleve rutinë në një aeroport në jug të vendit, zbuloi disa fëmijë në moshë shkolle që po udhëtonin para kohës së pushimeve.

05:55
Era Istrefi do të këndojë këngën zyrtare të Botërorit

Will Smith është rikthyer në muzikë duke regjistruar këngën zyrtare për Botërorin e Futbollit 2018, që do të zhvillohet më 14 qershor deri më 15 korrik në Rusi, së bashku me këngëtaren kosovare Era Istrefi dhe kolumbianin Nicky Jam.

05:49
Vullkani në Hawaii, rrezik i ri nga ‘reja toksike’

Banorët e ishullit të Hawaiit përballen me kërcënime të reja nga vullkani Kilawea. Përpos mundësisë për shpërthime të reja, një rrezik tjetër vjen nga llava që po derdhet në oqean.

04:43
Dua Lipa pushton skenën e ‘Billboard Music Awards’

Dua Lipa pushtoi skenën e Billboard Music Awards në Las Vegas, me një performancë shpërthyese të hitit të saj “New Rules”, i renditur në majat e klasifikimeve britanike.

02:11
Shtohen telashet për Maduron, 14 shtete tërheqin ambasadorët

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro është duke u përballur me një reagim ndërkombëtar pas fitimit të mandatit të tij të dytë gjashtëvjeçar, në një votim të dërrmuar nga bojkoti i opozitës dhe pretendimet për manipulim të votave.

01:27
Januzaj në listën paraprake të Belgjikës, rriten shanset për Botërorin

Adnan Januzaj duket se ka rigjetur veten në Spanjë, te Real Sociedadi ku konkretizoi një sezon mjaft pozitiv. Fantazisti me origjinë nga Kosova, por që ka zgjedhur të përfaqësojë Belgjikën, ka luajtur në shumicën e ndeshjeve si titullar, duke gjetur shpesh golat dhe asistet, ndërsa ka marrë vlerësime maksimale për performancën në fushën e lojës.

00:38
Një kineze ‘mahnit’ Fassonen, vjen për të shpëtuar Milanin?

Gjysma e Milanos, ajo zikaltër është në festë pas sigurimit të pjesëmarrjes në Champions, ndërsa pjesa kuqezi duhet të mjaftohet me Europa Leaguen, pas një sezoni të nisur shumë keq.

E hënë, 21 Maj 2018
23:56
Çifti Obama nis karrierën në kinematografi

Barak dhe Mishel Obama po bashkëpunojnë me Netflix për të prodhuar filma, seriale dhe programe televizive. Gjiganti amerikan njoftoi se kishte lidhur një kontratë shumëvjeçare me ish presidentin dhe zonjën e parë.

23:21
Inter, vjen konfirmimi i parë për sezonin e ardhshëm

Nën atmosferën e kualifikimit në Champions League pas 6 vitesh, drejtuesit e Interit po mundohet të përgatisin si duhet sezonin e ardhshëm.

23:04
Pranga shqiptarit në Kakavijë, dyshohet si anëtar i ISIS

Autoritetet greke kanë arrestuar mbasditen e së hënës në pikën kufitare të Kakavijës, shtetasin Leonardo Rustemi nga Berati.

22:59
Betohet gruaja e parë në krye të CIA-s

Në ceremoninë e betimit të 61-vjeçares Haspel, që u mbajt në selinë qendrore të CIA-s në dalje të Uashingtonit, mori pjesë edhe Presidenti Donald Trump.

22:57
Haradinaj: Kosova në ditët kritike të axhendës evropiane

Në Kosovë, kryeministri Haradinaj tha se vendi ndodhet në ditët kritike të agjendës evropiane dhe sipas tij duhet bindur Bashkimi Evropian që Kosova është vend me shoqëri demokratike.

22:54
Kandidati për Kryeministër në Itali, populistët zgjedhin Conten

Pas dy muaj e 17 ditësh, Lega Nord dhe Lëvizja e “Pesë Yjeve” i paraqiten presidentit të Republikës Sergio Matarela, emrin e të zgjedhurit për postin e kryeministrit italian.

22:24
Georgia, një “yll” në Bali – FOTO

Ajo u bë e famshme në sezonin e fundit të “Love Island”.

22:07
Po vjen vera, zgjidhni jahtin tuaj – FOTO

Stina e ngrohtë e verës nuk të sjell asgjë tjetër në mendje, përveçse ditë që secili prej nesh do të kalojë në plazh.

21:48
VIP-at e shenjës së Binjakëve

Jemi zyrtarisht në sezonin e “Binjakëve”. Të lindurit nga data 21 maj deri në 21 qershor i përkasin kësaj shenje të horoskopit.

21:14
Unai Emery, zëvendësuesi i Arsene Wenger te Arsenali

Arsenali ka vendosur për zëvendësuesin e Arsene Wenger.

20:26
Për çfarë e paguajnë anglezët familjen mbretërore?

Në vitin 1697, Parlamenti Britanik kishte caktuar 1.2 milionë sterlina në vit për familjen mbretërore, si fond në kohë paqeje, me të cilat ata do të paguanin monarkinë si dhe nëpunësit civilë, (gjykatës e kosto të tjera), ndaj dhe emri “Lista Civile”.

20:21
TopAwards/ Unikkatil s’thyhet as këtë javë!

Edhe një tjetër javë që i përket Unikkatil!

20:16
Arti i Anri Salës; Artisti u tregon studentëve si e nisi

Anri Sala rikthehet aty ku mori formimin e parë, në Universitetin e Arteve, në një prezantim të punëve të tij përballë studentëve.

20:11
Fier/ Juristi i Hipotekës, 300 mijë lekë për pronën

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një nëpunës të Hipotekës së Fierit, i cili i merr ryshfet një qytetari 300 mijë lekë për t’i dhënë atë që i takon! Qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, u ankua se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e ka sorollatur për muaj me radhë për t’i nxjerrë certifikatat e pronësisë së tokave. Në fund, juristi i kërkoi 300 mijë lekë, ndërsa kamera e “Fiks Fare” faktoi momentin kur nëpunësi i shtetit merr edhe ryshfetin.

19:59
Shtegu i klandestinëve; Në Shkodër, aty ku malazezët duan gardh me gjemba

Autoritetet malazeze thane një ditë më parë se kanë menduar që të ndërtojnë një gardh me Shqipërinë për të ndalur fluksin e klandestinëve. Top Channel ishte në shtegun ku mendohet se përdoret nga trafikantët për të kaluar klandestinet.

19:49
Të dhënat personale, nxënësit: Na i mblodhën mësuesit

Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale po heton mbledhjen e të dhënave personale të prindërve të nxënësve mes të cilave dhe numri i kartës së identitetit.

19:43
Falimenton Sudja! Pas 22 vitesh shkon në gjykatë kërkesa për mbyllje

Sudja ishte e para firmë piramidale, që falimentoi mes ndërrimit të viteve 1996-1997. Kjo ishte hallka e parë e këputur e një zinxhiri dhe nisja e një prej krizave më të rëndave që ka pësuar Shqipëria. Sot më shumë se dy dekada, saga e falimentimit të Sudes po mbyllet zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës.

19:38
Kumar në prag të shkollës, nxënësit në Bilisht, nga mësimi te lojërat e fatit

Në qytetin e Bilishtit kumari duket se “kultivohet” në moshë të hershme.

19:35
Borxhet e kumarit, vetëm një kompani nuk pagoi 17 mln euro taksa

Ndonëse në vite qeveria ka falur miliarda lekë borxhe për industrinë e naftës dhe atë të kumarit, ato vazhdojnë të mos paguajnë të gjitha taksat duke krijuar detyrime të reja ndaj shtetit. Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë se në fund të muajit të kaluar, borxhi I bizneseve ndaj shtetit ishte 1 miliardë dollarë.

19:25
Dhuratat e dasmës mbretërore përfundojnë ne “eBay”

Çantat dhuratë që iu dhanë të ftuarve në martesën e Dukës dhe Dukeshës së Sussexit, po shiten online.

19:04
Argjentina synon fronin pa Icardin

Trajneri i kombëtares argjentinase të futbollit zyrtarizoi dhe emrat e listës zyrtare me të cilët do të synojë të fitojë botërorin këtë verë, një mision në të cilin “Seleccion” dështoi para 4 vjetësh në finalen me Gjermaninë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, mes 23 futbollistëve që do të marrë në Rusi, seleksioneri Sampaoli nuk ka preferuar të ketë sulmuesin Mauro Icardi.

18:59
Botërori me përjashtime të bujshme

Listat paraprake të disa kombëtareve të futbollit për Botërorin e kësaj vere kanë sjellë përjashtime të bujshme.

18:55
Tirana vlerësohet në Holandë, Veliaj: Tregues se Shqipëria e meriton BE-në

Mbjellja e mbi 122 mijë pemëve, kthimi i qendrës së qytetit në pedonale, shtimi i lulishteve dhe këndeve të lojërave, e kanë renditur Tiranën si qyteti që ka bërë më shumë ndryshime mjedisore në vitin e fundit.

18:48
Kur fustani të “zhvesh” në tapetin e kuq (VIDEO)

Një modele e kolme ka zgjedhur fustanin e gabuar për të parakaluar në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, pasi ky i fundit e ka lënë në baltë.

18:48
Irak, zbulohen artifakte 7000 vjeçare

Zbulime të rëndësishme arkeologjike janë shënuar në Duhok, në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut, të cilat mendohet se rrjedhin nga një periudhë rreth 5.000 vite para erës së re.

18:30
Ford GT në ankand, shitet tre herë më tepër se vlera fillesatare

Ford GT është shitur të shtunën për 1.65 milionë dollarë pas një betejë ofertash që ngritën çmimin me shpejtësi.

18:14
Kontrabandonin “Range Rover”, shkatërrohet banda, 5 në pranga

Një grup i mirëorganizuar që fuste në vendin tonë automjete luksoze të vitit 2015 duke shmangur vlerën e doganës është shkatërruar nga prokuroria.

18:08
Vdes rrugëve si e pastrehë, me 1 milion euro në bankë

Banorët e njihnin prej vitesh gruan me duar të gjymtuara, që jetonte prej vitesh në rrugët e qytetit, por nuk e dinin që kishte mbi 1 milion euro në bankë.

18:02
Finalisti i Champions ofertë për Donnarumma-n

Duke shfrytëzuar përplasjet e Donnarumma me tifozët dhe drejtuesit e Milanit e duke u bazuar te një agjent i aftë për të përmbysur merkaton, Liverpool po hedh bazat e një prej goditjeve më të bujshme këtë verë. Skuadra angleze po investohet fuqishëm në tratativat me portierin e kombëtares italiane, për ta sjellë në ligën më të fortë të planetit.

17:55
Gruaja më e vjetër në botë që do të bëhet nënë – FOTO

Pretendon se është në muajin e 6 të shtatzënisë duke pritur fëmijën e saj të tetë, por kjo ende nuk është konfirmuar.

17:48
TopAwards/ Fuego, zbulimi më i ri i “ON Records”

Familjes së “On Records” i është shtuar një tjetër pjesëtar dhe në fakt duket se është një tjetër zbulim i kësaj shtëpie diskografike. Pas promovimit të dy talenteve të reja, Fero dhe Rina, “On Records” duke se ka goditur sërish në shenjë dhe kësaj radhe me Fuegon.

17:27
Miliarderi Soros, emigrant bamirës apo demagog i majtë?

Miliarderi amerikan me origjinë hungareze, Xhorxh Soros, shihet si shpirti i bamirësisë për disa, ndërsa për të tjerë është një djall i maskuar. Emigranti 87 vjeçar, prej vitesh një miliarder amerikan,  është tashmë një nga figurat më të debatueshme në botë.

17:26
Festimi i “çmendur” i tifozit të Interit pas fitores ndaj Lazio-s – VIDEO

Interi siguroi pjesëmarrjen në Champions League me një fitore të jashtëzakonshme në “Olimpico” ndaj Lazios.

17:25
Boll glorifikimit të fashistëve!

Evropa ka nevojë për një kulturë të përbashkët kujtese dhe ajo mund të jetë vetëm antifashiste. Kjo e përjashton të menduarin pozitiv për bashkëpunëtorët e nazistëve në Kroaci, Hungari dhe Letoni.

17:20
Vijon përballja e Facebook me BE

Përfaqësuesit e Facebook-ut dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhduan të dielën të negocionin nëse themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, duhet të shfaqet të martën përpara ligjvënësve të BE-së për të diskutuar impaktin e Facebook-ut tek të drejtat e privatësisë të qindra milionë europianëve, si dhe ndikimin tek zgjedhjet në të dyja anët e Atlantikut, dhe tek shpërndarja e lajmeve të rreme.

17:16
Futja e parave të paligjshme ruse në Britani

Kryeministrja britanike, Theresa May tha sot se qeveria britanike ka ndërmarrë “hapa të konsiderueshme” në luftën kundër rrjedhës së parave të paligjshme. Ajo foli për këtë çështje pasi një komision i parlamentit britanik nxorri një raport sipas së cilit qeveria britanike ka mbyllur një sy ndaj rolit të qendrës financiare të Londrës, në pastrimin e parave të korrupsionit rus.

17:16
Atletika rikthehet me një turne ndërkombëtar në ‘Elbasan Arena’

Atletika shqiptare do të presë këtë javë turneun ndërkombëtar të atletikës, që do të mbahet në pistën e stadiumit kombëtar ‘Elbasan Arena’.

17:15
Petrit Vasili: Rama ka bërë hetime të paligjshme paralele

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili doli në një konferencë shtypi duke akuzuar Kryeministrin Rama se ka bërë hetime të paligjshme paralelisht me ato të Prokurorisë.

17:12
Klint Çollaku publikon “Gënjen” dhe futet menjëherë në “The Top List”

Ai u shpall zëri më i mirë i shqiptarëve në edicionin e fundit të “The Voice Of Albania” dhe duket se ai ka qenë zgjedhja e duhur pasi Klint Çollaku ka treguar talentin e tij në projektin e tij më të ri muzikor.

16:56
Rama pas mbledhjes së qeverisë: Rruga Kardhiq-Delvinë do bëhet realitet

Pas mbledhjes së qeverisë në Gjirokastër, Kryeministri Rama doli në një deklaratë ku foli për investimet në këtë qytet.

16:52
Demin nuk e keni parë kurrë kështu! (FOTO)

Demi Rose njihet për fotot e saj provokuese, dhe këtë herë setin më të fundit fotografik e ka realizuar nën rrezet e diellit spanjoll.

16:46
Pogba vë në dyshim të ardhmen: Nuk është e sigurt!

Sa herë që vjen fundi i sezonit, Paul Pogba është në qendër të vëmendjes dhe jo pak klube lakojnë emrin e tij në listat e emrave që duhet të kërkojnë për të përforcuar skuadrat e tyre. Dhe më shumë nxitet një gjë e tillë kur flet vetë futbollisti.

16:40
Rrëshqitjet e dheut në Gjirokastër, Rama: Do ketë një ndërhyrje të plotë

Prej muaj banorët e tri lagjeve në Gjirokastër janë në rrezik evident për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

16:34
Trajneri nuk e përzgjedh, Nainggolan lë kombëtaren

Radja Nainggolan nuk do të jetë në finalet e Kupës së Botës. Trajneri Roberto Martinez e ka lënë jashtë listës mesfushorin e Romës, duke e justifikuar si një zgjedhje teknike, edhe pse ai e quan Nainggolan një ‘top player’.

16:19
TopAwards/ Devis Xherahu tregon me kë artist shqiptar s’do bashkëpunonte kurrë

Ai është një emër tepër i njohur në fushën e muzikës dhe për hir të së vërtetës tepër i pëlqyer. Bëhet fjalë për Devis Xherahun, i cili vetëm pak ditë më parë ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “Embel ti me pe”.

15:49
Pompeo, 12 kërkesa Iranit: SHBA, sanksionet më të rënda

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi këtë të hënë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin “sanksionet më të rënda në histori” ndaj udhëheqësve iranianë, pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

15:28
Licencimi i klubeve, 4 ekipe të Superiores “ngelin në klasë”

Vetëm 6 nga 10 skuadrat e Kategorisë Superiore plotësojnë kriteret e vendosura nga UEFA për pjesëmarrje në kupat e Europës, kjo në bazë të auditimeve dhe vlerësimeve të Komisionit të Licencimeve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

15:25
“Ditënetët e Librit”, ndahen çmimet në panairin e 40 shtëpive botuese

Në mbyllje të panairit “Ditënetët e Librit”, në edicionin e parë të kësaj nisme kulturore, janë edhe çmimet. Studiuesja Klara Kodra u nderua me çmim për karrierën e gjatë si kritikë e studiuese, ndërsa në fushën e përkthimeve u vlerësua Krenar Haderi.

15:16
Hajdutët e bletëve/Në fshatrat rreth Tiranës, banorët: Na vjedhin kosheret

Si të mos mjaftonte grabitja e bagëtive, fermerëve të fshatrave përreth Tiranës, po i grabisin edhe kosheret e bletëve.

15:11
Toka vazhdon të tronditet, banorët e disa fshatrave e kaluan natën jashtë

Rreth 13 banesa janë dëmtuar nga tërmeti në zonën e lumit të Vlorës. Toka u trondit pasditen e së shtunës dhe që atëherë dhjetëra lëkundje të tjera i kanë lënë banorët të flenë jashtë.

15:11
Protagonistët e sezonit të Interit, nga “i zhdukuri” te Skriniar e Icardi

Gjithçka përfundoi dhe me sukses. Një sukses që ka ndezur të tepërmi entuziazmin e zikaltërve të Interit, por edhe tifozët e tyre. Për lojtarët, gjithsesi, nuk do të jetë një e ardhme e afërt e njëjtë.

15:01
“Xhafaj”, PD: Ka përgjime të tjera

Bashkë me këshilltarin ligjor, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi dhanë dëshminë e tyre se si morën dijeni për bisedën e regjistruar nga Albert Veliu me një person tjetër që thuhet se është Agron Xhafaj.

14:58
Themelohet Këshilli i Ambasadorëve. Mustafaj: Në shërbim të interesave kombëtare, jo politikës

Një grup prej 24 ish-ambasadorësh që kanë shërbyer në diplomacinë shqiptare pas viteve ‘90 themeluan një organizatë jofitimprurëse për qëllime këshillimi.

14:54
Në lagjen pa ujë të Elbasanit, bashkia: Shpërdorohet për vaditje.

Qindra banorë të lagjes “5 maji” në Elbasan prej disa vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Banorët thonë se megjithesë infrastruktura për furnizimin me ujë është shtruar, përsëri zona nuk po furnizohet me ujë.

14:46
Shtyhet taksa e pronës. Do të paguhet në vitin 2019

Qytetarët do ta paguajnë taksën e re të pronës duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

14:34
Rama me minoritetet: Qeveria nuk arreston njerëz, ato i bën prokuroria

Në një dëgjesë me përfaqësues të minoriteti në Dropull kryeministri Edi Rama, referuar rastit të ish ministrit në kohën e qeverisë demokrate, Spiro Ksera tha se qeveria nuk arreston njerëz, ato i bën prokuroria. Ai tha se ajo që bën qeveria janë kushtet për reforma të nevojshme që drejtësia të funksionojë.

14:26
Euro vret eksportet. Çmimi i bimëve mjekësore ulet, preken 90 000 të punësuar

Forcimi i lekut ndaj euros ka filluar që të kërcënojë me faliment industritë që punojnë tërësisht për eksport. Alarmin e kanë dhënë eksportuesit e bimëve mjekësore, të cilët i kërkuan qeverisë që të ndërhyjë për të shpëtuar vendet e punës.

14:23
Buffon, mungojnë vetëm detajet për ta zyrtarizuar te PSG-ja

E ardhmja e Gianluigi Buffon po projektohet çdo ditë e më shumë drejt Paris Saint Germain.

14:08
Hoqën dorë nga fama për një jetë më të qetë

Shumë njerëz e kanë ëndërr të bëhen një ditë pjesë e elitës së Hollivudit, por është e vështirë të imagjinosh dikë të tërhiqet nga një jetë e tillë. Me njerëz si Maggie Smith, 84 vjeçe që është ende në lartësinë e famës, ka nga ata që tërhiqen nga jeta publike për një sërë arsyesh.

13:50
Alibeaj: Rama dhe Xhafaj nuk mund të marrin peng procesin penal. Unë, përfaqësues i viktimave

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj bëri të ditur dhe një tjetër fakt që vjen si pasojë e ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit ai ka të drejtë tashmë të thërrasë dëshmitarë, të bëjë kqyrje aktesh dhe akte të tjera hetimore.

13:47
Thaçi i dorëzon pasaportën diplomatike Majlinda Kelmendit

Xhudistja e artë kosovare, Majlinda Kelmendi është pajisur këtë të hënë me pasaportë diplomatike, të cilën ia ka dorëzuar kreu i shtetit kosovar, Hashim Thaçi.

13:39
“Policia në fushatë”, Gjykata e Beratit rrëzon kërkesën e LSI-së

Gjykata e Beratit ka rrëzuar këtë të hënë kërkesën e LSI për vazhdimin e hetimeve për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në fushatën elektorale të një viti më parë.

13:32
Peshëngritja, presidenti i Federatës europiane “pajton” KOKSH-in me FSHP-në

Pas një situate tejet të tensionuar dhe marrëdhënieve të ndërprera mes Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, me kërkesën e këtij të fundit ka mbërritur këtë të hënë në Tiranë presidenti i Federatës Europiane të Peshngritjes, Antonio Urso.

13:21
Azilantët në Gjermani, agjencia për refugjatët akuzohet për mitmarrje

Zyrtarë të emigracionit në Bremen të Gjermanisë dyshohen për mitmarrje, në këmbim të përmirësimit të aplikimeve të azilkërkuesve.

13:19
Basketboll, Real Madrid fiton “La Decima” (Foto)

Ndërsa në futboll Reali i Madridit është ende në pritje të zhvillimit të finales së Ligës së Kampioneve, skuadra spanjolle siguron një trofe evropian: titullin kampion të Euroleague në basketboll për meshkuj.

13:13
NBA, Golden State kryeson ndaj Houstonit në finalen e Perëndimit

Golden State i kundërpërgjigjet Houstonit në finalen e Konferencës së Perëndimit, në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.

13:06
Klosi: Kush hedh mbetje inerte në vende të palicencuara, i hiqet leja e ndërtimit

Kush hedh mbetje inerte në vende të palicencuara do ti hiqet leja e ndërtimit. Kështu është shprehur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

13:03
Madridi bllokon këshilltarët e presidentit të Katalonjës

Qeveria spanjolle njohu këtë të hënë fuqitë e udhëheqësit të sapozgjedhur katalanas, Quim Torra, por kundërshtoi zgjedhjet e këshilltarëve të tij, disa prej të cilëve janë ende në paraburgim, duke refuzuar kështu të ratifikonte ekipin e tij qeverisës sipas asaj që tregojnë dokumentet zyrtare.

13:02
Martesa e princit Harry dhe Meghan në 43 sekonda

Të shtunën gjithë bota kishte sytë në martesën mbretërore të princit Harry dhe Meghan Markle, që tashmë janë Duka dhe Dukesha e Sussex.

12:48
Nuk ka telefon pas orës 10.00 të darkës!

Pas orës dhjetë të darkës celulari duhet fikur. Është një urdhër që prindërit ua thonë fëmijëve adoleshentë, sidomos nëse kanë provime por në të vërtetë, vlen për të gjithë.

12:39
Vasili: Prokuroria po vetëvritet, nuk heton kryeministrin

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një postim në Facebook thotë se kryeministri Edi Rama duhet të hetohet që mashtroi për audio-përgjimin, në mbledhjen me deputetët socialistë pak ditë më parë.

12:37
Sa e pengojnë turizmin plazhet e ndotura dhe infrastruktura?

Shqipëria mbetet një nga destinacionet më të veçanta turistike të Ballkanit dhe gjithmonë e më shumë në fokus të turistëve të huaj. Por, a ka problematika edhe këtë vit, që në fillim të sezonit të ri turistik?

12:35
Paraguaji, i dyti ndjekës i Amerikës. Zhvendos ambasadën në Jeruzalem

Paraguaji hapi Ambasadën e tij në Jeruzalem këtë të hënë, duke u bërë vendi i dytë që ndjek shembullin e Shteteve të Bashkuara në këtë lëvizje tepër të ndjeshme politike nga Tel Avivi.

12:13
Pogradec, mbetjet spitalore digjen në natyrë

Pavarësisht se ligji parashikon trajtim të diferencuar të mbetjeve spitalore, fusha e grumbullimit të mbetjeve në Pogradec, dëshmon qartë se ky kriter nuk respektohet. Spitali, qendrat shëndetësore, klinikat mjekësore private apo edhe klinikat dentare janë prodhuesit kryesorë të këtyre mbetjeve, të cilat depozitohen së bashku me mbetjet e tjera të Pogradecit në zonën e njohur si Përroi i Shtogut. E pavarësisht ligjit, gjithçka duket e qartë: mbetjet spitalore kthen në ushqim për derrat apo edhe shpendët e tjera duke shkaktuar një skandal mjedisor.

12:11
Lista “Panucci” për miqësoret: Guri, në vend të Sadikut të lënë jashtë

Trajneri italian i Kombëtares kuqezi, Christian Panucci ka shpallur listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën, e publikuar në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.