Atletika rikthehet me një turne ndërkombëtar në ‘Elbasan Arena’

21/05/2018 17:16

Atletika shqiptare do të presë këtë javë turneun ndërkombëtar të atletikës, që do të mbahet në pistën e stadiumit kombëtar ‘Elbasan Arena’.

140 sportistë nga Armenia, Italia, San Marino, Mali i zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria do të garojnë më 23 maj në 8 disiplina të ndryshme. Ky është një aktivitet i akredituar në kalendarin sportiv të vitit 2018 të federatës evropiane të atletikës dhe i pranishëm në këtë aktivitet do të jetë edhe vetë presidenti i federatës Svein Arne Hansen.

Presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli shprehet se “ky është një aktivitet shumë i rëndësishëm për atletikën shqiptare dhe pjesëmarrja e kaq e madhe sportistëve dhe prezenca e vetë presidentit tregon interesin e madh që po tregohet për mbështetjen ndaj sportit të atletikës”.

Top Channel