Pas orës dhjetë të darkës celulari duhet fikur. Është një urdhër që prindërit ua thonë fëmijëve adoleshentë, sidomos nëse kanë provime por në të vërtetë, vlen për të gjithë.

Sipas një studimi skocez , ata që kalojnë mbrëmjen dhe natën duke kontrolluar rrjetet sociale, ka rrezik të bipolarizimit dhe çrregullimeve neurologjike.

Përveç këtyre pasojave të rënda psikologjike, kush rri gjithë kohës “i lidhur” ndjehet më i vetmuar dhe i palumtur. Dhe këto pasoja vijnë për shkak të ndërprerjes së ritmit normal qarkullues, i cili do të donte që aktivitetet e zgjimit të përqendrohen në orët e dritës dhe ato të pushimit në errësirë.

Në të shkuarën këto rreziqe ishin zbuluar nga disa studime të mëparshme, por ky studim i ri i universitetit të Glasgovv, ka bërë një hap para duke matur dëmet fizike e psikologjike në shkallë të gjerë.

Skllav të dritës blu të celularëve
Studimi përfshiu 91 mijë persona, të moshës së mesme, meshkuj dhe femra, të cilëve iu vendosën sensorë për ritmet e tyre të gjumit dhe zgjimit.

Mes tyre kishte persona që çoheshin në mes të natës për të kontrolluar Facebook apo kompjuterin. Studimi i thelluar thotë se ata ishin më në rrezik se të tjerët për të vuajtur nga depresioni, dhe bëhej fjalë për 6% të tyre, ndërsa 11% më të prirur për problemet e bipolaritetit. Ndërsa personat që nuk fikin kurrë smartphone, rezultojnë më të palumtur, dhe niveli i mirëqenies së tyre ishte rreth 9% më pak se ata që e fiknin celularin më herët.

Top Channel