E martë, 03 Korrik 2018
12:52
Mbi 70 filma, në garën e Festivalit të Filmit Ballkanik

Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë çeli edicionin e tij të 8 në qytetin e Pogradecit. Këtë vit shfaqen 70 filma nga vende të ndryshme të Ballkanit. Nuk mungojnë vështirësitë, por as prurjet e reja dhe pjesëmarrja nga i gjithë rajoni.

12:38
Mat, izolohen për shkak të një ure banorët e fshatit Stojan

Fshati Stojan, në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit, vijon të përballet me problemin e mungesës së infrastrukturës rrugore.

12:37
Vate Staka konfirmohet. Vetting-u e gjen të pastër prokurorin e Shkodrës

Sot është dhënë vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Shkodrës, Vate Staka.

12:22
Rama: Të angazhuar për lehtësimin e shkëmbimeve tregtare me Malin e Zi

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun malazez Dushko Markoviç, deklaroi se qeveritë e dy vendeve janë të “angazhuar për procesin e lehtësimit të shkëmbimeve tregtare”.

12:10
Ndotja e mjedisit në Elbasan, gjobat për fajtorët nuk e ndryshojnë situatën

Ndotja në qytetin e Elbasanit mbetet një fenomen shqetësues. Industritë në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik shtohen dita-ditës dhe si për rastësi, kush më pak e kush më shumë, të gjithë shkaktojnë ndotje në mjedis.

12:09
Facebook-u mbyll një aplikacion që e bleu 8 muaj më parë

Facebook-u po mbyll Moves, Hello dhe tbh, një treshe aplikacionesh që bleu në këto 4 vitet e fundit. Arsyeja është se asnjë nga këto aplikacione nuk u përhap në masë.

12:00
Bllokohet kontenieri me 50 tonë mish nga Brazili. AKU: Ka salmonelë

Në dy muajt e fundit, sasi të konsiderueshme të mishit të importuar nga Brazili janë bllokuar. Këtë të martë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se u bllokua një ngarkesë prej 50.2 tonë mish, në dy konteinerë. Kjo ngarkesë është thuajse e njëjtë me atë të muajit maj, që u bllokua në Portin e Durrësit, që pas analizave rezultoi me salmonelë.

11:53
Horoskopi: Si puth çdo shenjë zodiakale? (Foto)

Astrologjia prek çdo aspekt të personalitetit tonë, madje edhe mënyrën se si sillemi në dashuri.

11:48
Maradona: Tek Argjentina do të kthehesha falas

Skuadra përfaqësuese e Argjentinës vazhdon të jetë në një kaos të vërtetë. Eliminimi nga Botërori i Rusisë vazhdon të shkaktojë dhimbje në vendin amerikano-latin dhe askush nuk arrin të kuptojë sesi një skuadër që ka në përbërje kaq shumë talente, të jetë në gjendje që të akumulojë vetëm disfata e keqardhje.

11:34
Receta e ditës/ Pancake me kikirikë të pjekur dhe krem karamel me kikirik

Kuzhinierja Fabiola Sulmina për emisionin në “Në Shtëpinë Tonë” ka realizuar një Pancake me kikirikë te pjekur.

11:33
Botërori mëson këtë të martë çerekfinalistët e fundit

Mbrëmjen e kësaj të marte do të mësohen dy skuadrat e fundit çerekfinaliste të Botërorit të Rusisë.

11:19
Ndërhyrjet në drejtësi, BE nis procedurë kundër Polonisë

Komisioni Europian ka nisur një procedurë kundër Polonisë për shkelje të marrëveshjeve europiane.

11:00
Lajmet shkurt nga Botërori, 03/07/2018 – Ora 11:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

10:59
Juventusi, 120 mln për 4 vite Cristiano Ronaldos

Ëndrrat mund të bëhen realitet dhe Juventusi po bën gjithçka për t’i rrëmbyer Realit të Madridit, asin portugez Cristiano Ronaldo.

10:44
Balenë plastike për t’i thënë NDAL plastikës (Foto)

Një balenë me mbetje plastike të ricikluara u ndërtua në Belgjikë për t’i thënë “ndal” ndotjes së deteve.

10:27
James te Lakers? Warriors marrin Cousins

Golden State Warriors janë përgjigjur ndaj lajmit të bujshëm të kalimit të LeBron James te Los Angeles Lakers duke blerë DeMarcus Cousins.

10:20
Mbledhje qeverie me Malin e Zi. Kryeministrat: Të rrisim bashkëpunimin ekonomik

Qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi zhvilluan sot në Shkodër mbledhjen e parë të dy qeverive. Dushko Markoviç dhe kabineti i tij qeveritar u pritën në një ceremoni zyrtare nga vetë kryeministri Edi Rama.

09:58
Fotoja e dhomës së zhveshjeve të Japonisë që po bën xhiron e botës

Japonia u eliminua mbrëmjen e së hënës nga Botërori pasi ishte në avantazh 2-0 ndaj Belgjikës. Në minutën e fundit shtesë të takimit, kur Japonia kërkonte të shfrytëzonte një goditje këndi për të shënuar golin e fitores, u kap në kundërsulm dhe e pa veten jashtë Rusisë.

09:47
Koleksioni i Givenchy, frymëzuar nga muza Audrey Hepburn

Një koleksion i frymëzuar nga e shkuara, e mbi të gjitha nga muza e saj, Audrey Hepburn.

09:38
Mot i mirë në të gjithë vendin

Moti dominohet nga kthjellime në të gjithë vendin deri në mesditë kur vranësira lokale zhvillohen në ekstremin Verior duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

09:29
Shenja e ditës: Dashi

Mërkuri sot favorizon sektorin e komunikimit dhe ju bën të gjeni fjalët e duhura për të joshur një person që ju ka goditur kohë më parë.

08:57
Brazil-Meksikë, ose Samba vs Sombrerot

Në fushën e stadiumit të qytetit Samara të Rusisë luhej sfida Brazil-Meksikë, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, ndërsa në shkallët e stadiumit shihej gjithçka festive.

08:42
Uruguaji, Cavani mund të humbasë çerekfinalen ndaj Francës

Një lajm i trishtë në shtëpinë e simotrës së Argjentinës, formacionit “celeste” të Uruguajit. Gjendja shëndetësore e Cavanit, i dëmtuar gjatë ndeshjes së 1/8-ave kundër Portugalisë, edhe pse është më e lehtë nga sa i frikësoheshin disa, sërish është problematike.

08:22
Australi, një arkipeshkv dënohet për moskallëzim abuzimi

Një arkipeshkv katolik në Australi mori dënimin maksimal prej 12 muajsh burg, për fshehjen e abuzimit ndaj fëmijëve në vitet 1970.

08:16
Gjermani, Merkel qëndron me Seehoferin ministër të Brendshëm

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer bën prapakthehu dhe tërhiqet nga dorëheqja, vetëm pas orësh të tëra bisedimesh për të shmangur krizën me Kancelaren Angela Merkel.

08:03
U gjetën të gjallë në shpellë, por pa ditur të zhyten nuk dalin dot!

Mrekullia ndodhi e fatmirësisht ata janë gjallë, por që të dalin në dritën e diellit do t’u duhet ende shumë mundim.

03:53
Kanadaja rrit tarifat për mallrat amerikanë, Shtëpia e Bardhë e kritikon

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se vendimi i Kanadasë për të miratuar tarifa për mallrat amerikane, në hakmarrje për tarifat e SHBA-së për importin e çelikut kanadez dhe aluminit, nuk do të ndihmonte ekonominë kanadeze.

01:11
May: Vendosja e doganave me BE-në, duhet bërë brenda 2020-ës

Kryeministrja britanike Theresa May tha të hënën se ajo dëshironte një marrëdhënie të ardhshme doganore me Bashkimin Evropian, brenda fundit të vitit 2020.

00:48
Zgjidhja për kufirin me Meksikën, Trump shpreson te presidenti i ri

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të hënën se ai kishte folur me presidentin e zgjedhur meksikan Andres Manuel Lopez Obrador lidhur me sigurinë e kufirit dhe besonte se udhëheqësi i ri meksikan do të ndihmonte Shtetet e Bashkuara me çështjen e saj kufitare.

00:02
Deputetët gjermanë, takime për pajtimin mes Merkelit dhe Seehoferit

Ligjvënësit nga të dyja partitë konservatore në koalicionin gjerman, i kërkuan kancelares Angela Merkel dhe ministrit të saj të brendshëm të hënën, të zgjidhin një mosmarrëveshje të brendshme rreth politikës së emigrantëve, që ka shkaktuar kaos në qeverinë e saj.

E hënë, 02 Korrik 2018
23:33
Pompeo shkon në Korenë e Veriut të enjten, diskutohet denuklearizimi

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo do të niset për në Korenë e Veriut të enjten për bisedime mbi denuklearizimin e Gadishullit Korean me udhëheqësin Kim Jong Un.

22:57
Nga Schmeichel te… Schmeichel; Mesazhi emocionues i babait

Danimarka u largua mes lotësh nga Botërori i Rusisë teksa u eliminua me penallti nga Kroacia.

22:40
Brazili, më shumë gola në Botëror… Neymar për “Oscar”

Kalendari i FIFA-s në këtë botëror është ndarë në dy gjysma që do të projektojnë finalen e madhe, njëra anë e tabelës e vështirë por e pranueshme ndërsa tjetra një rrugëtim me kurthe fatale. Në këtë pjesë të programit ndodhet përfaqësuesja braziliane e cila përkundër skepticizmit dhe oshilacioneve, respektoi parashikimet dhe tani e sheh veten në çerekfinale. Viktima e parë në një përballje me eliminim direkt ishte Meksika.

22:30
Akuza të reja ndaj producentit Harvey Weinstein

Akuzat e reja përfshijnë sulm të dhunshëm seksual si dhe një grua të tretë përveç dy femrave të përmendura në akuzat e mëparshme.

22:20
Çfarë u bë me 26 mijë dollarët e grumbulluara për Xhakën dhe Shaqirin?

Mbi 26 mijë dollarë u mblodhën online për gjobën e vënë nga FIFA ndaj Xhakës dhe Shaqirit për festimin e tyre me simbolin e shqiponjës pas golave të shënuar ndaj Serbisë.

21:58
Tanke në shkollë që “të motivohen” nxënësit

Gjimnazi që njihet në të gjithë vendin për metodat e ashpra të mësimit, gati si kazermë ushtarake, sjell dy tanke për të motivuar nxënësit para provimeve e fundvitit.

21:53
Belgjika bën përmbysjen e madhe ndaj Japonisë, në çerekfinale me Brazilin

Botërori i kësaj vere iu afrua një tjetër surprize të bujshme, pasi Belgjika pretendente preku eliminimin nga Japonia, për të siguruar më pas gjithçka në sekondat finale. Skuadra e trajnerit Martinez mori një sukses dramatik në minutën e 4 shtesë 3-2, dhe tani do të ketë Brazilin si kundërshtarin e ardhshëm.

21:07
Kushtetuta e 2 korrikut 1990, Haradinaj premton status të veçantë për delegatët

28 vite pas miratimit të deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, e cila ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës, kryeministri Haradinaj u ka premtuar delegatëve të asaj kohe një status të veçantë

20:47
Leje mjedisore me dokumente false; Fiks Fare zbulon si u falsifikuan dëgjesat publike

Fiks Fare denoncon sesi një kompani private ka falsifikuar emrat për një dëgjesë publike dhe me këtë dokument fals ka arritur të marrë një leje mjedisore për ndërtimin e një guroreje dhe ka detyruar ish-komunën Milot të lidhë kontratë me vendim gjykate.

20:44
Pavarësia e SHBA, Donald Lu jep pritjen e fundit para se të largohet nga Shqipëria

242 vjetori i pavarësisë së SHBA u festua edhe në Tiranë, me një pritje organizuar nga ambasada amerikane dhe ambasadori Lu.

20:37
Si Shqipëria, një tjetër shtet kundër kampeve të refugjatëve të BE

Katër vende kishin shprehur hapur deri tani se do t’i refuzonin kampet e refugjatëve nga BE-ja. Tashmë u shtua një i pestë.

20:36
Debat për ligjin dhe teatrin, nis në Kuvend diskutimi për projektligjin e ri

Pasi e pritën më shumë se 30 minuta prezencën e Ministres së Kulturës në Komisionin për Edukimin, që në nisje të seancës dëgjimore për projektligjin për teatrin, akuzat për ministren nuk munguan nga opozita:

20:33
Turizëm në bunkerët gjermanë; Fermeri i Dermenasit kthehet në ciceron

Rrugës për në parkun arkeologjik të Apolonisë prej vitesh ndalen ndër të tjerë edhe turistë gjermanë. Ata vizitojnë këtë bunker të ndërtuar gjatë luftës së dytë botërore nga paraardhësit e tyre.

20:08
Miliarderi më i ri në botë: “Nuk ishte vetëm çështje zotësie”

Miliarderi më i ri në botë që nuk e ka trashëguar pasurinë, por e ka ngritur vetë, me bizneset e tij, thotë se zgjuarsia dhe puna e pandalshme nuk janë arsyet e vetme për të pasur sukses.

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 02/07/2018 – 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:57
Aeroportit në Kukës i del bari

Ende pa u vënë në punë, aeroportit të Kukësit do t’i duhen investime të reja. Shkurret kanë mbërritur gati në pistën e aeroportit.

19:49
Operacionet te ish-Sanatoriumi, do të kryhen çdo ditë të mërkure

Mjekët e urgjencës kirurgjikale pranë QSUT thonë se zhvendosja e ndërhyrjeve çdo të mërkurë në ish-Sanatorium do të ulë sado pak ngarkesën që kanë mjekët e QSUT, si dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve.

19:36
Bukës i del boja; Eksperimenti tregon përdoruesit e ngjyruesve

Buka është ajo që konsumojmë çdo ditë dhe në tre vakte, por duket edhe këtu jemi të mashtruar dhe të pasigurt. Top Channel kryen eksperiment me bukën e zezë dhe atë integrale.

19:35
Në radhë për punë në Gjermani…

Kritikat e ministrave gjermanë për të përshpejtuar procedurën e vizave të punës në Shqipëri, duket se s’kanë rënë në veshin e Ambasadës Gjermane këtu.

19:12
“Spiderman-i francez” nis zyrtarisht punën

Një emigrant nga Mali u kthye në hero më 28 maj në Francë, pasi ngjiti pa asnjë lloj mbrojtjeje 4 kate të një ndërtese të Parisit për të shpëtuar një fëmijë që ishte duke rënë nga ballkoni.

18:50
Dafina Zeqiri rikthehet e “nxehtë” me “Fuego” (VIDEO)

Pas një periudhe të gjatë pushimi, Dafina Zeqiri është rikthyer më e “nxehtë” se kurrë me një këngë të re që pritet të kthehet në hit veror.

18:39
Basha: Rama si Kim Jong-un kur flet për negociatat

“Qeveria vazhdon historinë e mohimit kur thotë se negociatat janë hapur”.

18:39
Lazaj rrëzon gjetjet e KPK: Kam dhënë dënime të përjetshme, shumë prej tyre s’janë arrestuar

Për tre orë gjyqtari Artan Lazaj, anëtar për në Këshillin e Larte gjyqësor rrëzoi gjetjet e komisionit të pavarur të kualifikimit që sipas tij bazohen në mos marrjen në konsideratë të provave të dorëzuara prej tij gjatë komunikimit me vettingun.

18:24
Të zhdukur prej 9 ditësh në shpellë, gjenden të gjallë 12 djemtë

Skuadra e kërkim-shpëtimit i ka gjetur të gjallë të 12-të djemtë dhe trajnerin e tyre në një shpellë në Tajlandë, ku rezultonin të zhdukur prej 9 ditësh.

18:08
Presidenti i ri i Meksikës, kritik i ashpër i Donald Trump

Bëhuni gati për një marrëdhënie të re SHBA-Meksikë, kështu nis artikulli i CNN që paralajmëron lexuesit e saj se Presidenti i sapozgjedhur i Meksikës është një kritik i ashpër i Donald Trump.

18:00
Lajmet shkurt nga Botërori, 02/07/2018 – Ora 18:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

17:51
Ligj i ri për seksin në Suedi. A duhet “leje” me shkrim?!

Që nga dita e diel partnerët në Suedi duhet të kenë pëlqimin e palës tjetër për marrëdhënie seksuale. A duhet të kesh marrëveshje me shkrim para çdo seksi, pyesin kritikët…

17:50
Brazili nuk pranon surpriza! Neymar dhe Firmino eliminojnë Meksikën

Meksika nuk ka arritur të bëjë surprizën e radhës në Botërorin e Rusisë, duke u eliminuar nga Brazili.

17:32
Federata bllokon Xhakën, ndal pyetjeve për “shqiponjën”

Në vigjiljen e përballjes mes Zvicrës dhe Suedisë që do të privojë botërorin e futbollit nga një tjetër skuadër, provokimet kanë zënë vend në distancë. Mbrojtësi suedez Lustig tha se dëshironte që Granit Xhaka të largohej nga fusha me karton të kuq, ndërsa nuk vonoi dhe përgjigja e lojtarit me origjinë nga Kosova.

17:26
Hahn: Kosova, çështja më e rëndësishme për Serbinë, por jo e vetmja

Pas takimit që pati me Presidentin e Serbisë, Johannes Hahn, i porositi autoritetet e Serbisë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk është çështja e vetme për përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit në BE.

17:14
Një supermodele në jahtin luksoz në Greqi (FOTO)

Ajo është bërë e famshme në pasarelat e firmave të famshme si “Balmain”, “Versace” dhe “Victoria’s Secret”.

17:05
Barcelona tremb Juven për Milinkovic, zbulohet plani për serbin

Juventusit duket shumë pranë Milinkovic-Savic, yllit serb të Lazios, por së fundmi është futur fuqishëm në garë edhe Barcelona.

16:37
Shkatërrohet grupi kriminal i lidhur me Cosa Nostran, gjysma e anëtarëve shqiptarë

Një grup i organizuar trafikantësh të qenieve njerëzore dhe armëve është shkatërruar nga policia italiane në Palermo, nga ky gjysma e anëtarëve të kësaj organizate janë me origjinë shqiptare nga Kosova.

16:27
Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e lëndëve me zgjedhje, 1.7 % notë maksimale

Janë publikuar pasditen e sotme rezultatet e lëndëve me zgjedhje të maturës shtetërore 2018.

16:23
Vuçiç: Më mirë kompromis, sesa luftë me Kosovën

Komisioneri Evropian për negociata të zgjerimit, Johanes Han, po zhvillon një vizitë zyrtare në Beograd.

16:11
“Arena Kombëtare” merr formë, vazhdojnë punimet – VIDEO

Stadiumi “Arena Kombëtare” ka marrë një formë thuajse të plotë, të paktën sa i përket tribunave të tij.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 02/07/2018 – 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:42
Plazhet e Vlorës, pa roje. U trajnuan, por nuk punësohen

Arif Lala është një prej dhjetra të rinjve që u trajnuan për të punuar si vrojtues plazhi në prag të këtij sezoni turistik. Arifi ka ditë që endet duke u përballur edhe me arrogancën e shfrytëzuesve privatë të plazheve.

15:34
Ulet tatim-fitimi për bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë në vit

Mes sherresh për projekligjin për ndërtimin e teatrit të ri dhe moshapjen e negociatave me Bashkimin Europian në Komisionin e Ekonomisë, kaloi në parim ulja nga 15% në 5% e tatim-fitimit për bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë në vit.

15:33
Biznesi i vogël, sprova e TVSH-së

Brenda 16 korrikut, mbi 11 mijë biznese të vogla duhet të deklarojnë për herë të parë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për periudhën prill-qershor 2018. Eksperti kontabël Bujar Bendo shpjegon se procesi i deklarimit kalon në tre hapa, duke filluar nga plotësimi i librave të blerjes e atyre të shitjeve dhe në fund tek deklarata finale e TVSH-së.

15:19
Ligji nuk i ndali qeset. Prej sot nuk duhen përdorur, por po përdoren

1 korriku shënon daljen nga qarkullimi të qeseve plastike njëpërdorimëshe dhe zëvendësimin e tyre me qese të riciklueshme.

15:13
Shqipëria e ndotur, mbi 5 tonë qese për çdo milje katror në bregdet

Nga mbetjet plastike, të cilat më pas përfundojnë në det, nuk vuan vetëm Shqipëria. Kjo ndodh në të gjithë botën, ku miliona tonë plastikë përfundojnë në det e oqeane çdo vit.

15:06
Gjermania na merr 4.500 infermierë: 2.500 kanë gjetur punë, 2.000 po aplikojnë

Prej rreth dy vitesh, mjekët dhe infermierët shqiptarë janë masivisht me sy e veshë nga Gjermania. Shoqata e Infermierëve deklaron shifra alarmante për mjekët e larguar dhe veçanërisht për ata që presin të ikin.

15:04
Vettingu në polici ka ngecur. Komisioni nuk është ngritur, kandidatët po i verifikon SHISH

Ligji për vettingun në Policinë e Shtetit parashikonte që komisionet e vlerësimit të ngriheshin para një jave, por bordi i përbërë nga 5 institucione me sa duket nuk po vendos për 5 anëtarët e jashtëm.

15:02
Orët e fundit të shoferit të Xhafës. Para vetëvrasjes festoi në një lokal nate

Mesnatën e 30 qershorit, i ndjeri Shkëlzen Qordja, pasi ka lënë në shtëpitë përkatëse ministrin e Brendshëm dhe shoqëruesin e parë, ka ardhur në një nga lokalet e pedonales së bashku me dy shokë të tij, ku ka qëndruar në orët në vazhdim.

14:26
Spanja nis kërkimet për trajnerin e ri pas dështimit në Botëror

Botërori i Rusisë rezultoi një dështim total për Spanjën, që ishte një prej pretendenteve për ta fituar atë. Aventura ruse nisi keq për “La Roja”-n, me shkarkimin e Lopeteguit dy ditë para fillimit të kompeticionit, dhe u mbyll me eliminimin nga Rusia në 1/8-at e finaleve.

14:16
Vettingu, rrëzohet kërkesa e Lazajt për trupën e KPK-së

Ka nisur sërish këtë të hënë seanca dëgjimore për gjyqtarin Artan Lazaj, i cili është vënë përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me kërkesën për përjashtimin e trupës gjyqësore.

14:07
Fundi i “diktaturës” Messi-CR7, “Topi i Artë” kërkon trashëgimtarin

Botërori i Rusisë është ai që do të trondisë “rendin botëror futbollistik”, kjo për shkak të verdikteve të dhëna deri më tani. Të mëdhenjtë janë kthyer në shtëpi, organizatorët rusë janë në çerekfinale, finalja padyshim do të jetë mes dy ekipeve të pamenduara në fillim, duke qenë se finalistët e 4 viteve më parë janë eliminuar përpara çerekfinaleve, sikurse edhe kampionët e Europës në fuqi dhe lojtarët që dominojnë me klubet e tyre, mbi të gjithë Messi e Ronaldo.

13:54
Turi i Francës, Chris Froome çlirohet nga dyshimet për doping

Hetimi antidoping ndaj Chris Froome është mbyllur nga trupa qeverisëse botërore e Çiklizmit, “UCI”.

13:40
Meksikë, varret antiplumb ose trashëgimia e karteleve të drogës

Duken si ndërtesa, por nuk janë shtëpi. Në fakt, ato janë varre luksoze të narkotrafikantëve në Meksikë.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 02/07/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:46
Tre vizionet e europianëve që mund të shpërbëjnë BE-në

Udhëheqësit e BE-së nuk kanë qenë kurrë më të përçarë mbi atë që do të jetë natyra e projektit Europian, tashmë që Merkel, Makron e Orban, janë të ndarë për çështje tepër thelbësore.

12:37
Salah rinovon me Liverpulin deri në vitin 2023

Mohamed Salah ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Liverpulin.

12:26
Botërori i Rusisë, gola “me pikatore”

Botërori i Rusisë duket se i ka golat me pikatore. Në 52 ndeshje të zhvilluara janë shënuar 136 gola, duke regjistruar një mesatare 2.62 gola për ndeshje.

12:12
Negociatat, Frei: Jo para fundit të vitit 2019

Thorsten Frei, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU, në një intervistë ekskluzive për “Deutsche Welle”-n thotë se vendimi i Brukselit për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk mund të merret as si “po” dhe as si “jo”.

12:03
Mazda, eleganca merr forma të reja (Foto)

Ka diçka shumë të bukur te Mazda, diçka shumë “japoneze” dhe kjo është sensualiteti i dizajnit të saj.

11:59
OnePlus “skuq” tregun nga 10 korriku

OnePlus ka njoftuar se do të nxjerrë në treg një celular OnePlus 6 me ngjyrë të kuqe.

11:46
Lamborghini Miura SVR kthehet në shkëlqimin e mëparshëm (Foto)

Të pakta janë makinat që kanë frymëzuar fëmijët si legjendarja Lamborghini Miura SVR, një supersportive unike në llojin e saj.

11:40
Receta e ditës / Picë me bamje

Nëse mendoni që bamjet janë ideale vetëm për gatime tradicionale, atëherë gaboheni.

11:35
Studimi për jetëgjatësinë: Pas moshës 105 vjeç ulet rreziku nga vdekja

Jetëgjatësia e njerëzve mund të rritet me kohën. Një studim i fundit pretendon se, pas moshës 105-vjeçare, rreziku i vdekjes te njerëzit ngadalësohet, e në disa raste ulet.

11:24
Djathërat pa yndyrë që ju mund të hani gjatë një diete (Foto)

Djathi është një nga fjalët më të dhimbshme për ata që duhet të fillojnë një dietë dhe për këtë arsye po ju tregojmë 5 djathërat pa yndyrë që ju mund të hani gjatë një dietë.

11:20
Botërori, radha e “Sambës” braziliane dhe Belgjikës

Faza e 1/8-ave të finaleve do të shohë në fushën e lojës Brazilin e Belgjikën.

11:00
Lajmet shkurt nga Botërori, 02/07/2018 – Ora 11:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

10:55
“Los Angeles ka një Zot dhe një Mbret”

Ibrahimoviç e ka të pamundur të heqë dorë nga krahasimi i zakonshëm i qenies së tij me Zotin.

10:51
Transplanti i vezoreve, studime për teknika të reja kundër infertilitetit

Shkencëtarët kanë hedhur disa hapa shpresëdhënëse drejt krijimit të një ovareje artificiale, që mund të përmirësojë në mënyrë drastike trajtimet e pjellorisë për femrat, duke ndihmuar në mënyrë të veçantë gratë që kanë vuajtur nga kanceri e i janë nënshtruar kimioterapisë.

10:45
Elbasan, grabitësi plagos me gërshërë 3 policë

Tre punonjës policie u lënduan ndërsa përpiqeshin të ndalonin një person që donte të grabiste një dyqan në lagjen “5 Maji” të Elbasanit.

10:31
Ndërtim pa leje në Borsh, pranga 45-vjeçarit nga Tirana

Një 45-vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e Himarës, pasi akuzohet për ndërtim pa leje në fshatin Borsh.

10:19
Botërori dhuron emocione edhe për njerëzit e veçantë

Futbolli është sporti më popullor në botë, e asnjëherë më mirë sesa gjatë një kompeticioni madhor si Botërori, ai merr vëmendjen maksimale nga të gjithë.

10:00
Dorëheqja e ministrit të Brendshëm fut në krizë qeverinë e Merkelit

Samiti i BE-së duket se nuk e shpëtoi dot Angela Merkelin, ashtu siç u mendua në fillim. Rezultati i tij është pritur me kritika nga partneri i saj i koalicionit, njëkohësisht ministër i Brendshëm, Horst Seehofer, që tani thotë se do të japë dorëheqjen.

09:54
Fleckenstein: Bëni detyrat! Nuk ka kushte shtesë, por opozita të bashkëpunojë

Knut Fleckenstein ishte i qartë kur i bëri një lexim konkluzioneve të Këshillit të Europës për çeljen e negociatave për Shqipërinë.