Pas transferimit të bujshëm të Ronaldos në Torino u fol për një largim të mundshëm të Dybala në drejtim të Realit në orët e fundit të merkatos së verës, por ndërsa kjo gjë nuk ndodhi, tashmë dalin të tjera deklarata se argjentinasi do të braktisë Juventusin.

Pronari i Palermos, Maurizio Zamparini, një njohës i mirë i talentit argjentinas ka folur me superlativa për Dybala, ndërsa ka shtuar se ai do të largohet nga Juventusi që në merkaton e janarit për shkak të përplasjeve me Allegrin.

“Allegri duhet të vijë te Palermo dhe të fitojë kampionatin, me Juventusin është e thjeshtë ta bëjë një gjë të tillë. Para dy vitesh i dërgova një mesazh Dybalas dhe e këshillova që të shkojë në Spanjë, ku do të luante futboll dhe jo të qëndronte në Itali. Ai do të largohet, sepse Juventusi dëshiron të fitojë 120 milionë euro nga ai. Në janar mendoj se do të largohet, drejt Spanjës. Ai ka oferta nga Spanja dhe Anglia”, ka thënë Zamparini.

Më pas, pronari i Palermos është shprehur se ndjehet keq sa herë Dybala qëndron në stol.

“Çdo herë që nuk luan më bën të qaj. Ai është në bankën rezervë për shkak të Allegrit”.

Top Channel