James Blunt rikthehet në krye të klasifikimeve britanike pas 19 vitesh, albumi i ri debuton në vendin e parë 15/11 13:41
Renato Mekolli do të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel, aty ku u bë i njohur për të gjithë publikun me formatin “Masterchef”.
Këtë sezon ai rikthehet me një “reality-show” që mban emrin “Hell’s Kitchen”. Ky program është një nga më të njohurit në të gjithë botën në fushën e gastronomisë dhe numëron 17 sezone të suksesshme në Amerikë.
Ky “reality-show” zhvillohet mes dy skuadrave, konkurrentët e të cilëve jetojnë në të njëjtën shtëpi. Gara pritet të jetë e ashpër, sidomos për humbësit, të cilët do të përballen edhe me dënime.
Shef Renato ishte në “Wake Up”, ku tregoi për herë të parë edhe disa nga detajet e emisionit…
Top Channel