Foto ilustruese e hyrjes se Gjykates se Larte

Që shkarkimi i një gjyqtari të konsiderohet i formës së prerë duhet të shprehet shkalla e dytë e vettingut që është Kolegji i Pavarur i Kualifikimit.

Por, Gjykata e Lartë nuk ka pritur vendimet që do të japë KPA për shumë gjyqtarë pretendues për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Papritur vendimet e KPA, gjatë ditës zyra e shtypit ka shpallur listën e kandidatëve përfundimtare të të gjithë atyre që synojnë për në organin e ri të KLGJ.

Ky njoftim vjen në kohën kur shumë nga gjyqtarët e shkarkuar nga Vettingu presin seancat në shkallën e dytë, ndërkohë që për disa të tjerë që janë konfirmuar është ankimuar vendimi KPK.

Mes gjyqtarëve për të cilën është vendosur në pikëpyetje vendimi i shkallës së parë janë edhe gjyqtarët Alma Brati, Astrit Faqolli, për ta ende nuk ka një vendim çka do të thotë që lista nuk mund te konsiderohet pwrfundimtare për në Këshillin e Larte Gjyqësor.

Gjithashtu edhe për gjyqtarë të shkarkuar nga shkalla e parë dhe që synojnë KLGJ, pa u shprehur shkalla e dytë ata nuk mund të konsiderohen të përjashtuar nga kjo listë.

Por, Gjykata e Lartë nga 14 garues të listës fillestare ka përfshirë vetëm nëntë prej tyre, duke i shtuar kësaj liste edhe dy emra të rinj që ju përgjigjën thirrjes pas bllokimit të situatës ata janë Brikena Ukperaj, e cila është konfirmuar në detyrë si edhe gjyqtari Luan Dervishi që ende nuk ka kaluar në sitën e vettingut.

Më herët siç është precedenti i gjyqtarit Besim Trezhnjeva, Gjykata e Lartë i priti të dyja shkallët e vettingut dhe vetëm kur KPA la në fuqi shkarkimin e tij, Gjykata e Larte shpalli vakancën e krijuar për në KLGJ.

Nga Gjykata e Lartë:
1. Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:
1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
3. Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër
4. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
1. Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
2. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
3. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
4. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
5. Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin”, njofton Gjykata e Lartë.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. 6 prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Më pas kandidatët do të verifikohen nëse i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe më pas duhet të kalojnë edhe procesin e vettingut, për të konkurruar më pas për anëtar në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Top Channel