Topa kubikë në basketboll, “shpërthen” LeBron James

13/09/2018 10:57

Moda për t’u stërvitur në basketboll me topa në formë kuadrati, që po futet gjithmonë e më shumë nga disa trajnerë që mendojnë se kështu përmirësohet gjuajtja, është përplasur me një kundërshtar shumë të fuqishëm: LeBron James.

Basketbollisti më i mirë në botë i momentit nuk është përmbajtur në Twitter, ku ka sulmuar ashpër këtë metodë stërvitjeje.

“Ju lutem, mjat me këtë!!! Është gjë e keqe për basketbollin e vërtetë! Do të lajmëroj policinë në mënyrë që këta mashtrues të arrestohen”, lexohet në profilin e LeBron James.

Top Channel