E premte, 23 Nëntor 2018
17:10
KPK shkarkon prokurorin Kurti

Prokurori Shpëtim Kurti e humbi betejën me Vetting-un. Ai nuk u konfirmua pasi iu gjetën probleme me pasuritë, përsa kohë i ati dhe i vëllai emigrant në Angli nuk justifikonin të ardhurat për blerjen e dy apartamenteve në Tiranë.

17:06
Besa: Kam bërë ndryshime rrënjësore në jetën time

Mungesa e saj në tregun muzikor shqiptar është ndjerë shumë dhe këtë e vertetojnë më së miri fansat e saj, të cilët kanë dëgjuar dhe votuar pafund prurjen më të re të këngëtares të titulluar “Amor”.

17:03
Ditët e Gjon Milit; Ekspozita në nder të fotografit me famë botërore

Në Korçë, në vendin e origjinës të fotografit Gjon Mili është hapur një ekspozitë e veçante në nder të tij.

16:58
Nikolla: Buxheti për arsimin rritje me 1.1 mld lekë, vijojmë reformat

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për Ekonominë mbi shpërndarjen e buxhetit për vitin 2019.

16:39
Shqiptari i vrarë në Greqi, policia shqiptare: Po ndjekim çështjen

Policia e Shtetit ka publikuar një deklaratë për mediat lidhur me një ngjarje të rëndë në shtetin fqinj ku ka mbetur i vrarë një shqiptar.

16:20
Kostot e Unazës së Re, Gjylameti: Të justifikuara, s’duam të përsërisim Rrugën e Kombit

Teksa në studion e “Top Talk” ka qenë e ftuar deputetja dhe njëkohësisht kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, diskutimi është ndalur tek shpenzimet për zgjerimin e unazës së re, të cilësuara nga opozita si tepër të larta.

16:11
Gjylameti në “Top Talk”: Banorët të mos përdoren politikisht

E ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e cila ka folur për protestën e banorëve që preken nga zgjerimi i Uanzës së Re, duke u bërë thirrje atyre që të mos përdoren politikisht, por t’u drejtohen institucioneve.

16:02
Unaza e Re, Gjylameti në “Top Talk”: Opozita të tërhiqet nga thirrjet e dhunës

Një ditë pas protestës së dhunshme para selisë Kuvendit të Shqipërisë ku pati disa të plagosur dhe mes tyre një police, e cila humbi gishtat e njërës dorë, palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre. Qeveria thotë se nuk ka kthim pas për projektin e rrugës, pra do të vazhdohet me shembjet, ndërsa banorët vijojnë protestën e tyre me kërkesa specifike.

15:51
Vranë rumunin, arrestohet një shqiptar dhe një italian

Rrahin për vdekje një rumun, policia italiane arreston shqiptarin dhe një italian. Ngjarja ka ndodhur në 6 tetor 2018, pranë një stacioni autobusi në qytetin e Bolonjës, ku viktimë ka mbetur shtetasi Nicu Chirila 55 vjeç.

15:37
Dita e Pastrimit; Ndotja alarmante, aksionet janë të pasuksesshme

Në Ditën Kombëtare të Pastrimit po mbahen disa aksione me vullnetarë për të hequr mbetjet urbane të hedhura në çdo vend.

15:32
Defektet në librat shkollorë; Autorët e “Gjeografia 9” sqarojnë shifrat kontradiktore

Në një analizë kritike, profesori i Gjeografisë Gjovalin Gruda tregoi për Top Channel se libri i gjeografisë së klasës së 9 duhet ribërë dhe s’duhet lejuar të shkojë tek nxënësit.

15:21
Nafta në Shqipëri, e shtrenjtë dhe e keqe. Ekspertët tregojnë arsyet

Ekspertët tregojnë se përse automjetet në Shqipëri dëmtohen shumë më shpejt. Një nga arsyet është cilësia e keqe e karburanteve, të cilat janë edhe ndër më të shtrenjtat.

15:19
Kongresi i Manastirit, 110 vite më parë u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe

Alfabeti që përdorim sot, kudo ku flitet shqip, u vendos 110 vite më parë në Manastir. Kongresi i Manastirit, apo i alfabetit siç njihet, u përkujtua me aktivitete në qytetin shqiptar që sot shtrihet në territorin e Maqedonisë, ku njihet me emrin sllav Bitola, ku morën pjesë personalitete mbarëshqiptare.

15:11
Kërkesat e biznesit të Kosovës: Hiqni pagesat e skanerit, terminalit, njihni certifikatat

Biznesi i Kosovës është i kënaqur me taksën që Prishtina i vuri mallrave serbe, ndërkohë që Dhoma e Tregtisë së Kosovës ka kërkesa për Shqipërinë, ato janë heqja e pagesave për skanerin, terminalet dhe njohja e certifikatave fito-sanitare. 

15:01
Protesta, 11 arrestime; Identifikohet personi që i këputi gishtat polices

Është identifikuar dhe po kërkohet të ndalohet personi që hodhi mjetin shpërthyes që i këputi gishtat polices 24 vjeçare dje në protestë. Policja e plagosur tregoi në Top Channel momentin e shpërthimit. Ajo pritet të dërgohet jashtë për kurim. Ndërkohë për aktet e dhunës janë arrestuar 11 persona ndërsa nga nisja e protestës tek Unaza e Re, 60 protestues po ndiqen penalisht.

14:41
Dikur, Serie A kishte mbrojtësit më të fortë në botë – FOTO

Kur mendon për futbollin italian, sigurisht që emrat e sulmuesve të mëdhenj janë shumë. Por po aq shumë janë emrat e mbrojtësve italianë dhe të huaj që kanë luajtur në Serie A.

14:35
Neymar e Mbappe sakrifikohen për Championsin

Me fushatën për titullin në Francë që është në rrugën e duhur, Paris SG nuk do të rrezikojë të përkeqësojë gjendjen fizike të dy prej futbollistëve kryesorë, duke i kursyer në fundjavë.

14:31
Kina sytë nga Hëna, plan për ta “populluar” – FOTO

Kina planifikon të ndërtojë një pallat në Hënë dhe kur themi pallat, bëhet fjalë për një pallat në kuptimin e plotë të fjalës. Projekti, që është në fazën përfundimtare të studimit, synon ndërtimin e një baze në satelitin tonë të vetëm natyror, për ta shfrytëzuar si pikënisje për misione hapësinore në të ardhmen.

14:14
Territori 8 km katrorë kërcënon të “hedhë në erë” Brexit-in

Ndërkohë që Britania përgatitet për një fundjavë të vështirë, gjatë së cilës duhet të vuloset divorci i saj me Bashkimin Europian, Spanja po kërcënon të vendosë veton, për shkak të gadishullit të vogël të Gjibraltarit.

14:06
Jose Mourinho, kritika për të gjithë; veçanërisht ndaj “të papjekurve”

Me një gjuhë të zakonshme, që është shumë larg asaj diplomatike, por me synimin për të shkundur ata futbollistë që nuk iu përgjigjen urdhrave në fushën e lojës, Jose Mourinho fitoi sërish kopertinat e tabloidëve.

14:04
Përkujtohet Prof.Dr Luan Hajdaraga, Meta: Ishte zë i fuqishëm progresist

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të Prof.Dr Luan Hajdaragës që u zhvillua në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në Maqedoni.

14:03
Luan Dervishi para KPK, ILDKPI: Deklarimi i pasurisë, i pasaktë

Kandidati i fundit që synon Këshillin e Lartë Gjyqësor, gjyqtari Luan Dervishi ka dalë mesditën e së premtes para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për seancën dëgjimore.

13:55
Juventusi, në ndjekje të rekordeve. Synimi, kuota 103 pikë

Juventus po shkon këtë fundviti në ndjekje të një tjetër rekordi, për të mbyllur 2018-n në mënyrë edhe më mbresëlënëse. Nëse arrin të fitojë 7 ndeshjet e fundit në Serie A, duke nisur nga fundjava e deri më 29 dhjetor, skuadra kampione e Italisë do të shkojë në 103 pikë në një vit solar, më mirë sesa çdo rival tjetër në 5 kampionatet kryesore europiane.

13:52
Vasili: Dhuna në protestë, e provokuar nga fjalori i Ramës

Në një dalje për mediat, kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili bën fajtor kryeministrin Rama për degradimin e protestës së një dite më parë në përplasje fizike mes tyre banorëve të zonës së “Astirit” dhe policisë.

13:51
Afron sfida e vitit, shkëndija River-Boca për Libertadoresin

Në stadiumin “Monumental Antonio Vespucio Liberti” të Buenos Airesit do të zhvillohet këtë të shtunë akti i fundit i Kupës Libertadores, trofeu më i rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut, në një përballje e cila po cilësohet si ndeshja e vitit.

13:50
Gramoz Ruçi: Banorët e Unazës së Re po paguajnë gabimet e politikës

I pranishëm në takimin e Libofshës për reformën e pronës, kreu i parlamentit Gramoz Ruçi deklaroi se Unaza e Madhe do të bëhet se është vepër kombëtare. Ruçi shtoi se banorët e Unazës së Re po paguajnë gabimet e politikës.

13:36
“Së bashku për të pastruar kryeqytetin”, Veliaj: Sot Tirana ka më shumë mirësi, se sa urrejtje dhe dhunë

Në gjithë kryeqytetin ka nisur sot një aksion i gjerë pastrimi, për mbajtjen pastër të mjedisit. Pedagogë e studentë të Fakultetit të Gjeologjisë, vullnetarë nga “Green Line Albania” dhe qytetarë iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në pastrimin e Parkut të Liqenit Artificial, Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave dhe hapësirave studentore përreth.

13:27
Pollo: Rama vijon të mbrojë Dakon. Opozita s’dorëzohet

“Edi Rama vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, megjithëse është kapur si autor kryesor në krimin elektoral të Rilindjes, ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo në vazhsdën e denoncimeve tashmë të përditshme që forca më e madhe opozitare në vend bën ndaj kryebashkiakut të Durrësit.

13:16
Basha i bashkohet protestës: Mos prisni padrejtësinë, te dera e shtëpisë

Në një dalje për mediet, pak pas mesditës së kësaj të premteje, kryetari i Partisë Demokratike u ndal gjatë te çështja e prishjes së ndërtimeve te zona e “Unazës së madhe”, duke dhënë edhe një mesazh përkrahjeje, në formën e nxitjes së protestës.

13:13
TopAwards/ Gocat në “Top 10”, mes tyre vetëm një djalë!

10 pozicionet më të nxehta të “The Top List” janë pushtuar nga artistet femra, duke lënë kështu të nënkuptohet se muzika e tyre po pëlqehet më shumë momentalisht.

13:10
Basha: 300 familje që kërcënohen me prishje të paligjshme. Kjo është vija e kuqe

Teksa kryeministri Rama e ka cilësuar plagosjen e efektives 24-vjeçare në protestë si vijën e kuqe që u kalua, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vendosur një tjetër vijë të kuqe, atë të prishjes pa dëmshpërblim të banorëve që preken nga zgjerimi i Unazës së Re.

12:44
Rusi, vijon persekutimi i “Huski”-t

Nuk ka pushim për reperin rus “Huski”, pseudonimi i Dmitrij Kuznetsov. Pas ndalimit të videove të tij muzikore dhe anulimit të disa koncerteve, ai është ndaluar nga policia në Krasnodar.

12:41
Tirana-Skënderbeu, bardheblutë kërkojnë kthesën

Ditën e shtunë Superliga shqiptare do të ketë një përballje tepër të rëndësishme. Tirana-Skënderbeu, pavarësisht emrave, në këtë javë të 14 të kampionatit do të luajnë për objektiva krejt të ndryshëm.

12:31
50-vjetori i albumit “White” nga “Beatles”

Sivjet celebrohet 50-vjetori i albumit të famshëm “White”, kompozuar nga grupi “Beatles”. Stili i grupit anglez ndikoi në publik, duke u shpërhapur dhe duke u kthyer gjithashtu në mënyrë jetese.

12:21
“Rosso Istria”, masakra e italianëve nga jugosllavët e Titos

Një film i ri po ndriçon një dritë të pakëndshme në fatin e mijëra italianëve, të vrarë në masakrat në kufirin jugosllav, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

12:10
“Vejushat”, në kinema “Imperial”. Katër gra, në betejën e tyre pas vdekjes së bashkëshortëve

Në Çikagon e ditëve të sotme, 4 vejusha me asgjë të përbashkët, përveç një borxhi të madh, të lëna nga bashkëshortët e vdekur për shkak të aktivitetit të tyre kriminal, marrin në duar fatin e tyre duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme sipas rregullave që ato përcaktojnë.

12:10
Polonia tërhiqet, kthesë “e detyruar” në reformën në drejtësi

Lajme të mira kanë ardhur më në fund nga Polonia. Partia në pushtet “Ligj dhe Drejtësi” është tërhequr nga ligji për nxjerrjen e detyruar në pension të gjykatësve të Gjykatës së Lartë.

12:03
Rama jep legalizimet. Nga Libofsha flet edhe për “Unazën e re”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të ketë legalizime për zonat ku ka plane për ndërtimin e veprave publike, e kjo jo vetëm për projektin e “Unazës së re”.

11:57
“Dolce & Gabbanna” bojkotohet në Kinë pas reklamës polemizuese

Produktet e “Dolce & Gabbana” janë tërhequr nga faqet kineze të shitjeve “online”, pas një vale polemikash që shpërtheu si pasojë e një fushate reklamash të saj.

11:30
Ylli shqiptar i operas, Ermonela Jaho: Shpirti im është lakuriq kur këndoj

Gazeta Shqip sjell për lexuesin shqiptar shkrimin e “The Telegraph” për sopranon shqiptare Ermonela Jaho.

11:19
“E premtja e zezë”, nga sot nis “çmenduria” e blerjeve

Maniakë të blerjeve ose jo, sot është dita juaj! “E premtja e zezë”, dita që shënon edhe fillimin jozyrtar të sezonit të çmendur të blerjeve për festa, erdhi!

11:17
Përse “Black Friday” ka këtë emër?

“Black Friday”, me këtë etiketim njihet e premtja e parë e pazareve pas ditës së falenderimeve. Emrin e ka marre si pasojë e aksidenteve tragjike që u shkaktuan të premten nga trafiku dhe dhuna.

11:16
Kostot e “Unazës së re”, ARRSH: 30 mln euro vetëm mbikalimet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publike tabelën zyrtare me të gjithë zërat e kostos së projektit “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta”, në kuadër të “Unazës së madhe” të Tiranës.

11:03
Diskriminimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara

Edhe pse Shqipëria ka ratifikuar Konventën ndërkombëtare të të Drejtave të Personave me aftësi të kufizuara, edhe sot në vitin 2018 kësaj kategorie i shkelen të drejtat.

10:50
Mediu: Opozita të vijojë protestat, jo vetëm me militantë, por me çdo shqiptar

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, që është aleat i PD-së, thotë se opozita duhet të vijojë protestat. Në një postim në Facebook, ai madje kërkon që në to të dalë çdo shqiptar që e do lirinë e tij, e do jetën, pronën, e do Shqipërinë, çdo intelektual që beson se dhuna dhe krimi nuk mund të drejtojnë vendin.

10:37
Holanda po humbet tokë si pasojë e ndryshimeve klimatike

Ndryshimet klimatike po luajnë një rol të dukshëm në Holandë. Sipas ekspertëve, ndryshimet e klimës po bëjnë që deti të gllabërojë më shumë tokë nga ç’ishte menduar.

10:10
KPK shkarkon prokurorin Kurti, nis vettingun për Besnik Canin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut për njerëzit e drejtësisë në vazhdën e Reformës në Drejtësi, ka shkarkuar këtë të premte nga detyra prokurorin Shpëtim Kurti.

10:02
Meta, në koncertin festiv për 110-vjetorin e alfabetit shqip

Dita kombëtare e Alfabetit të gjuhës shqipe në Maqedoni, që u festua me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit një ditë më parë në Maqedoni, bëri bashkë presidentin Meta, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryeministrin Zaev, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, si dhe krerët e partive shqiptare Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

09:40
“Forbes” frymëzohet nga “përralla” e Kosovës në Ligën e Kombeve

A është Kosova, historia më e madhe e suksesit në edicionin e parë të Ligës së Kombeve?

09:32
Dy viktima në 3 ditë, pezullohet puna në një nga repartet e Kurumit

Dega rajonale e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në qytetin e Elbasanit ka njoftuar përmes një komunikate për mediet se ka vendosur të marrë në mënyrë urgjente masën e “pezullimit të punës” pa afat në Repartin e Petëzimit të kompanisë “Kurum International Sh.a.”, pas plagosjes së një punonjësi dhe humbjes së jetës nga një tjetër.

09:30
Deputetja e PD-së protestuesve të Astirit: Distancohuni nga dhuna

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka komentuar në Facebook protestën e dhunshme të një dite më parë para Kuvendit, duke theksuar se demonstruesit duhet të distancohen nga dhuna.

09:22
Mitrovicë, arrestohen 4 persona. Tre prej tyre dyshohen për vrasjen e Ivanoviçit

Policia e Kosovës ka konfirmuar mëngjesin e kësaj të premteje zbatimin e urdhrit të gjykatës për ndalim ndaj 4 persona në Mitrovicën e Veriut, 3 prej të cilëve dyshohen në lidhje me vrasjen e ish-udhëheqësit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

09:12
Dy sulme në Pakistan me 12 të vdekur. Njëri ndaj konsullatës kineze

Dy policë kanë mbetur të vrarë, ndërsa një roje sigurie është plagosur, si pasojë e një sulmi ndaj Konsullatës kineze në qytetin portual pakistanez të Karachit.

09:03
Trafikonte kanabis, vritet shqiptari nga policia greke

Një shqiptar u vra pasditen e së enjtes nga policia greke në rajonin e Visani, Pogonit, në zonën e Janinës.

09:01
Vrasja e Khashoggit, Trump: CIA nuk e fajëson princin e kurorës

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se CIA nuk ka dalë në përfundimin se ka qenë pikërisht princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, ai që ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, i vrarë më 2 tetor në Konsullatën saudite në Stamboll.

08:11
Bllokohet Levan-Tepelenë, masive gurësh në rrugën që mirëmbahej nga “Salillari”

Reshjet intensive të shiut gjatë ditëve të fundit kanë bërë që të bllokohet autostrada Levan-Tepelenë, për shkak të shkëputjes së një masivi shkëmbor në segmentin Poçem-Fratar.

08:04
Faktet që nuk i dini rreth ditës së Falënderimeve

Dita e falënderimeve është një festë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe festohet në të enjten e katërt të muajit nëntor, ndërsa gjeli apo pula e detit, që amerikanët e quajnë edhe “turkey”, është simboli i darkës.

05:59
Vrasja e gazetarit, Princi nis turin e pastrimit të imazhit në vendet arabe

Princi i kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman mbërriti në Emiratet e Bashkuara Arabe të enjten duke filluar një turne në disa vende arabe, që është njëkohësisht udhëtimi i tij i parë jashtë vendit, që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi që shkaktoi një protestë globale.

05:05
Sanchez udhëton drejt Havanës, Spanja drejt rivendosjes së marrëdhënieve me Kubën

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të nisë vizitën e parë zyrtare të një udhëheqësi spanjoll në Kubë, pas 32 vitesh, teksa vendi komunist po synon që nëpërmjet Europës, të rivendosë edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

04:11
Starti i kampionateve, klubi spanjoll i Alcorcon ka mbrojtjen më të mirë

Përfundimi i ndeshjeve të Ligës së Kombeve e ka rikthyer vëmendjen te kampionatet europiane, me skuadrat që tashmë fokusohen në objektivat sezonalë. Rekordet këtë vit nuk mungojnë me Juven dhe Paris Saint Germain në startet më të mira, por ka edhe rekord për mbrojtjen më të fortë.

03:20
Militantët e Boko Haram vrasin rreth 100 ushtarë në Nigeri

Militantët vranë rreth 100 ushtarë nigerianë në një sulm në një bazë ushtarake të dielën, thanë burimet e sigurisë të enjten, duke fajësuar Shtetin Islamik të vendosur në Afrikën Perëndimore.

02:32
Italia u reziston presioneve të Brukselit për buxhetin e vitit 2019

Italia tha se do t’u rezistojë presioneve të Brukselit për të ndryshuar projekt-buxhetin e vitit 2019, në të cilin parashikohen shpenzime të mëdha, duke nxitur në mënyrë të tillë BE-në, që të aplikojë gjoba ndaj Romës.

01:48
May përshëndet marrëveshjen për Brexit-in: E drejtë për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

Theresa May e përshëndeti draft marrëveshjen mbi marrëdhëniet post Brexit, duke e cilësuar si “të drejtë për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, ndërsa këmbënguli se ujdia mund të arrihet shumë shpejt.

01:07
Mogherini: Nuk ka hetim transparent për vrasjen e Khashoggit

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me komisionerin e BE Johannes Hahn dhe Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Ankara, Federica Mogherini tha se ajo ishte krejtësisht kundër çdo zbatimi të dënimit me vdekje.

00:30
Vendoset pema e Krishtlindjes në Vatikan, këtë herë vjen nga Pordenone

Pema e krishtlindjeve mbërriti në sheshin e Shën Pjetrit mëngjesin e së enjtes, dhe njerëzit nuk mund të ishin më të gëzuar.

E enjte, 22 Nëntor 2018
23:56
Banka Qendrore e Greqisë prezanton planin për fshirjen e kredive të këqija

Banka Qendrore e Greqisë zbuloi një propozim të enjten, ku thuhej se mund të hiqeshin “një mal” me kredi të këqija nga bilancet e bankave në një raport me një shifër, brenda dy deri tre vjetësh, duke shpresuar që ta bëjë këtë para afatit të caktuar nga rregullatorët.

23:28
Franca i bashkohet Gjermanisë dhe SHBA-ve, aplikon sanksione ndaj sauditëve

Franca tha të enjten se kishte imponuar sanksione, duke përfshirë ndalimet e udhëtimit, ndaj 18 qytetarëve sauditë, që akuzohen se janë të lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe tha se në varësi nga rezultatet e një hetimi, mund të ketë edhe masa të mëtejshme.

22:52
Open/ Kryemadhi: Policia provokoi me civilë nga brenda turmës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha në Open në Top Channel se “kryeministri dhe policia provokoi me civilë nga turma” duke hedhur shashka.

22:20
Open/ Lame: Ja si do veprohet me pronat

Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame u është përgjigjur banorëve të “Unazës së Re” në një lidhje direkte për emisionin “Open” dhe u shpjegoi se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre.

21:56
“Kush shkel, vdes”, ishulli i vetëm në hartën e Tokës që s’është eksploruar

Të gjithë e dinë që nuk ka asnjë vend në hartën e planetit Tokë që nuk është eksploruar nga njerëzit. Por ja që është një vend ku as aventurieri më guximtar nuk ka arritur të futet e të marrë informacion. Ishulli Sentinel i Veriut, në Gjirin e Bengalit,  ka popullatën e fundit në tokë që nuk është kontaktuar nga qytetërimi modern prej të paktën 50 mijë vitesh.

21:55
Video ekskluzive nga takimi i Ramës me policen e plagosur. I premton operacion në Turqi

Kryeministri Edi Rama takoi në spital policen e plagosur gjatë protestës së sotme para Parlamentit.

21:28
Open/ Grida Duma: Jemi me Inën, por edhe ajo është me protestën

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, u shpreh në emisionin Open në Top Channel se sot nuk duhet folur për dhunën në protestën e banorëve të Unazës së Re, por për faktin që në Shqipëri duhen më shumë protesta.

21:13
Open/ Policja e plagosur tregon tmerrin

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Open” me Eni Vasilin, policja e plagosur në dorë, Ina Nuka tregon momentin e plagosjes nga një plasëse.

21:07
Menaxherja e Bet365 e shpërblen veten me 300 milionë euro

Shefja miliardere e firmës së basteve online, Bet365, i ka dhënë vetes një pagesë prej 300 milionë eurosh, ndërkohë që kompania raporton rritje fitimesh.

21:03
“Dashuria s’mjafton”, filmi me regji dhe skenar të Drilon Hoxhës

Dashuria nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet e vendosura dhe madje mund të jetë edhe pengesë.

20:56
“Streha mes reve”. Filmi, premierë në Ditën e Pavarësisë

Filmi i dytë me metrazh të gjatë i Robert Budinës, “Streha mes Reve” do ta ketë premierën ditën e pavarësisë në një festival të kategorisë A, si ai i Talinit në Estoni.

20:49
Drejtësia e harron në burg, pas investigimit të Fiksit gjykata e liron

Fiks Fare liron nga burgu 34-vjeçarin nga Pogradeci, i cili për shkak të mbajtjes së dosjes së tij në Gjykatën e Lartë, bëri 2 vjet e 9 muaj burg, edhe pse vendimi për dënimin ishte rrëzuar nga shkalla më e lartë e gjyqësorit shqiptar.

20:27
Elbasan, PS-LSI bashkojnë votat

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkuar votat me socialistët në Këshillin Bashkiak të Elbasanit për të miratuar paketën fiskale të vitit 2019.

20:19
Protesta bllokon rrugën. Në mbështetje të protestuesve shkon kreu i PD-së

Pak para fillimit të protestës së pasdites së lajmëruar nga banorët e Unazës së Re, forcat e policisë morën urdhër që rruga në asnjë mënyrë të mos bllokohet.

20:07
Polices i këpusin gishtat

“Policia nuk është këtu për të krijuar rrëmujë, por është këtu për të ruajtur rendin”. Kështu do të shkruante pak kohë më parë në rrjetet sociale teksa postonte një foto nga puna e përditshme, efektivja e plagosur gjatë protestës para Parlamentit.

19:15
Kuvendi miraton buxhetin dhe dekretin për emërimin e Lleshit

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 77 vota pro në parim projektbuxhetin për vitin 2019. Gjithashtu, u miratua me 77 vota pro dekreti për emërimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

19:14
Hetimet për protestën, reagon Prokuroria e Tiranës

Pas protestës që u mbajt sot para Kuvendit, ku mbetën të plagosur policë dhe banorë, ka reaguar Prokuroria e Tiranës.

19:04
Policia greke vret një shqiptar në kufirin e gjelbër

Një shqiptar u vra pasditen e së enjtes nga policia greke në vendin e quajtur Visina, në zonën e Janinës.

18:57
Policja/ Berisha: Ndrikull, ruaj gishtat; Balla: Turp! Kërkoi falje polices

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi policen Ina Nuka, e cila u plagos në dorë gjatë protestës së sotme para Parlamentit.

18:35
Nainggolan nuk tërhiqet, sulmon sërish trajnerin e Belgjikës

Radja Nainggolan nuk bën prapakthehu. Mesfushori i Interit nuk ka ndërmend të kthehet në përfaqësuesen e Belgjikës, madje edhe nëse krye të “Djajve” nuk do të jetë Roberto Martinez.

18:01
Qeverisja vendore me zyra të veçanta për diasporën

Qeveria miratoi ndryshimet pëkatëse për krijimin e zyrave të veçanta për diasporën në njësitë e qeverisjes vendore.

17:51
Aksident me vdekje te 4 rrugët e Shijakut

Një aksident me vdekje ka ndodhur tek “4 rrugët e Shijakut”.

17:16
Basha: Rama mban përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve

Pasditen e së enjtes ka vijuar protesta e banorëve të Unazës së Re.

17:02
Zv/ministri më jetëshkurtër shqiptar zbardh mbledhjen e qeverisë. Rama kërkoi…

Zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili dha dorëheqjen veteëm pas dy javësh në detyrë, ka shkuar në Facebook për një mbledhje qeverie ku ka marrë pjesë dhe se çfarë kërkoi kreu i qeverisë nga anëtarët e kabinetit.

16:51
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Tom Ndreca

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit Tom Ndreca.

16:48
Fuqia e dashurisë – Episodi 109

Bibia sheh Silvanën te kazinoja klandestine dhe i kërkon ndihmë Sabianit që ta lirojnë. Sibeli i dorëzon Ruit rezultatin e analizave të ADN-së së Ruizinjos.

16:43
Didier Drogba del në pension

Didier Drogba, ish-sulmuesi i Chelsea, ka bërë publike tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur.

16:39
E konfirmon Gega, Alban Hoxha s’luan kundër Flamurtarit

Skënder Gega konfirmoi në konferencën për shtyp në prag të transfertës me Flamurtarin se Alban Hoxha nuk do të udhëtojë drejt Vlorës. Trajneri i të kuqve shpreson që skuadra e tij të ruajë ritmin e ndeshjeve të fundit.

16:28
Rama te Spitali Ushtarak, protestuesit tentojnë ta godasin me këpucë (VIDEO + FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka vizituar efektivët e plagosur sot nga protestuesit e Unazës së Re, por në momentin që ai ka dalë nga ambientet e spitalit Ushtarak, koret e protestuesve kanë ndërprerë prononcimin e tij me fjalët: ”Turp, turp, turp, qeveri e drogës, qeveri e krimit.”

16:15
Protesta e dhunshme para Kuvendit, reagon presidenti Meta

Teksa Presidenti Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoni, presidenca ka publikuar një komunikatë ku bën me dije se të Kreu i Shtetit po ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet e protestës së zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë nga qytetarët e prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë.

16:06
Plagosja e efektivëve në protestë, Rama: U vendos vija e kuqe

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e së enjtes në spitalin e Traumës për të parë nga afër situatën e efektivëve të policisë të lënduar gjatë protestës para Kuvendit.

16:02
Protesta, Zheji: Jemi në pikën më kritike, qeveria e shkëputur nga realiteti

“Top Talk” është ndalur në një analizë të situatës, e cila gjatë ditës sot kishte disa tablo. Deputetët e Mazhorancës, pra PS u mblodhën në Kuvendin e Shqipërisë për të zhvilluar seancën plenare. Ashtu sikurse kishte premtuar Kryeministri Rama mbajti një fjalim para tyre dhe shpalosi vendosmërinë për të realizuar projektin e rrugës te Unaza e re.

15:45
Daja kërkon fitoren ndaj Partizanit

Dy javë kohë për të përgatitur ndeshjen me Partizanin,të mjaftueshme duke patur në konsideratë faktin se luhet edhe përballë ekipit që kryeson renditjen.

15:36
“Gjergj Kastrioti Skënderbeu”; Në skenë, aktori shqiptaro-amerikan Xhevat Limani dhe sopranoja Era Hoxha

Në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu Xhevat Limani aktori i njohur shqiptaro-amerikan dhe sopranoja Era Hoxha sollën në sallën e teatrit “Zihni SAKO” në Gjirokaster poemën dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

15:31
Pas zjarreve vjen shiu, Kalifornia ende në rrezik nga katastrofat natyrore

Pas zjarreve, Kalifornia po përballet me një tjetër kërcënim. Shiu ka nisur në pjesën veriore të shtetit duke ndihmuar në shuarjen e flakëve, por bashkë me të është rritur edhe frika e rrëshqitjeve të dheut që mund të vështirësojnë përpjekjet e rindërtimit.