Në 1926, Fan Noli, në poezinë e tij me titull “Zgjidh e merr vetë” shkruante:
A do njerëz për ahengje
Për tryezë e për kuvend
Burra e gra kërcejnë me lodër,
Këta i gjen veç në Shkodër.

Por sot pas gati 100 vjetësh gjërat kanë ndryshuar. Qyteti që renditet i pari në rang republikë përsa i përket argëtimit e kulturës është Korça. Ajo ka zhvendosur në vend të dytë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

Rezultatet janë bërë të ditura nga INSTAT-i, në anketën e buxhetit të familjeve dhe shpenzimeve për argëtim e kulturë.  Në vend të tretë renditet Lezha me 2.8% të totalit, e ndjekur nga Kukësi me të njëjtën shifër. Për zonat bregdetare, si Durrësi apo Vlora rezultatet janë zhgënjyese. Madje Vlora me 1.4% të shpenzimeve për argëtim u rendit e fundit në rang republike.

“Unë rendit Korçën, pasi e cilësoj si kryeqytetin e Shqipërisë përsa i përket qytetërimit, thotë kompozitori i njohur Agim Krajka, që ka kryer 4 vjet ushtri në Korçë. Unë rendit Shkodrën, thotë një zonjë. Unë rendit Beratin shprehet një turiste Spanjolle. Tirana është më e mira, thotë një zonjë që sapo ka dalë nga Teatri I Kukullave me fëmijët.

Cilin qytet pëlqeni më shumë, nëse bëjmë një renditje?


“Himara, Berati, Tirana. Pëlqejme Himarën, për plazhet e bukura qe ka”, ka thënë një turist.

Top Channel