E shtuna dhe e diela nuk kanë qenë ditë pushimi për Partinë Demokratike. Pas mbledhjes të Kolegjit të Kryetarëve nën drejtimin e Lulzim Bashës mledhja e krysisisë dhe ish grupit parlamentar kishte si kryefjalë përgatijen e kësaj force politike për zgjedhje të parakoshme.

Kreu demoktratëve Lulzim Basha i tha kryesisë se “jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës.
“Zgjidhja e krizës, mbetet imperativ dhe objektiv kryesor i yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme”citohet të ketë deklaruar zoti Basha.

Kryedemokrati ka theksuar se s’duhet të ketë asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar ka thënë Lulzim Basha , do të vazhdohet me përfundimin e programit dhe alternativës.

Për të mobilizuar kryesinë dhe ish deputetët, kryetari Basha ka thënë se “PD duhet të përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. Në funksion të këtij mobilizimi Lulzim Basha ka kërkuar dhe porositur që e gjithë partia, jo vetëm forumet, të zbresin në terren dhe të nisë përgatirjet dhe kontaktin me qytetarët për zgjedhjet si zgjidhja e krizës.

Ndezja e motorrëve elektoral nga PD dhe insistimi për zgjedhje të parakohshme vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama e ka theksuar se shqiptarët do të shkojnë drejt kutive të votimit vetëm në vitin 2021. Megjithatë ky qënrimin i kryeministrit nuk e ka frenuar Lulzim Bashën ta orientojë PD drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Nga Muhamed Veliu

Top Channel