Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë, ku 27-vjeçari Saimir Nikolla siç mëson Top Channel, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi S.N. 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel