Banorët e nartës u mblodhën në qendër të fshatit për festën e verës.

Vendasit ekspozuan verën e prodhuar para vizitorëve nga Vlora dhe fshatrat përreth.

Me organizimin e kësaj feste synohet që vera e nartës të promovohet gjerësisht duke nxitur prodhimin.

Përveçse verës në këtë panair banorët e Nartës kanë ekspozuar dhe pije të tjera që nga rakia apo likeri por dhe gatimet tradicionale vendase me bazë peshku dhe ëmbëlsira, të cilat u shijuan nga vizitorët.

Këngët dhe vallet nga trevat e Labërisë ishin kolona zanore e këtij aktiviteti.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel