E premte, 13 Shtator 2019
16:27
Lopët ngordhin njëherazi, në mënyrë të frikshme

Një fermer në Teksas të SHBA-ve humbi 23 kokë bagëti, por mënyra se si kishin ngordhur krijoi një pamje të frikshme.

16:26
Fahri Balliu në Top Talk: Ja skenari opozitës për rrëzimin e Ramës

Në studion e Top Talk ditën e sotme në Top Channel ishte i ftuar Fahri Balliu, për të mësuar se nëse nga front i opozitës do ketë një lëvizje politike për situatën në vend.

16:21
Red Devils me probleme, 7 mungesa kundër Leicester City

Presioni për të marrë pikë dhe renditja që ka nevojë emergjente për përmirësim, e ka shtuar presionin te trajneri i Mancester Junaitid për ndeshjen e kësaj fundjave.

16:16
Bie në kontakt me rrymën elektrike, gjen vdekjen 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka gjendur vdekjen ditën e sotme, pas një kontakti me rrymën elektrike.

16:09
Pajisje përgjimi pranë Shtëpisë së Bardhë? Izraeli mohon përfshirjen

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i mohoi njoftimet në shtyp se Izraeli kishte vendosur një pajisje spiunazhi pranë Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se kjo ishte e gjitha “një trillim”.

15:56
Vrasjet e policëve, Sandër Lleshaj premton: Do hapim dosjet e vjetra

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka premtuar se dosjet e policëve të vrarë në krye të detyrës do të rihapen dhe fajtorët do të përgjigjen përpara drejtësisë së re. Gjatë vizitës që zhvilloi në familjen e efektivit Kolë Ndreshaj, gjithashtu i vrarë, Lleshaj theksoi se: “Për fat të keq ka shumë raste krimesh të rënda, që nuk janë zbardhur ende. Flenë nëpër sirtarët e drejtësisë tonë me dhjetëra e dhjetëra dosje, të cilat nuk mund të harrohen kurrë dhe ne nuk mund t’i harrojmë dhe s’do t’i harrojmë kurrë.”

15:30
“Injoranca vret”. Festival filmi për të Drejtat e Njeriut

Prej 16 shtatorit çelet java e edicionit të 14-të Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.

15:24
Pastrim në të gjitha shkollat/ E shtuna ditë pune për përgatitjet e ditës së parë të mësimit

Ditën e shtunë Bashkia e Tiranës organizon një aksion pastrimi ku gjatë një takimi me të gjithë administratorët i kërkoi qytetarëve t’i bashkangjiten kësaj nisme.

15:22
“LIMITI” godet sërish, arrestohet personi i 58, anëtar i grupeve kriminale

Vijon operacioni policor i koduar “LIMIT”, duke e çuar në 58 numrin e të ndaluarve, si dhe vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë të shpallur në kërkim. Sot u kap një prej të kërkuarve, pjesëtar i një prej katër grupeve të strukturuara kriminale, të shkatërruara gjatë operacionit.

15:21
Ish-kryeministri Davutoglu jep dorëheqjen nga partia në pushtet AKP

Në një lëvizje që deri përpara pak kohësh do të konsiderohej e paimagjinueshme, ishe kryeministri turk ka dhënë dorëheqjen nga partia në pushtet, AKP e udhëhequr prej Rexhep Tajip Erdogani.

15:17
Paralizohet Parisi, punonjësit e transportit publik në grevë

Parisi u paralizua thuajse tërësisht, pasi shumica e punonjësve të transportit nisën grevën e paralajmëruar kundër reformës në pensione.

15:10
U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen në 1998, rihapet gjyqi

Në autobusin ku udhëtonin i dyshuari Gazmir Karemani dhe tre bashkëpunëtorët e tij, ka hipur efektivi i komisariatit Tepelenë, Kastriot Çiçi , i cili u ul në vendin e parë për të shoqëruar automjetin me qëllim shmangien e ndonjë sulmi nga banditët që grabisnin autobusët që vinin nga Greqia.

15:09
Pse u anulua Kardhiq-Delvinë? Ministrja Balluku: Kemi një tjetër projekt shumë më emergjent

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku konfirmoi anulimin e tenderit për rrugën Kardhiq-Delvinë duke dhënë dhe arsyet se pse u mor ky vendim.

15:06
“Salmonela”, zbulohet shkaktari i dyndjes te Spitali Infektiv në Tiranë

Mungesa e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm ka detyruar banorët të furnizohen me ujin e autoboteve që tregtojnë nëpër Tiranë.

14:55
Sot, ditë tersi/ Çfarë fshihet pas famëkeqes 13 shtator?

Për këdo që s’është në dijeni, sot jemi në atë që konsiderohet si “e premtja e tersit”. Njerëz në mbarë botën kanë bindjen se në një datë të tillë, fatkeqësitë nuk kanë të sosur; aq shumë madje sa “e premtja 13” është një nga besytnitë më të përhapura mes njerëzve.

14:49
Rruga për të cilën Behgjet Pacolli përgëzon Aleksandar Vuçiçin

Nuk është e zakontë që zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë të dërgojnë mesazhe urimi midis tyre, kjo për shkak të përplasjeve të vazhdueshme sa i përket pavarësisë. Gjithsesi, është një autostradë që ka shtyrë ministrin e jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, që të përgëzojë presidentin serb.

14:38
Hysaj mes më të mirëve, shkëlqeu në “Euro 2020”

Pasi flirtoi me Romën dhe Atletikon e Madridit deri në ditë e fundit të merkatos, pa mundur gjithsesi të shkëputej nga kontrata me Napolin, mbrojtësi Elseid Hysaj iu përgjigj me krenari thirrjes së kombëtares shqiptare.

14:37
Wake Up/ Capital T rrëfehet si asnjeherë tjetër në Wake Up

Sot i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up” Capital T në një intervistë të gjatë mbi jetën dhe mbi të gjitha, projektin më të madh të tij, “Time Capsule” në sheshin “Nënë Tereza”.

14:33
Hajdari: Ambasadori gjerman, mbështetje për Reformën Zgjedhore

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari ka lajmëruar mbështetjen e ambasadorit gjerman, Peter Zingraf, mbi Reformën Zgjedhore.

14:27
Gjendet kanabis në banesën e tij, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Sarandës ka bërë me dije se ditën e sotme është vënë në pranga shtetasi me iniciale N.I., 34 vjeç, banues në Ksamil.

14:19
Takimi Rama- Merkel, zyra e kancelares: Në fund të shtatorit vendoset për negociatat e Shqipërisë në BE

Mbi takimin e kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel, ka reaguar zyra e kësaj të fundit, në deklaratën e së cilës thuhet se bisedimet e tyre u përqëndruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale.

14:08
Dhunojnë hallën për motive pronësie, në pranga 2 vëllezërit

Dy vëllezër, banorë të Fierit janë arrestuar nga policia pasi ushtruan dhunë fizike ndaj hallës së tyre. Mësohet se shtetasit M.M 30 vjeç dhe A.M 24 vjeç goditën 45-vjeçaren M.B, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

14:02
“Kandidatë që kanë kryer krime”, ambasadori i SHBA kritikon partitë kosovare

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, kritikoi të premten partitë politike për përfshirjen në listat e kandidatëve për deputetë të parlamentit të Kosovës të personave që kanë problem me ligjin.

13:49
Videoarbitrimi në akuzë/ Premier League, gabime nga ‘VAR’

Shefi i arbitrave në kampionatin më të fortë të futbollit në planet, pranoi se nga sistemi VAR pritej më shumë mbi korrigjimin e gabimeve këtë sezon.

13:19
Kallëzohet penalisht ish-kryebashkiakja e Prrenjasit

Ish-kryetarja e bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira është kallëzuar penalisht për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se kallëzimi është bërë në Prokurorinë e Elbasanit nga kryetari i ri i bashkisë, Nuri Belba.

13:13
Senatori Ron Johnson: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të ishte me përfitime ekonomike dhe integruese

Në një intervistë për shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës, senatori republikan Ron Johnson, i cili kohët e fundit bashkë me senatorin demokrat Chris Murphy bëri një vizitë në Ballkan dhe në Ukrainë, iu përgjigj pyetjes se çfarë kompromisesh duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Ai u intervistua nga korrespondentja Nataliya Robert.

13:06
Angela Merkel – kancelarja e zbutur

Realiteti i qeverisjes së Angela Merkelit nuk shkon me pretendimin që ka Gjermania për veten. Fjalimi i kancelares në Bundestag tregoi, se koalicioni nuk do t’i mbajë dot premtimet që bëri Merkel në politikën e jashtme.

12:52
Stadiumi Arena Kombëtare, shikoni se çfarë po ndodh brenda (Video)

Stadiumi i ri, Arena Kombëtare është vetëm pak javë nga përfundimi i ndërtimit. Fusha po shtrohet me tapetin jeshil ndërsa në ambjentet e brendshme po punohet për të ndërtuar shpejt dhomat ku do qëndrojnë lojtarët.

12:50
UET Arts Festival, ndahen bursa për talentet që studiojnë në departamentin e ri

Në prag të vitit të ri akademik, Universiteti Europian i Tiranës akordoi 15 bursa talenti për studentët e arteve gjatë organizimit të UET Arts Festival.

12:46
“Apolo Art Colony”, ekspozitë pikture në Fier frymëzuar nga Darëzeza

Çelet në Fier edicioni i 8-të i kolonisë së artistëve.

12:40
Koncesionet e rrugëve, LSI: Do i dërgojmë në SPAK dhe ‘Kushtetuese’

Petrit Vasili, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka deklaruar se koncesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat do të dërgohen për shfuqizim në Gjykatën Kushtetuese, si dhe do të denoncohen edhe në SPAK.

12:37
Protestë e ëmbël në Hong Kong/ Ëmbëlsirat mbajnë mbishkrime politike

Në Hong Kong tani, protestohet edhe me ëmbëlsira: Prodhimet tradicionale të festivalit vjetor të mesit të vjeshtës, kanë marrë edhe ato përkohësisht tone politike, në kohën kur territori është përfshirë nga trazira të paprecendeta.

12:34
Huawei shet njohuritë, vë në dispozicion 5G për të hequr dyshimet

Shefi ekzekutiv i kompanisë kineze, Huawei ka dalë më një propozim të papritur: atë të shitjes së njohurive aktuale të rrjetit 5G në një firmë perëndimore, si një mënyrë për të zbutur shqetësimet e sigurisë të shprehura nga SHBA-ja dhe disa vende të tjera.

12:33
Dëborë artificiale në Tokyo, organizatorët e krijuan për të siguruar freski

Termometri shënonte 25 grade Celsius, por në një event më kanoe në kryeqytetin japonez, binte borë.

12:27
“Johnson, hajdut banke”, kryetari i dorëhequr i parlamentit kritika kryeministrit

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Londër, kryetari në ikje i Parlamentit britanik i zgjedhur në këtë post nga konservatorët në pushtet, paralajmëroi kyeministrin Boris Johnson, se parlamenti do jetë po aq kreativ në procedurat parlamentare, sa ai, nëse kryeministri do të pengojë shtyrjen e daljes së Britanisë nga BE-ja dhe nëse kryeminisri do të injoronte ligjin e projektuar për të frenuar daljen e Britanisë pa marrëveshje.

12:14
Borxhlinjtë e ujit dhe dritave, në Gjirokastër shtohen debitorët

Kreu i Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Gentian Llogo tregon se ndërhyrjet për të përmirësuar pjesën e vjetër të rrjetit kërkojnë investime kapitale, ndërkohë po punohet për të shmangur problemet më madhore.

12:12
Merkel publikon foton me Ramën: Është edhe artist

Faqja zyrtare e Angela Merkel në Instagram ka publikuar një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama. Fotografët kanë kapur momentin kur Rama i dhuron kancelares gjermane librin e tij si suvenir.

12:09
A do shkëputet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut? Ja përgjigjja gjermane

Së fundmi është folur se Maqedonia e Veriut mund përparojë më shumë se Shqipëria në lidhje me hapjen e bisedimeve me Bashkimin Europian.

12:03
Foto/ Lady Gaga befason sërish, shfaqet në skenë mbi një kalë-njeri

Këngëtarja ka rimishëruar legjendën e Lady Godiva, e cila në kohët e lashta shëtiti e zhveshur me kalë përmes Konventri-t.

11:53
Rama merr “Po” nga Merkel: “Predispozitë pozitive ndaj Shqipërisë”

Kur ka mbetur diçka më shumë se një muaj nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-s, kryeministri Edi Rama për më shumë se 40 minuta është takuar në Berlin me kancelaren Angela Merkel. Një takim i rëndësishëm, që ka ngjallur shpresë për ta kaluar me sukses testin e 18 tetorit në Bruksel.

11:42
Kriza politike/ Ambasadori i BE: Dialogu të nisë nga reforma zgjedhore

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Financiare IPA 2018 mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, ku 42 milionë euro jepen për reformën në drejtësi, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka folur për krizën politike, reformën në drejtësi dhe negociatat.

11:31
Vdes turisti italian, u kurua në Durrës dhe Tiranë

Një anije turistike pak ditë më parë, ndërsa kalonte në ujërat shqiptare kërkoi ndihmë për shkak se një prej turistëve kishte pësuar traum të rëndë në kokë.

11:28
“Koncesionet në ligj antimafia”, PD paralajmëron se ç’do të bëjë kur të vijë në pushtet

Një ditë pas miratimit në Parlament të koncesionit Milot-Balldre, demokratët analizuan kostot e kësaj rrugë, të cilat sipas Jorida Tabakut, janë faturë e shtuar edhe në kurriz të qytetarëve.

11:27
“Vishegradi” e do Ballkanin në BE, secili shtet për një arsye të ndryshme

Katër shtetet e grupit të Vishegradit, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria kanë kërkuar anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian. Në takimin e zhvilluar në Pragë ishin dhe liderët e pesë shteteve ballkanike, ndërsa Kosova u përfaqësua në nivel ambasadori.

11:26
Foto/ Mahnitëse! Njihuni me të dashurën e re të Lapo Elkann

E përjavshmja italiane “Chi” ka zbuluar të dashurën e re të biznesmenit të njohur italian Lapo Elkann, ish CEO i kompanisë së prodhimit të automobilëve, FIAT.

11:18
Takimi me Merkelin, Rama: Shumë i inkurajuar nga vlerësimet pozitive të kancelares

Pas takimit në Kancelarinë Federale, me qëllim “kërkimin e PO-së për Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama postoi pak minuta më parë një video nga përfundimi i vizitës me kancelaren Angela Merkle.

11:17
Akuzohet se tentoi vrasjen e Lul Berishës, zbardhet dëshmia në Gjykatë e Ahmet Ajetit

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua seanca për Ahmet Ajetin, i akuzuar për tentativë vrasje të Lulzim Berishës, i njohur si kreu i Bandës së Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2005, por çështja është rihapur në 2018-n, kur Ajeti u ekstradua nga Kosova.

10:59
Kamzë/ Mbante armë në gomisteri, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar, banues në Kamzë, Tiranë është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje.

10:57
Aksidenti masiv në qytetin e Fierit, një person mbetet i plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier, ku katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një shtetas që po kalonte rrugën me biçikletë.

10:50
Lufta e targave, Kosova nuk ia heq makinave serbe në kufi

Kosova nuk e zbaton një marrëveshje me Serbinë për lëvizjen në kufi. Por Serbia vazhdon ta bëjë këtë dhe si pasojë në kufi nuk lejohen të kalojnë automjetet me targa RKS, pasi fjala Republikë e Kosovës nuk pranohet nga autoritetet serbe.

10:41
Vetting-u shkarkon edhe gjyqtarin e Apelit për Krimet e Rënda

Është shkarkuar nga vetting-u edhe Gjovalin Përnoca, anëtar i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me anëtarë Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Olsi Komici.

10:40
Kioskat e ushqimit të shpejtë s’përmbushin standardet, nis “pastrimi” i shkollave të Durrësit

Ka nisur në qytetin e Durrësit pastrimi i ambienteve përreth godinave shkollore nga kioskat që shërbejnë kryesisht ushqim të shpejtë për nxënësit.

10:32
Hierarkia e Ferrari-t, Leclerc po shfronëson Vettel-in

Sebastian Fetel (Vettel) ishte projektuar si një pilot i parë te Ferrari dhe te aftësitë e gjermanit ishin përqëndruar synimet e skuadrës italiane për t’u rikthyer te titulli kampion në Formula 1.

10:23
Rama takon Angela Merkelin; vizitë në Kancelarinë Federale

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një postim të pak minutave më parë në Facebook.

10:16
Foto/ Reklamat që trondisin botën

Që në krijim të tyre synimi i këtyre reklamave ka qenë që të tronditin e të krijojnë debate të ashpra.

10:14
Familja e ambasadores kroate kontribuon për laboratorin e ri të Universitetit të Tiranës

Sanja Bujas-Juraga e ka përfunduar misionin e saj si ambasadore e Kroacisë në Tiranë, por ajo do të rikthehet sërish në vendin tonë për të vizituar laboratorin e ri të Universitetit të Tiranës, për ndërtimin e të cilit ka kontribuar edhe familja e saj.

10:08
750 euro të falsifikuara, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari

Një 30-vjeçar me iniciale G. M është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet si posedues i disa kartëmonedhave false.

10:01
Rama, takim në Gjermani për të marrë PO-në e Shqipërisë: Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dijeni se bashkëbisedimi në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, ku ndodhet për të kërkuar, siç vetë u shpreh, PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë, është i hapur dhe pozitiv.

09:51
“Rrëfenjat” e Perez-it për merkaton: Larguam ata që donin të luanin më shumë

Pas një vere të trazuar që u shkund disi me ardhjen e bujshme të Eden Hazard e pas kritikave të tifozëve se Reali i Madridit është larg sinonimit të galaktikëve që ka fituar ndër dekada, biznesmeni që drejton ekipin iberik, u rikthye të flasë për klubin.

09:33
Përplasen 2 automjete në Bulqizë, aksidentohen 2 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Bulqizë- Fushë Bulqizë, në vendin e quajtur Gurët e Skëndërbeut.

09:27
Takimi i Vishegradit, Cakaj: Mbështetje absolute për negociatat e anëtarësimit në BE

Pas pjesëmarrjes në takimin e vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se Takimi konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute për fillimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

09:16
Paraqitja e letrave kredenciale, Meta takon ambasadorin e Sllovenisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta takoi ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj-in, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

09:08
Eleonora Goldon, sulmuesja model e Interit

Këtë verë, Eleonora Goldon ishte blerja e parë e skuadrës së femrave te Interi.

08:55
Gazzetta dello Sport: Strakosha merr gjithçka, pas Lazio-s edhe Shqipërinë

Gazzetta dello Sport u ka kushtuar një hapësirë të veçantë, këtë të enjte, dy portierëve kuqezi, Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha, në prag të përplasjes së fundjavës, SPAL-Lazio.

08:47
Vasili: BE në Tiranë vazhdon të heshtë kur duhet të flasë dhe flet kur nuk ka askush interes ta dëgjojë

Përmes një postimi në “Facebook”, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkroi mbi çështjen e koncesionit të rrugës Milot-Balldren, ku përmendi ekzistencën e një letre të hapur, që vetë ai i dërgoi në majin e 2019-s, delegacionit të BE-së.

08:32
Kapet vrasësi i Nardit të Bujtinave, Kristjan Sulaj fshihej në Danimarkë

Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra, i dyshuar për vrasje.

08:22
13 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Çokollatës

Për të gjithë çokollatëdashësit sot ka një lajm të mirë; 13 shtatori është Dita Ndërkombëtare e produktit që ka joshur ndër shekuj njerëzimin.

08:06
Pajisje përgjimi pranë Shtëpisë së Bardhë, Izraeli s’pranon të ketë gisht

Pas lajmit se Izraeli ka vendosur një pajisje përgjimi pranë Shtëpisë së Bardhë, ka reaguar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duke mohuar kategorikisht akuzën në fjalë.

07:49
Meta për peshkim me aktorin e njohur: Dolëm për peshk e po kapim dallgë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka kaldë për peshkim bashkë me aktorin e njohur Bes Kallaku.

07:39
Diell dhe temperatura në rritje, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët dhe me temperatura në rritje.

07:11
18 vite nga Marrëveshja e Ohrit

Marrëveshja Kornizë e Ohrit që u nënshkrua para 18 vitesh është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtejshëm të Maqedonisë.

06:45
Kapet me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 38 vjeçar nga shqipëria është arrestuar nga policia e Veronas për trafik droge. Ai u kap me kokainë në Itali.

06:16
Sulm terrorist në Turqi, 4 të vdekur dhe 13 të plagosur

Një sulm terrorist ka tronditur Turqinë dje në mbrëmje. Mediat e huaja shkruajnë se një shpërthim i fuqishëm ekslozivi ka shpërthyer në zonën Kulp të Dijarbakirit.

05:12
Ronaldo apo Andre Silva, ja kë zgjedh modelja shqiptare

Erjona Sulejmani vazhdon të tërheq vëmendjen e mediave rozë në Itali. Ish-bashkshortja e Blerim Dzemailit është kthyer në një personazh shumë të dashur për mediat pas pjesëmarrjes në disa reality-show.

03:18
Rasti Bolton/ Trumpi nuk duron kritika

Johln Bolton është i njohur si një mbështetës i denjë i teorisë së luftës. Me shkarkimin e tij nga posti i këshilltarit për siguri, Trumpi ka larguar nga Shtëpia e Bardhë një prej kritikëve të fundit të mbetur.

02:37
Rusi, policia valë bastisjesh ndaj zyrave të udhëheqësit të opozitës

Policia ruse filloi një valë bastisjesh në dhjetëra qytete në orët e para të së enjtes ndaj mbështetësve të udhëheqësit opozitar Alexey Navalny.

01:46
Limaj: Jam gati të qeveris Kosovën

Koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë kanë mbajtur sot konventën, ku Fatmir Limaj është nominuar për kryeministër të Kosovës. Para qindra të pranishmëve, Limaj tha se koalicioni i tyre është bashkuar për të bërë shtetit, teksa u shpreh i gatshëm për të qeverisur me Kosovën.

01:11
Video/ Përmbytje masive në Spanjë, dy të vdekur

Një stuhi e madhe shiu ka ‘pushtuar’ veri-lindjen e Spanjës e cila ka sjellë përmbytje të shumta.

00:48
Samiti i Pragës/ Haradinaj nuk morri pjesë, shkak fushata në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nuk po merr pjesë në takimin e ftuar nga Republika e Çekisë për marrjen e presidencës së Grupit të Vishegradit, në të cilin janë ftuar kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

00:33
Paralajmëroi Shqipërinë për bllokimin e negociatave, ja ku do mbahet takimi Mitsotakis-Rama

Takimi Mitsotakis-Rama pritet të realizohet në Nju Jork gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

00:15
Perez: Provuam por nuk ja dolëm, tentojmë sërish për Pogba dhe Mbappe

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ka konfirmuar në një takim me aksionarët e klubit se ka tentuar gjithçka për t’i bërë dhuratë trajnerit Zinedine Zidane mesfushorin francez Paul Pogba.

E enjte, 12 Shtator 2019
23:36
Duka: Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk ka, Dudushi: Aksioni i opozitës ka dalë huq

Debatet e zjarrta u zhvilluan në Open në Top Channel. Gazetari Alban Dudushi ka debatuar me kryetarin e Partisë Agrare Agron Duka.

22:54
Diskutimet në media për marrëveshje PS-PD, reagon Basha: Gënjeshtra dhe sajesa

Në media janë shtuar ditët e fundit diskutimet për një marrëveshje të mundshme midis Edi Rama dhe Lulzim Bashës. Por këto qëndrime janë kundërshtuar ashpër mbrëmjen e sotme nga kryeopozitari Basha, i cili thotë se gënjeshtrat dhe sajesat bëhen për të hequr vëmendjen e njerëzve nga vjedhjet.

22:46
Camila Cabello akuzohet se e puth keq të dashurin, Shon Mendes

Çifti i njohur i këngëtarëve, Shaën Mendes dhe Camila Cabello, u akuzuan nga ndjekësit e tyre në Instagram se nuk dinin të putheshin.

22:37
“Arenës Kombëtare” i jepet dora e fundit, nis shtrimi i fushës

Ka nisur shtrimi i fushës me tapetin e gjelbërt në stadiumin “Arena Kombëtare”. Punimet në stadiumin më të ri të Shqipërisë janë drejt përfundimit dhe ai pritet të jetë gati deri në nëntor të 2019-ës.

22:35
I martuan bretkosat prej thatësirës, i divorcuan pas përmbytjeve

Nuk është e lehtë ta kontrollosh fuqinë e dashurisë, dhe një fshat në Indi e mësoi me pahir.

22:25
Gazetari Veliu në “Open”: Kriza politike, sfidë për zgjidhje SHBA-Gjermani

Në një lidhje direkte për emisonin “Open” në Top Channel, gazetari politikës, Muhamed Veliu, solli detaje të reja për tentativat e uljes në tryezën e dialogut Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

22:18
Ngjela: Rama dhe Basha kanë interes mos ndryshimin e sistemit

Duke diskutuar për një marrëveshje Rama-Basha, avokat Spartak Ngjela tha në emisionin “Open” në Top Channel se marrëveshja është në interes të të dyve, pasi nuk duan ndryshimin e sistemit.

22:14
Finalistët e konkursit “Komedia në natyrën e egër 2019”

Njerëzit nuk janë të vetmit që bëhen pjesë e komedive. Çdo vit organizohet një konkurs me fotot më komike nga natyra e egër, e quajtur “Komedia në natyrën e egër”

22:09
Vuçiç: Nuk është e thjeshtë që Çekia të tërheqë njohjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se nuk mendon se është reale që Republika e Çekisë të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

22:01
Chloe, për pak sa nuk “shpërthen”! (FOTO)

Chloe Khan nuk ka ndër mend të ndalet.

21:59
Agjenti 007 ndiqet nga armiqtë dhe qyteza fiton 12 milionë euro

Nëpër rrugët e një qyteti të vogël në Itali, Matera, kriminelë të rrezikshëm po u japin makinave me shpejtësi, me siguri që për të vrarë agjentin 007, dhe kjo s’ka si të jetë më mirë për banorët.

21:57
Rudina Hajdari: Marrëveshja Rama-Basha në fillim të 2020-s; do jetë fundi i kreut të PD

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari beson se do të arrihet një marrëveshje midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dhe diçka të tillë e ka paralajmëruar më parë.

21:52
SHBA, Trump merr masa kundër cigares elektronike

Kohët e fundit janë raportuar shumë raste me të rinj që u janë dëmtuar mushkëritë shumë keq nga konsumimi i cigareve elektronike. Kjo duket se ka ndikuar edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

21:43
Me kallashnikov në dhomën e zhveshjes së sportistëve

Ekipet sportive që fitojnë një ndeshje të rëndësishme si derbit, zakonisht festojnë fillimisht në fushë, me lojtarët e tifozët.

21:36
Angelina, si ja del?! Sekreti për të rritur mirë adoleshentë

Angelina Jolie ka zbuluar disa detaje më personale të jetës së saj si mama e gjashtë fëmijëve, të cilët tashmë po bëhen adoleshentë të pavarur.

21:30
Agron Duka: Shqiptarët nuk e mbështesin një pakt Rama-Basha

Sipas Agron Dukës, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, kriza politike nuk mund të zgjidhet me një marrëveshje individuale midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

21:22
Abilekaj: Basha nuk mund të bëjë marrëveshje me Ramën pa LSI-në

Gazetari Enton Abilekaj mendon se kryeopozitari Lulzim Basha nuk mund të bëjë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, për zgjidhjen e krizës politike, pa përfshirë aty edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

20:43
“Fiks Fare”/ I vjedhin motorin, policia gjobit hajdutin, lekët ia kërkon pronarit

Fiks Fare denoncoi veprimet e Policisë Rrugore të Tiranës, e cila i ka vendosur gjobë një hajduti se lëvizte me motorr pa siguracion, kontroll teknik dhe pa patentë me mjetin e vjedhur!

20:35
E pushuan nga puna sepse hëngri një mollë, historia e pazakontë e Malda Susurit

Pas shkëputjes nga muzika, Malda Susuri u rikthye në qendër të vëmendjes përmes ekspozitës “Molla”, projekt që synon promovimin e të drejtave të grave në Kosovë.