Ditën e shtunë Bashkia e Tiranës organizon një aksion pastrimi ku gjatë një takimi me të gjithë administratorët i kërkoi qytetarëve t’i bashkangjiten kësaj nisme.

“Të shtunën e fundit të verës, që është data 14 shtator, do të kemi një ditë aksioni “Pastro Tiranën në një ditë”. E kemi kthyer në zakon, para se të fillojë viti i ri shkollor, sidomos në të gjitha terrenet rreth e përqark shkollave, kopshteve, çerdheve, të bëjmë një aksion pastrimi”, shprehet Veliaj.

Ky aksion pastrimi bëhet pikërisht dy ditë para fillimit të procesit mësimor, ku sipas Veliaj një pjesë e mirë e shkollave të kryeqytetit janë rikonstruktuar duke krijuar kushte më të mira për mësimdhënien.

Nga ana tjetër të hënën e 16 shtatorit nis dhe kufizimi i qarkullimit të automjeteve që bëjnë furnizime dyqaneve nga ora 7 deri në orën 9 të mëngjesit me qëllim reduktimin e trafikut në kryeqytet.

Top Channel