Është shkarkuar nga vetting-u edhe Gjovalin Përnoca, anëtar i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me anëtarë Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Olsi Komici.

KPK i gjeti mospërputhje për pasurinë gjykatësit Përnoca, i cili edhe pse kërkoi shtyrje të seancës për të siguruar provat, sërish nuk arriti të justifikonte pasurinë.

Ai është gjykatësi i radhës që del nga sistemi si rrjedhojë e procesit të rivlerësimit.

Top Channel