“Rrëfenjat” e Perez-it për merkaton: Larguam ata që donin të luanin më shumë

13/09/2019 09:51

Pas një vere të trazuar që u shkund disi me ardhjen e bujshme të Eden Hazard e pas kritikave të tifozëve se Reali i Madridit është larg sinonimit të galaktikëve që ka fituar ndër dekada, biznesmeni që drejton ekipin iberik, u rikthye të flasë për klubin.

Florentino Perez bëri një bilanc të merkatos së blankos, aty ku mes ortakëve nuk mungoi dhe autokritika.

“Pogba ishte zgjedhja jonë e parë por Mancester Junaitid nuk pranoi të na e shiste. Diskutim i njëjtë për Mbappé por do të riporovjmë me PSG”, u shpreh Florentino Perez, president i Real Madrid-it.

Pas largimit të Kristiano Ronaldos në vitin 2018, niveli i skuadrës ra dukshëm, dhe ndaj Perez nuk munguan kritikat. Presidenti i formacionit Merenges ka provuar të lirojë ekipin nga lojtarë të konsideruar të panevojshëm, por në merkaton e verës dështoi.

“Larguam ata që donin të luanin më shumë. Nëse futbollistët do mendonin se do merrnin më shumë duartrokitje se kritika, do provonin lojëra më të bukura, por nuk ka ndodhur kështu. Disa lojtarë të tjerë nuk pranojnë të largohen.  Sidoqoftë kemi fituar 4 Champions në 6 vitet e fundit e nuk duhet ta harrojmë”, shtoi Perez.

Florentino Perez konfirmoi se në vitet e kaluara ka provuar gjithashtu të firmosë me sulmuesin polak Robert Levandovski, por pa sukses, kjo për shkak të rezistencës së Bajernit të Mynihut.

 

Top Channel