Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ka konfirmuar në një takim me aksionarët e klubit se ka tentuar gjithçka për t’i bërë dhuratë trajnerit Zinedine Zidane mesfushorin francez Paul Pogba.

Pogab ishte dëshirë kryesore për francezin që drejton ‘Los Blancos’. “Ishte zgjedhja jonë e parë, por Manchester United nuk pranoi ta shiste”- tha Perez.

Por Pogba nuk ishte ylli i vetëm që Perez kërkoi ta transferonte në Santiago Bernabeu.

“Kemi tentuar më shumë se një herë të merrnin Robert Lewandowski në Madrid, por nuk qe e mundur.

Mbappe? Është shumë i fortë dhe na pëlqen shumë, por nëse një klub vendos të mos e shesë futbollistin, nuk mund të bëjmë asgjë. Është e qartë se sulmuesi francez na pëlqen dhe do të tentojmë sërish ta marrim”- shtoi më tej presidenti i Real Madrid.

Top Channel