Dy vëllezër, banorë të Fierit janë arrestuar nga policia pasi ushtruan dhunë fizike ndaj hallës së tyre. Mësohet se shtetasit M.M 30 vjeç dhe A.M 24 vjeç goditën 45-vjeçaren M.B, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur për motive pronësie, ku pas kontrollit të banesës së këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Top Channel