Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Bulqizë- Fushë Bulqizë, në vendin e quajtur Gurët e Skëndërbeut.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të aksidentuar dy persona.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Peshkopisë.

Lajmi mbetet në përditësim…

Top Channel