E martë, 01 Tetor 2019
19:07
Sonte në Fiks Fare/ 12 vjeçarja: Abuzime seksuale në shkollë

Fiks Fare do të vazhdojë sot në mbrëmje të denoncojë problemet me të cilat hasen fëmijët që jetojnë në shtëpinë e femijës “Zyber Hallulli” në Tiranë.

19:07
Dosja “soludamin” në Gjykatë/ Prokuroria tre akuza ndaj Nadir Caushollit, mashtroi me ilaçet

Prokuroria e Tiranës ka çuar në gjykatë, dosjen me padinë ndaj Nadir Çaushollit pronarit të kompanisë “CFO Pharma”, i akuzuar për skandalin e ilaçit Soludaminë.

19:02
E moshura fiton gjyqin, kisha në oborrin e saj do të shembet

Boshnjakja Fata Orloviç, 77 vjeçe, ka fituar gjyqin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) për të shembur kishën që është ndërtuar në oborrin e shtëpisë së saj. Kisha ortodokse është ndërtuar nga serbët gjatë luftës së Bosnje-Hercegovinës, në një kohë që Fata Orloviç dhe familjarët e saj ishin larguar nga banesa.

18:51
Trajtimi bimor me majdanoz për lëkurë të butë e të shëndetshme

Një prej produkteve më të mira bimore për shëndetin e lëkurës së fytyrës dhe jo vetëm është majdanozi.

18:49
Osteoartriti te moshat e reja – Shenjat si ta kuptoni dhe parandaloni

Osteoartriti dhe Reumatizma janë sëmundje autoimunitare që shfaqet tek gishtat, gjunjët, këmbët dhe kyçet

18:48
Si të ulni tensionin e lartë të gjakut duke ngrënë fiq

Fiqtë luajnë një rol shumë jetësor në organizëm sidomos për të kundërshtuar efektet e kripës, e cila zvogëlon përthithjen e kaliumit dhe rrit tensioni e gjakut

18:43
Dhunë ndaj familjarëve dhe armë me fishekë luftarakë, 42 vjeçari arrestohet në flagrancë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale A.V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar të Tiranës. 42 vjeçari në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve, bashkëshortes, djalit dhe vajzës.

18:27
Fundi i botës në shkretëtirën amerikane

Bota pas fundit të qytetërimit, pas një apokalipsi që vret shumicën e popullsisë, që shkatërron institucionet dhe kulturën që kemi krijuar prej shekujsh, ka qenë një temë interesante e shumë librave, filmave e video-lojërave.

18:24
Nusja e Justin Bieber është “zjarr”! (FOTO)

Dasma e Justin dhe Hailey Bieber ka qenë kryefjala e të gjithë mediave rozë për ditë me radhë.

18:24
Foto/ U ekzekutua sot në Lushnje, ky është Besmir Hida

Është publikuar foto e Besmir Hidës, 40 vjeçari i ekzekutuar sot në Lushnje teksa po pinte kafe në një lokal.

18:03
Një grua e pastrehë mahnit me zërin e saj metron në Los Angeles

Një grua e pastrehë me një zë prej engjëlli, mahniti përdoruesit e metrosë në Los Angeles kur nisi të këndonte për ta.

18:00
Blogerja e njohur: Motra ka patur më shumë fat me djemtë!

Blogerja simaptike Sarah Berisha dhe motra e saj më e madhe, Ditea, ishin të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth marrëdhënies dhe përditshmërisë së tyre.

17:53
Vizita në Estoni, Meta merr mbështetjen për procesin integrues në BE

Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Estoni, ku është takuar me zyrtarë të lartë të këtij vendi. Në takimin me homologen Kersti Kaljulaid, Meta thotë se ka ndarë “të njëjtat vizione për sfidat e sigurisë europiane, proceset e integrimit euroatlantik dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok.”

17:50
Prish sfilatën, Gigi Hadid e kap dhe e nxjerr jashtë me dhunë (VIDEO)

Gigi Hadid nuk toleron kur bëhet fjala për punë.

17:45
Festohet në Rusi ditëlindja e 100 e kallashnikovit – FOTO

Dhjetëra kadetë dhe të rinj në ushtrinë ruse, janë afeksionuar jo pak me atë që ndoshta është arma e zjarrit më e famshme në botë ndërkohë që vendi i tyre përgatitet të shënojë 100 vjetorin e lindjes së Mikhail Kallashnikovit, prodhuesit të armës legjendare.

17:29
Finlandë/ Me shpatë në shkollë, 1 viktimë dhe 10 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm të dhunshëm në një shkollë në qytetin Finlandez Kuopio.

17:26
E paftuar në pasarelë, Hadid nuk vihet re nga siguria

Një e paftuar hyri në pasarelën e Chanel në javën e modës në Paris dhe sfiloi e patrazuar bashkë me modelet për finalen e madhe.

17:19
E gjuajti në emision për gjoksin, ish-missi: Gjuzi s’e kishte me “ballkonin” tim, i imi është i parrezikshëm!

Vetëm pak ditë më parë, deputeti i kuvendit Kujtim Gjuzi ngacmoi në studio ish-missin shqiptar, Silvana Bushati, duke i thënë se ka “ballkon” të rrezikshëm, referuar gjoksit.

17:17
Taivan/ Bie ura, 10 të plagosur – FOTO

Një urë rrugore është shembur në Nanfangao,në Tajvani lindor, duke lënë të paktën 10 persona të plagosur.

16:59
Rusia inauguron “qytezën” e re në Tiranë, ambasadori largohet nga Shqipëria

Rusia do të ketë një kompleks të ri ambasadorial në Tiranë. Përfundimet e punimeve janë inauguruar më 27 shtator, ku të pranishëm ishin përfaqësues të trupit diplomatik rus dhe zyrtarë shqiptarë.

16:54
Foto/ Rastësi apo imitim? 10 rastet kur vipat janë veshur njësoj

Kur zgjedhin rrobat e tyre, të famshmit dëshirojnë të duken tërheqës dhe të bien në sy. Pra, nuk ka asgjë befasuese për faktin se yjet shpesh herë zgjedhin të njëjtat rroba.

16:53
Vdes gazetarja e BBC-së, në moshën 27-vjeçare

Gazetare e njohur e BBC-së, Hanna Yusuf ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, një vdekje që familjarët e saj e përshkruajnë si të papritur.

16:44
Netët e ahengut shkodran, muzika tradicionale në oborret e shtëpive

Për 3 netë me radhë, odat dhe oborret karakteristike të shtëpive shkodrane ishin mikpritëse të muzikës tradicionale qytetare.

16:39
Man.Utd, starti më i dobët i sezonit

Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e së hënës ndaj Arsenalit duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve pas 7 javëve kampionat.

16:39
1 ton drogë, identifikohen 4 shqiptarët e arrestuar në Greqi

Katër shqiptarë të moshave 42 ,25, 35 dhe 42 vjeç janë arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se janë pjesë e klanit mafioz që kryente transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Turqi.

16:37
SHBA: Nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat në zgjedhjet e kësaj jave në Kosovë

Ambasada amerikane në Kosovë ka lëshuar në deklaratë ku thotë se ata nuk mbështesin asnjë parti politike në Kosovë apo edhe kandidatë në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë javë.

16:35
MotoGP në Tajlandë/ Marquez, kampion bote të dielën!

Ndalesa e radhës së Botërorit të MotoGP është Çmimi i Madh i Tajlandës që do të zhvillohet këtë fundjavë dhe Marc Marquez mund të mbyllë përfundimisht llogaritë e titullit të 8 kampion bote në karrierë duke qenë se diferenca me Doviciozon është 98 pikë.

16:29
Kina paraqet predhën e re hipersonike: Godet kudo në SHBA për 30 minuta

Kina organizoi paradën ushtarake më të madhe të të gjitha kohërave me rastin e 70-vjetorit të krijimit të shtetit komunist.

16:26
Top Talk/ “Disiplina “të mbajë” dorën”. Presidenti Halili kërkon dënim selektiv, jo kolektiv për Tiranën

Presidenti i Ekipit të Futbollit Tirana Refik Halili dënoi dhunën që ndodhi në Selman Stërmasi, ndërsa ka kërkuar që të dënimi për Tiranën të jetë selektiv, jo kolektiv.

16:26
Shqiptari më i fortë në Angli, dënohet me 6 vite burg

Jimmy Marku, i konsideruar si krenaria e komunitetit shqiptar në Angli pas pjesëmarrjes në garën “Britain’s Strongest Man” (Burri më i fortë në Angli), duke e fituar atë në vitin 2008, është dënuar për trafikimin e njerëzve drejt Anglisë.

16:05
Top Talk/ Presidenti i Tiranës për akuzat e Partizanit: Akt Terrorist? Hetimet provojnë diçka tjetër

Presidenti i Ekipit të Futbollit Tirana Refik Halili në një rrëfim ekskluziv këtë të martë për Top Talk foli për dhunën që i parapriu derbit me Partizanin këtë të shtunë.

16:05
Kombëtarja për femra nis punën për sfidat e radhës

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka nisur grumbullimin për ndeshjet e radhës eliminatore të Evropianit të vitit 2021 ndaj Portugalisë dhe Finlandës.

15:59
Botërori i Atletikës/ Warholm, kampion i 400 m me pengesa

Karsten Warholm konfirmohet si atleti më i mirë në garën e 400 m me pengesa.

15:50
Barcelona-Inter, katalanasit dominojnë në financa

Të mërkurën do të luhet sfida mes Barcelonës dhe Interit në Ligën e Kampioneve, një përballje kjo që luhet edhe në fushën e financave.

15:30
Bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë për rrugën drejt BE-së

Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë kanë bërë një hapë para, drejt bashkëpunimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

15:29
Kina tregon forcën/ Paradë me armë dhe raketa për 70 vjetorin

Kamionë që transportonin armë, përfshirë raketa bërthamore, parakaluan të martën në Pekin, për të shënuar 70-vjetorin e Kinës komuniste.

15:25
Pranga për dhunën në stadium/ Në kërkim autorët e kurthit për tifozët e Partizanit

Për dhunën e zhvilluar midis tifozëve gjatë ndeshjes së derbit Tirana-Partizani, policia e Tiranës, dhe konkretisht Komisariati Numër 2, ka proceduar penalisht 9 persona.

15:23
Digitalb dhuron dekoderat/ Përfitoni dhjetëra kanale me filma, sport dhe për fëmijë

Top media në fakt ka zhvilluar teknologjinë për t’ju përgjigjur kërkesave të strategjisë së vitit 2012.

15:22
Sot dita e të moshuarve/ Shqiptarët ankohen, të huajt të kënaqur

1 Tetori, Dita Botërore e të Moshuarve, e caktuar me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shërben për të na kujtuar se një përfshirje e të gjitha moshave është vendimtare për të pasur qëndrueshmëri, mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë.

15:11
Raporti për hetimin e Presidentit/ Opozita e re paralajmëron se do flasë ndryshe nga PS

Alban Zeneli nënkryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar që ka marrë nën hetim presidentin Ilir Meta, nën dyshimin se ka shkelur kushtetutën, tregon për Top-Channel se kur do të jetë gati raporti që do të diskutohet dhe votohet në parlament.

15:01
Policia shpëton të mbijetuarit e kapur pas pakove të kokainës

Tre persona u gjetën nga rojat bregdetare në Kolumbi, në mes të detit dhe pa asgjë tjetër ku të kapeshin për të pluskuar, përveç pakove të kokainës.

14:48
Mat/ Zihen për pronat, vëllai ekzekuton me kallashnikov babë e bir e më pas vret veten

Një sherr i vjetër per pronat mes dy vëllezërve në Xibër të Klosit përfundoi me tre të vrarë.

14:39
Falsifikonte siguracionin e automjeteve, nën pranga 21-vjeçari

Pas një hetimi dy mujor për goditjen e falsifikimit të siguracionit të automjeteve është vënë nën pranga një 21-vjeçar dhe janë dokumentuar 13 raste të mashtrimit me Policë Sigurimi për automjete të qytetarëve që udhëtonin nga Italia për në Shqipëri.

14:35
Një tjetër tërmet lëkund kryeqytetin, detajet

Një tërmet i magnitudës 3.4 ka rënë në afërsi të kryeqytetit.

14:30
Në Shtëpinë Tonë/ Karta e rezidentit falas dhe e shpejtë për t’u pajisur

Karta e rezidentit është një dokument që i jep të drejtë qytetarëve të parkojnë pa pagesë në hapësirat e vijëzuara “Për Rezidentë”.

14:19
Kryetari i KLP takon në Hagë Presidentin e Eurojust: Së shpejti do caktohet prokuror pranë saj

Eurojust mbështet vendet të BE në bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimin te integruar të kufive.

14:19
Durrës/ Kapet duke vjedhur në banesë, nën pranga 29-vjeçari

Falë bashkëpunimit me qytetarët e qytetit të Durrësit me Policinë është bërë e mundur arrestimi i një shtetasi, duke parandaluar rastin e vjedhjes së një banese.

14:13
Rezoluta e parlamentit për negociatat. Ja amendamentet e Ditmir Bushatit

Parlamenti të enjten do të diskutojë dhe votojë një projekt-rezolutë në mbështetje të çeljes së negociatave BE-Shqipëri.

14:09
Trump kërkon ndihmë nga kryeministri i Australisë, për të hetuar Mueller

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka telefonuar kryeministrit të Australisë, Scott Morrison, dhe i ka kërkuar ndihmë për të hetuar punën e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller.

14:05
Teatri Kombëtar, Vokshi: Projekti mafioz shkel kushtetutën, bashkëpunëtorët e Ramës para drejtësisë

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ceku çështjen e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, të cilin e cilësoi si një projekt mafioz dhe kriminal dhe ku u shpreh se Edi Rama dhe Erion Veliaj “po mbajnë të fshehtë emrat e kompanive që kanë pranuar të bëhen pjesë e planit mafioz për ndërtimin e 6 kullave.”

14:05
Hetimet për gropat në stadium/ Akt ekspertimi për dyshimet se u mbushën me lëndë piroteknike

Policia po vijon hetimin për incidentet e dhunshme në stadiumin Selman Stërmasi ditën e shtunë.

13:55
Rikthehet Champions, luhen ndeshjet e javës së dytë

Liga e kampioneve rikthehet me ndeshjet e javës së dytë të saj që do të luhen këtë të martë dhe të mërkurën.

13:51
Një ton hashash e fshehur nga shqiptarët në ishullin grek (Foto+Video)

Departamenti i anti droges së Rojes Bregdetare greke, ka zbuluar mesditën e së hënës, një sasi prej 1 ton kanabis me vendin Piperi të ishullit Alonis, në detin Egje.

13:49
Vijonë regjistrimet për Gjysmë-Maratonën e Tiranës, mbahet më 13 tetor

Gjysmë-Maratona e Tiranës do të zhvillohet këtë vit në datën 13 tetor, në edicionin e saj të katërt, me mbi 1 mijë vrapues të regjistruar nga 35 vende të ndryshme të botës.

13:49
“Fabrika e foshnjave”, 19 gra përdhunoheshin që t’ua shisnin fëmijët

19 gra shtatzëna dhe katër fëmijë janë shpëtuar nga një “fabrikë bebesh” në Nigeri.

13:37
Gara për kryeprokuror/ Këshilli i lartë i Prokurorisë diskuton kriteret për zgjedhjen

Tre pretendentet për postin e prokurorit të përgjithshëm po i afrohen finisht të garës.

13:12
Përvjetori i Kinës/ Festimet në Pekin shënojnë 70 vitet e sundimit komunist

Kamionë që transportonin armë, përfshirë raketa bërthamore, parakaluan të martën në Pekin, për të shënuar 70-vjetorin e Kinës komuniste.

13:00
Emisioni “Hipokrati” ndihmon 29 vjeçarin e paralizuar

Erjon Xhangoli, 29 vjeç nga në fshati Barç në Korçë prej vitit 2011 jeton i paralizuar. Kur ishte vetëm 21 vjeç emigroi në shtetin grek, atje u aksidentua e ra në një greminë.

12:41
Rusët heqin dorë nga alkooli? Raporti i OBSH-së, shifra befasuese

Rusia mund ta ketë ende reputacionin e vendit me konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në botë, por një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i publikuar së fundi, tregon se konsumimi i alkoolit në vendin e “vodkës” ka rënë me 43% që nga viti 2003.

12:33
Fotot/ Policia angleze: Na ndihmoni të identifikojmë shqiptarët “vrasës”

Policia angleze ka kërkuar ndihmën e publikun në zbulimin e autorëve të një vrasje.

12:26
Kartmonedhat e reja në qarkullim. Çfarë ndodh me të vjetrat

Sot më datë 30 shtator 2019, Banka e Shqipërisë hodhi në qarkullim dy nga kartëmonedhat e Serisë së Re, përkatësisht prerjet 200 Lekë dhe 5000 Lekë.

12:15
Tiranë/ Ndotje dhe zhurmë, lavazhe dhe gomisteri pranë banesave

Shumë qytetarë të Tiranës detyrohen të zgjohen me zhurmën e presionit të ujit të lavazhit që kanë ngjitur.

12:15
Nëna që vrau hajdutin para shkollës votohet nga populli si politikane

Një hajdut 21-vjeçar në Brazil mendoi se preja më e lehtë për t’u grabitur kuletat e celularët ishin pikërisht nënat që ishin duke çuar fëmijët në shkollë.

12:14
Emisioni “Shiko Kush LUAN”, shifra rekord audience edhe jashtë kufijve

“Shiko kush LUAN” thyen çdo rekord që në puntatën e parë të sezonit të tretë.

12:05
Rrufeja godet avionin, momente ankthi për Hertha Berlin

Skuadra e Herthës së Berlinit ka përjetuar momente tmerri dhe paniku ditën e dielë.

11:58
Basha letër bankave: Mos rrezikoni me financimin e PPP-ve. Do t’i anulojmë!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, u është drejtuar me një letër të gjitha bankave që operojnë në vend dhe Guvernatorit të Bankës se Shqipërisë.

11:43
Pas divorcit, Adele në një romancë me reperin?

Këngëtarja Adele është parë të shoqërohet kaq shumë me reperin Skepta sa burime të ndryshme shprehen se me shumë mundësi, artistët po jetojnë një romancë.

11:24
Shfaqet premiera e “Maleficent 2″/ “Mistress of evil” del nëpër kinema më 18 tetor

Angelina Jolie shkëlqeu në premierën e filmit të saj të fundit, “Maleficent: Mistress of Evil“. Më herët, aktorja kishte shpejguar për gazetarët përse beson se personazhi I saj, ka jehonë mjaft të madhe tek publiku.

11:11
Reforma në drejtësi shembull për vende të tjera, Shqipëria “lektore” e Moldavisë

Një delegacion i strukturave të larta drejtuese politike dhe institucionale në Moldavi, zhvilloi një takim të zgjeruar me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për të mësuar detaje mbi procesin e Reformës në Drejtësi i cili pritet të zbatohet edhe në shtetin moldav duke pasur si model Shqipërinë.

11:10
Gega, e nënta në botë/ Thyen rekordin kombëtar në garën me pengesa

Luiza Gega bëri një paraqitje mjaft të mirë në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit.

11:05
Foto/ Lë punën, vetëm që të “llastojë” burrin

Katrina Holte la punën vetëm për të filluar një jetë të re. 30-vjeçarja zgjohet çdo mëngjes në orën 06:30, i bën gati rrobat bashkëshortit i përgatit mëngjesin dhe i vendos me vete drekën që do ta marrë në punë.

10:57
1000 dollarë për të hyrë në ishullin Komodo, shtëpia e hardhucës më të madhe në botë

Ishulli indonezian i Komodo, shtëpia e hardhucës më të madhe në botë, të njohur si dragoi Komodo, nuk do të mbyllet për turistët vitin e ardhshëm ashtu siç ishte paralajmëruar.

10:54
ShBA, sanksione të reja Rusisë/ Ndëshkohen njerëzit e Putinit për shkak të ndërhyrjes në zgjedhje

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione te reja mbi subjektet ruse, edhe këto te lidhura me ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet amerikane.

10:50
Krimbi shkatërron lakrat, pesticidet nuk bëjnë më efekt në Divjakë

Sipërfaqet e mbjella më lakër dhe brokoli në fshatrat e Divjakës janë pushtuar nga krimbi i murrmë.

10:47
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Ndalohet nga policia 34-vjeçari

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndaluar nga policia me qëllim ekstradimi.

10:43
Meta me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve: Më shumë vëmendje e përkujdesje

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti i Republikës Ilir Meta priti dje në një takim një grup të moshuarish.

10:37
Tensionohet situata në Vlorë/ Pronarët kundërshtojnë shembjen e godinave

Është tensionuar sërish situata në Vlorë, ku pronarët e godinave po kundërshtojnë aksionin e IKMT-së.

10:33
Katër muaj burg shtetasit amerikan për foton Rama – Obama

Një burrë që sajoi një kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.

10:25
U kap me telefona në burg/ Asmer Bilali në regjim të veçantë

Ish kampioni i boksit Asmer Bilali, një nga anëtarët e dyshuar të bandës “Bajri” do të qëndrojë në regjim të mbikqyrjes së veçantë. Vendimi është marrë sot  nga Gjykata e Tiranës.  

10:24
Nis fikja e antenave analoge, kjo është lista e kanaleve që sapo hoqën sinjalin

Ashtu siç ishte deklaruar, në orën 10 ka nisur fikja e kanaleve analoge për qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

10:11
Leyla Moses-Ones: Gratë rol thelbësor në ofrimin e sigurisë

Nga aktiviteti i ‘Institutit për Vajzat dhe Gratë në Politikat e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare” e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones foli për sfidat e sigurisë.

10:09
Atentati në Lushnje/ Gjendet makinë e djegur, dyshohet e autorëve

Një makinë e djegur është gjetur në dalje të qytetit të Lushnjës. Makina që dyshohet se është përdorur nga atentatorët e vrasjes së Besnik Hidës është gjetur pranë By Pass-it.

09:57
Anija shqiptare shpëton 110 emigrantë brenda dy ditëve

“Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj shpëtuan 110 emigrantë, në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve, gjatë patrullimit në detin Egje”, shkruan ministrja Olta Xhaçka në një postim në Facebook.

09:46
Berat/ Fermerët drejt falimentimit, hidhet 30% e prodhimit të domates

Mallrat e importit,mungesa e tregut të shitjes dhe mungesa e subvencionimeve nga shteti ka bërë që prodhimet vendase të tokave bujqësore të serave në fshatin Kutalli në Urë-Vajgurore të mbeten “stok”.

09:30
Gërmime në Gjirokastër/ Çfarë u zbulua në kalanë e Paleokastrës

Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me ekipin italian të arkeologëve nga universiteti i Maçeratës kanë nxjerrë në dritë detaje të reja të rëndësishme pas gërmimeve disa javëshe në kalanë e Paleokastrës.

09:22
I fshihej policisë prej 17 vitesh në një shpellë

Një 69-vjeçar që kishte 17 vite në arrati pasi kishte dalë nga burgu, kap më në fund nga policia kineze, të cilët ia panë shpellën ku fshihej nëpërmjet dronëve.

09:21
Cakaj: Njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB, pranim i realitetit objektiv

Gjatë pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, u takua me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese të OKB-së, Rosemary DiCarlo.

08:59
Aksioni vazhdon! IKMT rinis shembjen e godinave në Vlorë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rinisur aksionin për prishjen e plazheve dhe minimoleve në Vlorë.

08:40
Ekskluzive/ Denoncimi ndaj Gjoka Construction, oficerët e Krimeve të Rënda mbërrijnë në rrugën e Arbërit

Oficerë të krimeve të rënda mbërrijnë në rrugën e Arbërit për të kryer kqyrjet për llogari të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Doloresa Musabelliu.

08:29
Atentat në Lushnje, vritet për hakmarrje Besmir Hida

Një 40 vjeçar u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e së martës në Lushnje. Besmir Hida po pinte kafe në lokal kur iu bë atentati. Dy persona me maska ngjitën shkallët duke e qëlluar nga dy drejtime të ndryshme viktimën që po pinte kafe në lokalin mbi supermarketin që kishte në pronësi.

08:28
Sot në orën 10 fiken antenat analoge në Tiranë e Durrës. Kalo në dixhital!

Sot në orën 10 fiket kanali analog për qarkun e Tiranës dhe Durrësit. Fikja e sinjalit vjen pas vendimit të AMA-s ku mesnata shënoi fikjen e antenave.

08:20
Avokatit të presidentit, Giuliani, i kërkohet të dorëzojë dokumente

Presidenti i SHBA Donald Trump u shpreh të hënën me zemërim rreth hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve që synon ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij, ndërkohë që udhëheqësi republikan i Senatit deklaroi se ai nuk do të kishte “zgjedhje tjetër” përveçse të lejojë hapjen e një gjyqi në Senat nëse Dhoma vendos të nisë procedurat.

08:18
Presidenti Trump sugjeron arrestimin e kongresmenit demokrat për “tradhti”

Presidenti amerikan Donald Trump përshkallëzoi të hënën sulmet ndaj kreut demokrat të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, Adam Schiff, duke sugjeruar se ai duhet të arrestohet për “tradhti”.

08:09
FIFA merr vendimin/ Cardiff do paguajë shumën e transferimit të Emiliano Sala

FIFA ka marrë vendim që Cardiff City ta paguajë shumën e transferimit të Emiliano Salas që humbi jetën tragjikisht në fillim të këtij viti.

07:57
Prijnë Lista Serbe, LDK, PDK, ja partitë që po gjobiten për shkelje gjatë fushatës

Subjektet politike që po garojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, i kanë intensifikuar aktivitetet e tyre zgjedhore, por edhe i kanë shtuar gjobat për shkak të paraqitjes së shumë ankesave për shkelje të kodit të mirësjelljes.

07:48
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:32
Trafikonin shqiptarët në Angli, arrestohet 15 persona në Angli, Belgjikë dhe Gjermani

Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar sepse trafikonin njerëz në Mbretërinë e Bashkuar në kamiona.

07:17
Foto/ Nuset më të ‘tmerrshme’ që keni parë ndonjëherë

Dita e dasmës është dita më e rëndësishme e jetës sidomos për femrat.

06:53
Apple me probleme, hakerat sulmunojnë sistemin

Një dobësi e re në sistemin operativ iOS të Apple prek me qindra milionë iPhone, iPads dhe iPod, thotë Forbes duke cituar studiuesin që e zbuloi.

06:47
Të hash çdo ditë të njëjtin mëngjes – Ndikimi për rënien në peshë

Kur hani të njëjtin mëngjes, sidomos kur përfshini shumë nga vlerat ushqimore, ndërtoni një rutinë ideale për organizmin.