E martë, 03 Shkurt 2026
15:55
Shtyrje e re për misionin e pilotuar Artemis 2 drejt Hënës, nisja tjetër në mars

Kthimi i njerëzimit në Hënë është shtyrë përsëri, pasi NASA njoftoi se po shtyn nisjen e misionit me pilot Artemis 2 për të paktën një muaj, pas problemeve teknike të regjistruara në një provë kritike para nisjes.

15:47
Një aeroplan i vogël rrëzohet në Mançester, një nga pasagjerët del me parashutë

Një avion i vogël u rrëzua mëngjesin e së martës, 3 shkurt, pranë autostradës M62, në zonën Littleborough të Rochdale, Manchester, Britani.

15:40
Merkatoja e janarit u mbyll, koha e bilancit; kush shpenzoi më shumë?

Të hënën e 2 shkurtit u mbyll merkatoja e transferimeve e muajit janar dhe si gjithnjë, në raste të tilla bëhet edhe një bilanc dhe klasifikim. Cili kampionat ka shpenzuar më shumë në këtë sesion të merkatos?

15:36
Gjyqi për librat e Kadaresë/ Akuzë penale nga prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Shitja e librave të kolosit të letërsisë shqiptare Ismail Kadare ka përfunduar në gjykatën penale të Tiranës.

15:26
Të huajt zbulojnë Vlorën, rriten kërkesat për punë e qëndrim. Shumica janë nga Italia, Ukraina dhe India

Kërkesat për punë dhe qëndrim nga shtetas të huaj që duan të jetojnë dhe punojnë në qytetin e Vlorës janë shtuar ndjeshëm.

15:17
Incidenti me Audero; tifozëve të Interit iu ndalohen transfertat deri në 23 mars

Tifozëve të Interit iu ndalohen transfertat deri në 23 mars. Ky është vendimi i marrë nga Ministri i Brendshëm Italioan, Matteo Piantedosi pas ngjarjes së rëndë të goditjes me kapsollë të portierit të Cremoneses, Emil Aduero.

15:10
PS dhe PD ndajnë “mjaltin”, ndahen paratë e zgjedhjeve. Aleatët e vegjël kërkojnë shpërndarje më të mirë

2026 nuk është vit zgjedhor, por për politikën është sërish vit i artë. Llogaritë e tyre bankare do jenë sërish plot me para, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u shpërndau fondin vjetor që kap shifrën e 3.5 milion eurove. 

15:08
“Ju jeni e keqja banale”, Gogu i përgjigjet Berishës: Mos sillni haluçinacione politike në mes të Europës

Ministri Toni Gogu i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës nga foltorja e Kuvendit, pasi kreu i PD iu drejtua mazhorancës “ju jeni e keqja banale:”

15:04
U kthye në futbollin turk, Rey Manaj firmos zyrtarisht me Sivasspor

Rey Manaj prej ditësh është kthyer në Turqi për t’u bashkuar sërish me Sivasspor, ku u prit me entuziazëm shumë të madh nga tifozët e kësaj skuadre, por vetëm këtë të martë ai nënshkroi zyrtarisht kontratën me skuadrën e tij.

14:59
Foto-galeri/ Berisha i rrethuar nga deputetët dhe garda, çfarë nuk u pa sot në Kuvend

Nuk kaloi pa tensione as kjo seancë plenare.

14:55
Punimet në aksin Librazhd-Korçë, policia njofton drejtuesit: Përdorni rrugën Maliq- Lozhan- Moglicë- Gramsh

Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd-Korçë”, në fshatin Dragostunjë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor, nga data 03.02.2026 deri më datë 05.02.2026, gjatë intervaleve kohore 22:00 – 05:00.

14:42
Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen në mënyrë mizore me figurën e babait tim

Me një reagim të ashpër, Marie Poradeci, vajza e shkrimtarit të madh Lasgush Poradecit, ka treguar në “Shqipëria Live” se në Vjenë do organizohet një event për shkrimtarin por familja nuk është ftuar.

14:25
Ish-nëndrejtori i Hipotekës, Enis Hoxha paraqitet në SPAK

Ish-nëndrejtori i Hipotekës, Enis Hoxha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

14:20
“Ndryshova mendim për Lavrovin pas luftës”, Lajçak flet pasi i dolën bisedat me Epstein: Ndërgjegjjen e kam të pastër

Miroslav Lajcak ka folur për të parën herë që prej dhënies së dorëheqjes  nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë. Ish i dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, që deri tani ishte përpjekur t’i shmangte deklaratat, pohoi për transmetuesin publik “Rádio Slovensko”, se në nuk i kujtohen saktësisht mesazhet e shkëmbyera me Jeffrey Epstein dhe nuk mund t’i konfirmojë, por as t’i mohojë ato.

14:19
‘Milano-Cortina 2026’, të ftuarit, orari dhe programi i Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore

Të premten e 6 shkurtit Italia përgatitet të mahnisë botën me një event që premton të rishkruajë rregullat e festave olimpike. Në orën 20:00 të kësaj dite dritat e Meazzas që me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore, do të quhet Milano San Siro Olympic Stadium, do të ndizen për t’i dhënë startin këtij kompeticioni me Ceremoninë e Hapjes që është konceptuar ndryshe nga parada klasike brenda një arene.

13:58
Opinion/ Auron Tare: Uniforma e huaj

Nga Auron Tare

13:46
Përplasja mes familjeve Ndoka–Nikulaj / Gazetari Artan Hoxha tregon si nisi konflikti: Hera e tretë mund të jetë fatale

Një konflikt i nisur një vit më parë në Shëngjin mes të rinjve Ndoka dhe Nikulaj solli atentatin e tre ditëve më parë në Lezhë, ku u plagos gabimisht Sokol Daci.

13:41
Inteligjenca artificiale krijon fe? Paralajmërojnë ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

Shumë shqetësim ka ngjallur një zhvillim i fundit i Inteligjencës Artificiale dhe që ndodhi gjatë krijimit të një rrjeti social të quajtur Moltbook, i konceptuar për agjentët AI.

13:29
“Dje ikën dritat 42 herë”/ Meta tregon kushtet në burg: Po vdesin të burgosurit nga mungesa e trajtimit shëndetësor

Kreu i Partisë së Lirisë, pas interpelancës në Kuvend për arrestimin e tij, ka reaguar nga paraburgimi duke shprehur kushtet e burgut ku ndodhet.

13:25
Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë: Vjen erë e keqe

Prej më shumë se dy javësh banorët e fshatit Tërovë në Maliq përballen me një situatë të pazakontë që lidhet me ujin e pijshëm.

13:17
Zgjedhjet e mesmandatit, Trump: ICE po frikëson hispanikët e afro-amerikanët

Trump i druhet humbjes në zgjedhjet e mesmandatit dhe po studiuar mënyrat për të ndikuar votën: Kjo është hipoteza që hedh Corriere della Sera, i cili analizon idenë se sjellja e ashpër e agjentëve të ICE dhe prania ë tyre në afërsi të qendrave të votimit, mund të jetë një mënyrë për të frikësuar hispanikët dhe afro-amerikanët.

13:11
Thellohet skandali për Mandelson, i dërgoi Epstein të dhëna për qeverinë britanike

Përfshirja e Lordit Peter Mandelson në skandalin Epstein mund të shkojë përtej pagesave të bëra nga financieri pedofil, përfshirë një të tillë në emër të Reinaldo Avila da Silva, partnerit të politikanit të njohur laburist në vitin 2009, sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

13:04
Ekipet Kombëtare të moshave, ja kush do jenë trajnerët e skuadrave U19 dhe U17

Ekipet kombëtare të moshave pësojnë ndryshime në drejtimin teknik të tyre. Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur emrat e dy trajnerëve që do të ulen në pankinat e Kombëtares U19 dhe asaj U17, e gjithë kjo në funksion të zhvillimit dhe konsolidimit të futbollit të të rinjve.

12:49
Messi-Newell’s Old Boy ribashkohen? Arrihet akordi paraprak për rikthimin në 2027

Që Lionel Messi një ditë do të kthehet aty ku bëri hapat e tij të parë në botën e futbollit kur ishte vetëm një fëmijë 5 vjeç, te Newell’s Old Boys, ky nuk është një mister.

12:40
Sarandës i duhen punëtorë, sektori i turizmit vuan mungesën e stafit të kualifikuar, krizë edhe për parkime

Sarandë–Ksamil, dy nga destinacionet më të frekuentuara turistike të jugut të Shqipërisë, vijojnë të tërheqin çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.

12:38
Nuk pranoi të kontrollohej në Bllatë dhe tentoi të largohej me automjet duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

Pika e Kalimit Kufitar Bllatë Nuk pranoi të kontrollohej në vijën e dytë dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, kapet dhe arrestohet 42-vjeçari. Sekuestrohet automjeti me të cilin lëvizte 42-vjeçari. Më datë 02.02.2026, rreth orës 17:20, është paraqitur në dalje të R.Sh., me automjetin e tij, shtetasi G. […]

12:34
Pas Francës edhe Spanja ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16-vjeç, kryeministri Sanchez: Janë shumë të ekspozuar ndaj abuzimit e dhunës

Spanja do të kërkojë të ndalojë përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga të miturit nën moshën 16 vjeç, njoftoi këtë mëngjes kryeministri i vendit, Pedro Sánchez.

12:32
Përse po thahet Prespa? Shqipëria, Greqia e Maqedonia e Veriut me strategji të përbashkëta për ruajtjen e liqenit

Prespa është një nga ekosistemet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme në rajon, ndaj studiues dhe ekspertë nga Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut përgjatë tre ditëve do të sjellin zhvillimet më të fundit në kërkimin shkencor dhe sfidat me të cilat po përballet kjo zonë e mbrojtur.

12:29
Topalli i përgjigjet Ballës: Nuk të kam takuar kurrë, në 2021 kandidova kundër PD-së se ju kishit kapur Bashën

Deputetja demokrate Jozefina Topalli i është përgjigjur Talulant Ballës, i cili iu drejtua me pyetjen ” e mban mend kur bashkëpunuam kundër Berishës në 2021?”

12:26
Më shumë tokë, më pak para/ INSTAT: Fermerët punuan sipërfaqe më të mëdha, por fitimet ishin më të ulëta

Fermerët shqiptarë në vitin 2024 punuan më tepër tokë, dhe fituan më pak, këtë realitet e tregojnë të dhënat e INSTAT.

12:25
Finalja e Super Bowl, çfarë duhet të dimë për ngjarjen më të madhe sportive amerikane?

Në mesnatën mes 8 dhe 9 shkurtit me orën evropiane, do të zhvillohet edicioni i 60 i finales së Super Bowl në NFL, ngjarja më e madhe dhe më e ndjekur sportive në SHBA. Këtë vit Trofeu Vince Lombardi do të diskutohet nga Seattle Seahawks dhe New England Patriots në një përsëritje të finales së 2015.

12:05
“Lajeni gojën kur flisni për ne”/ Balla i drejtohet Topallit: E mban mend kur bashkëpunuam kundër Berishës në 2021?

Seanca e sotme plenare është përshirë nga debate dhe tone të larta zëri.

11:56
Berisha kërkon t’i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Sali Berisha kërkoi në Kuvend t’i përgjigjej Toni Gogut, ndërsa deputetët demokratë bllokuan foltoren.

11:56
“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

Në nisje të fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë citoi filozofen e njohur Hanna Arendt.

11:52
Dëmtimi i Yildiz, dalin përgjigjet e ekzaminimeve mjekësore, ja kur kthehet ylli i Juventusit

Fitorja në Parma la pak shije të hidhur te Juventusi për shkak të gjendjes së Kenan Yildiz që kishte kërkuar zëvendësimin e tij në pushim të ndeshjes pasi sipas Luciano Spalletti kishte ndjerë një shqetësim në kofshën e majtë.

11:47
E mbani mend Edgar Çanin? Në ditën e fundit të merkatos gjen skuadrën e re në futbollin italian

Edgar Çani është futbollisti më i ri i Montegranaro. Sulmuesi nuk ndalet as në moshën 37-vjeçare, pasi ka firmosur sot me ekipin që militon në ligat rajonale, pra futbollin amator.

11:39
Tedi Blushi nxjerr në Kuvend videon e arrestimit të Metës: U rrëmbye për 2 orë para se t’i lexonin vendimin e gjykatës. Ministri: Nuk është persekutuar politikisht

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi gjatë interpelancës me ministrin e Drejtësisë, nxori videon e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

11:32
Përmirësohet gjendja e Sokol Dacit që u plagos gabimisht/ Dyshohet se atentati ndodhi pas sherrit të një viti më parë, policia e njoftoi si aksident

Tre ditë pas atentatit, është përmirësuar gjendja shëndetësore e Sokol Dacit, 30-vjeçarit i cili mbeti i plagosur aksidentalisht në berberhanen e tij në Lezhë.

11:31
Mane fton bashkë me bashkëshorten, tifozen personale që refuzoi ta takonte në fushën e lojës

A e mbani mend Sophia Amelian, tifozen e përkushtuar që fluturoi nga Shtetet e Bashkuara në Marok gjatë Kupës së Botës AFCON, duke shpresuar për një moment të paharrueshëm me heroin e saj të futbollit, Sadio Mané?

11:27
Polonia zbulon spiunin rus brenda Ministrisë së Mbrojtjes: E kemi ndjekur prej muajsh, provat janë shumë të forta

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë njoftoi se një nga punonjësit e saj është ndaluar dhe akuzuar për bashkëpunim me një shërbim të huaj inteligjence.

11:24
“Mund të kemi lajme të mira nga lufta në Ukrainë”, Trump: Po ecim shumë mirë, hera e parë që po e them

Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij mund të ketë së shpejti “disa lajme të mira” lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, diçka që presidenti amerikan ka pohuar se mund ta bënte brenda 24 orëve nga rikthimi në detyrë për mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

11:20
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitë të papritur në Kiev, pritet nga Zelensky, nderojnë ushtarët e rënë në luftë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur të papritur në Kyiv për një vizitë diplomatike, raporton Kyiv Post.

11:17
“70 mijë euro për kokën e Dorjan Shkozës”/ “Zbërthehet” Henrik Hoxhaj: Një armë mu bllokua, Nuredin Dumani ishte pas meje

Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Posaçme, Henrik Hoxhaj ka rrëfyer me detaje mënyrën se si u organizua dhe u krye atentati ndaj Dorjan Shkozës, duke shpjeguar rolet, armët e përdorura dhe pagesën për ekzekutimin.

11:13
Hetimet për krime kibernetike, prokuroria e Francës bastis zyrat e platformës X të Musk

Prokuroria e Parisit njoftoi se zyrat e platformës sociale X, në pronësi të Elon Musk, po bastisen sot si pjesë e një hetimi që nisi në janar 2025.

11:12
“E paturpshmja Reformë Territoriale”/ Akademiku Artan Fuga- opozitës: Jeni zhytur në rreth vicioz, bëni fitore orale që nuk i duhen as dreqit

Akademiku Artan Fuga iu është drejtuar me tone të ashpra deputetëve të opozitës, pas vendimit të tyre për komisionin e Reformës Territoriale.

11:11
James Harden trondit merkaton e NBA, LA Clippers po punojnë për shitjen e tij

Në Los Angeles shpërthen çështja James Harden e si pasojë tronditet edhe merkatoja e NBA.

10:46
Protestë për resortin në Rrjoll të Velipojës/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

Nis me përplasje me policinë protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë.

10:41
“Rama ju kërcënoi, juve i luteni”/ Kapri i drejtohet deputetëve të PD: Do bashkëpunoni apo jo me qeverinë?

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i është drejtuar opozitës në seancë plenare, nëse do të marrin pjesë apo jo në komisionin për Reformën Territoriale.

10:38
Sigurimi i banesave me detyrim për tërmetet dhe përmbytjet, zbardhet pr.ligji i Qeverisë: Si do përcaktohet tarifa që do paguajnë pronarët

Qeveria ka bërë gati projektligjin për sigurimin e banesave me detyrim, një mekanizëm ligjor që sipas saj synon të mbulojë humbjet që mund të pësojnë pronarët e banesave nga tërmetet dhe përmbytjet.

10:36
Milan kishte të drejtë për Matetën: francezi do të duhet të operohet e të qëndrojë 3-4 muaj jashtë fushe

Milani rezultoi se kishte të drejtë kur hoqi dorë përfundimisht nga blerja e Jean Philippe Mateta nga Crystal Palace. Klubi kuqezi, teksa ishin orët e fundit të merkatos dërgoi mjekët e tij në Londër për të vizituar futbollistin pasi dyshonin për një problem në gju të tij dhe që rezultoi i vërtetë.

10:28
Rikthimi i PD në Reformën Territoriale, Balla: Ju presim deri në darkë të shohim çfarë mendje keni

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i bëri sërish thirrje opozitës të vendosin deri sot në mbrëmje, nëse do të marrin apo jo pjesë në komisionin për Reformën Territoriale.

10:26
“Në konferencën e kryetarëve nuk është votuar për Territorialen”, Zhupa: PS nuk mund t’i imponohet PD. Boçi: E betë copë Shqipërinë me reformën

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate në lidhje me Reformën Territoriale.

10:20
“Nuk përgjigjeni sepse nuk ju pëlqen çfarë them unë”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

Deputeti socialist Erion Braçe e ka nisur me kritika fjalën e tij gjatë seancës plenare, ku ka kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë lidhur me mosfunksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë nr.5

10:12
“Më detyroi burri të gënjeja”, shqiptarja shmang depërtimin nga Mbretëria e Bashkuar

Shqiptarja Fatmire Isaku, i ka shpëtuar deportimit nga Mbretëria e Bashkuar pasi gjykata pranoi se bashkëshorti i saj ishte përgjegjës për mashtrimin e saj lidhur me kombësinë dhe të kaluarën penale.

09:47
Plani shumëfazësh për armëpushim, Ukraina dakordësohet me Europën dhe SHBA-në

Ukraina ka arritur një marrëveshje me partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara që çdo shkelje e vazhdueshme nga Rusia e një armëpushimi të ardhshëm të pasohet nga një përgjigje e koordinuar ushtarake.

09:45
Vrasjet e dy qytetarëve amerikanë, agjentët federalë të emigracionit në Minneapolis do të pajisen me kamera trupore

Agjentët federalë të emigracionit të dislokuar në Minneapolis, në shtetin e Minesotës, do të pajisen me kamera trupore, njoftoi Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS).

09:30
Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

Gjermania po përballet me një mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar — nga infermierët te specialistët e IT-së. Por Gjermania ka probleme të mëdha madje edhe politike.

09:11
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari në Lushnjë

Është dënuar me 25 vite burg 34-vjeçari që porositi një vrasje të mbetur në tentativë për gjakmarrje.

09:04
Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij do të kërkojë 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti Harvard, në kuadër të konfliktit të vazhdueshëm mes Shtëpisë së Bardhë dhe institucionit prestigjioz akademik.

08:50
Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër

Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash në dy minimarkete në Vlorë.

08:40
Sot seancë plenare, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare të radhës.

08:25
Shatërvani i Trevit me pagesë, Roma vendos tarifë 2 euro për vizitorët

Administrata e qytetit të Romës ka vendosur një tarifë hyrjeje prej dy eurosh për ata që duan të afrohen deri tek bordura e shatërvanit. Kjo masë synon të rregullojë fluksin e vizitorëve dhe të mbrojë këtë monument.

08:07
Pas muajsh tensione, presidenti i Kolumbisë Petro do të takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, pritet të zhvillojë këtë të martë në Uashington një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan Donald Trump, në atë që do të jetë takimi i parë personal mes dy liderëve pas muajsh përplasje të ashpra dhe retorike tensionuese.

07:55
Modi do të ndalojë blerjen e naftës ruse, Trump e ‘shpërblen’, ul tarifat ndaj Indisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar uljen e ndjeshme të tarifave doganore ndaj produkteve indiane, pasi sipas tij, kryeministri indian Narendra Modi ka rënë dakord të ndalojë blerjen e naftës ruse.

07:44
Zbulimet e reja për Epstein, mbyllet fondacioni i Sarah Ferguson

Fondacioni bamirës i Sarah Ferguson, i njohur si Sarah’s Trust, ka njoftuar se do të mbyllet “për një afat të pacaktuar”, vetëm pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi dokumente të reja lidhur me rastin Jeffrey Epstein.

07:33
Vranësira, reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike reletivisht të paqëndrueshme.

07:22
Përfundon paqja 7 ditore, Rusia rifillon sulmet në Ukrainë, godet disa qytete

Rusia ka rifilluar sulmet ajrore gjatë natës ndaj qyteteve kryesore të Ukrainës, duke goditur kryeqytetin Kiev me raketa balistike dhe dronë, vetëm pak orë pas përfundimit të një pauze të përkohshme të dakordësuar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump.

07:10
Ish-presidenti Clinton dhe bashkëshortja e tij pranojnë të dëshmojnë për Epstein, shmanget vota për shpalljen në përbuzje të Kongresit

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë para Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në hetimin kongresional për financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.

07:02
Presidenti i FIFA-s Infantino, i rikthehet çmimit të presidentit Trump: Objektivisht ai e meriton…

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mbrojti vendimin e tij për t’i dhënë një çmim paqeje Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke hedhur poshtë thirrjet për të bojkotuar Kupën e Botës.

E hënë, 02 Shkurt 2026
23:23
Premier League/Sunderland ndëshkon rëndë Burnley, Armando Broja hyri si zëvendësues

Sunderland shton telashet e Burnley të Armando Brojës teksa e mundi pastër me rezultatin 3-0 në ndeshjen e javës së 24 të Premier League në një ndeshje ku sulmuesi i kombëtares shqiptare u aktivizua si zëvendësues në minutën e 63 në vend të Foster, por pa mundur dot të ndihmojë skuadrën e tij.

22:53
“Epshe të çmendura dhe kanibalizëm”, Karamuço për dosjen “Epstein”: Arriti të ndërtonte një sekt pervers global

Dosja “Epstein” ka tronditur dhe po vijon të trondisë mbarë botën pas publikimit të dokumenteve, fotove e videove shokuese.

22:50
PD tërhiqet nga bojkoti i Reformës Territoriale, zbardhen debatet e plota në grupin parlamentar. Deputetët që dolën kundër

Demokratët ndryshuan mendje. Nuk do të bojkotojnë as Reformën Territoriale dhe as atë Zgjedhore. Sali Berisha i bëri ballë presionit të Taulant Ballës, por u dorëzua para deputetëve që i kërkuan të tërhiqet dhe mos përsërisë gabimet e Lulzim Bashës.

22:50
Buxheti i Francës miratohet pas tensioneve politike, si arriti qeveria të shmangte katastrofën financiare

Franca ka miratuar përfundimisht buxhetin e këtij viti, pas muajsh tensionesh politike dhe mocionesh mosbesimi, që kanë shqetësuar tregjet e borxhit dhe kanë alarmuar partnerët e saj evropianë.

22:50
Atentati në Rrilë të Lezhës, zbulohen emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim katër të rinj dhe ka ndaluar një efektiv policie, pas hetimeve për atentatin e ndodhur më 1 shkurt në fshatin Rrilë.

22:49
Afera seksuale e Bill Clinton, Milaim Zeka: Ishte me të dashurën kur vendosi të sulmonte Serbinë

Mbrëmjen e sotme në Top Story, të ftuarit në panel u ndalën të dosja ‘Epstein’.

22:44
Roma bie në Udine, verdhekuqtë humbasin vendin e katërt kundrejt Juventusit

Roma nuk ia doli të kalojë pengesën Udinese në ndeshjen e javës së 23 të Serie A. Në Bluenergy Stadium të Udine, skuadra verdhekuqe u mposht nga skuadra vendase me rezultatin 1-0 dhe mbetet me 44 pikë.

22:37
“Edhe në Shqipëri ka nivel perversiteti të Epstein”/ Analiza e Currit në Top Story: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

Publikimi i dosjeve Epstein ka marrë një vëmendje të madhe në të gjithë botën.

22:36
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Greqinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, tha të dielën ambasadorja e SHBA-së në Athinë, Kimberly Ann Guilfoyle, duke sinjalizuar interesin në rritje të Uashingtonit në rajonin e Mesdheut Juglindor.

22:32
E kërkonte Milani, mbrojtësi i padëshiruar te Chelsea kalon te skuadra që po lufton për mbijetesë

West Ham ka përforcuar mbrojtjen e tij me mbrojtësin 27-vjeçar Axel Disasi, i cili ka arritur një marrëveshje huazimi me klubin deri në fund të sezonit, pas një periudhe në ‘shpërngulje’ te Chelsea.

22:31
Vala e fortë e të ftohtit, trembëdhjetë të vdekur në Nju Jork nga hipotermia

Qyteti i Nju Jorkut ka regjistruar të paktën 13 vdekje për shkak të hipotermisë, në ditën e 11-të të një vale të fortë të të ftohtit që goditi metropolin amerikan.

22:30
“Kam ardhur i sëmurë dhe me temperaturë në seancë”, zbardhen debatet e Veliajt në GJKKO: Si të mbrohem kur s’më jepni as dosjen?

Në një deklaratë për mediat, avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar pas zhvillimit të seancës së tij sot në GJKKO.

22:17
Zyrtare / Simone Inzaghi buzëqesh: Benzema është lojtar i ri i Al Hilal

Vetëm pak çaste para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve në vendet arabe, Al Hilal i Simone Inzaghit ka bërë një lëvizje në sulm.

22:12
Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi famë ndërkombëtare me rolin e tij në serialin Narcos: Mexico, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

22:04
VIDEO/ Muriqi shënon sërish, Mallorca mund Sevillan me Marash Kumbullën në tribunë për shkak dëmtimi

Vedat Muriqi vazhdon të lërë gjurmë në kampionatin spanjoll të futbollit. Sulmuesi i Mallorcas dhe i kombëtares së Kosovës shënoi edhe në ndeshjen me Sevillan, ku mungonte Marash Kumbulla për arsye dëmtimi, për të cuar në 15 numrin e golave të shënuar në këtë sezon me fanelën e skuadrës ishullore, duke barazuar rekordin e tij personal me Mallorca në sezonin 2022/23.

21:58
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom.

21:38
Besnikëria e Yamal ndaj Barcelonës: Shpresoj të qëndroj këtu gjithë jetën, te klubi më i mirë në botë

Lamine Yamal ishte një prej protagonistëve në mbrëmjen gala të organuzuar nga e përditshmja El Mundo Deportivo për të vlerësuar sportistët më të mirë, një ceremoni e përvitshme që është në edicionin e 78 dhe që përkon edhe me 120 vjetorin e themelimit të kësaj të përditshmeje.

21:20
“Të majtë e të djathtë po prisnin që dokumentet të publikoheshin”/ Dosjet Epstein, gazetarja Kostreci në Top Story: Këtu flitet për perversitetin e elitave

Publikimi i dosjeve të çështjes Epstein nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, ka krijuar një reagim të gjerë nga populli amerikan, por jo vetëm.

21:15
Përleshje midis forcave të Haftarit dhe “grupeve të armatosura” në kufirin mes Libisë dhe Nigerisë, 3 të vdekur

Tre ushtarë libianë, anëtarë të forcave të Marshallit të Fushës Khalifa Haftar, u vranë sot dhe disa të tjerë u kapën, në përleshjet me grupe të armatosura në Libinë jugore, pranë kufirit me Nigerin.

21:14
Në panik nga Premier League, Paris Saint Germain përshpejton punën për rinovimin me Luis Enrique

Paris Saint Germain kërkon të mbajë Luis Enrique edhe pas vitit 2027, vit kur trajnerit spanjoll i mbaron kontrata aktuale dhe ka nisur tashmë bisedimet për rinovimin me asturianin.

21:02
Edhe Portugalia do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët, projektligji u paraqit sot në Parlament

Pas Australisë dhe Francës, Polonia së shpejti mund të ndalojë mediat sociale për adoleshentët nën 16 vjeç, sipas një projektligji të paraqitur në parlament sot.

20:59
FIKS FARE/ Ligji i mohon babait biologjik fëmijët, janë regjistruar me atësi të rreme. Drejtësia refuzon ADN-në

Një qytetar nga Vlora ka denoncuar në emisionin investigativ Fiks Fare një rast të rëndë abuzimi dhe neglizhence institucionale, ku dy fëmijët e tij biologjikë janë regjistruar në gjendjen civile me atësi të pasaktë.

20:54
Stuhia Christine shkakton dëme prej miliarda eurosh në Portugali, 6 persona humbën jetën dhe qindra mijëra familje u zhytën në errësirë

Stuhia Christine, e cila goditi Portugalinë javën e kaluar, la qindra shtëpi në pjesën qendrore të vendit pa çati, dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike dhe banorë që presin në radhë për ndihmë emergjente për të rindërtuar ndërtesat e tyre, ndërsa autoritetet paralajmëruan se dëmet mund të arrijnë në miliarda euro.

20:52
Xabi Alonso e Cesc Fabregas, kandidatë për ‘ të trashëguar’ Manchester City nga Pep Guardiola

Në çdo konferencë shtypi, Pep Guardiolën e pyesin për trë ardhmen dhe në secilën prej tyre trajneri katalanas largon retë e dyshimit për qëndrimin e tij në pankinën e Manchester City. Por pas një jave, pyetja bëhet përsëri. E gjithë kjo zhurmë vërteton ndjesinë se në ambientet e Premier League po e bëjnë fakt të kryer se Guardiola do të lërë pankinën e Citizens në muajt e verës.

20:44
Icardi donte Juventusin: Do të shënoja dhjetë gola brenda gjashtë muajsh

Sulmuesi argjentinas ishte i bindur se do të bënte mirë nën urdhrat e Spallettit, por nuk mundi të kthehej në Serie A për një arsye shumë specifike.

20:27
Aksident i frikshëm në Pukë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, drejtuesi i mjetit transportohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin Pukë–Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël.

20:21
Hetim i fshehtë i FBI-së ndaj magjistarit Copperfield, lidhje me Epstein dhe dyshime për abuzime seksuale

Epstein dhe magjistari David Copperfield duket se kishin ‘marrëdhënie shumë të ngushtë’, thonë dosjet e publikuara së fundmi.

20:05
“Hajde përballu o burr i martuar”/ Mateo debaton me Mirin: Kam parë njerëz që kanë roje dhe bodyguard, por…

Në shtëpinë më të famshme në vend, debatet nuk kanë fund.

19:54
Erdhi me bujë te Manchester City, mesfushori anglez pranë transferimit në Championship

Sheffield United është në bisedime për të rikthyer Kalvin Phillips në Yorkshire.

19:54
Ekonomia/ Rritet treguesi i besimit, bizneset më optimiste se konsumatorët për vitin 2026, problem mbetet fuqia punëtore

Pritshmëritë e bizneseve në këto muaj të parë të vitit në vend për ecurinë aktuale të tyre shfaqen pozitive edhe në raportin vrojtues të besimit në ekonomi të përgatitur nga banka e Shqipërisë.

19:21
Orë të nxehta në mbyllje të merkatos/ Lookman te Atlético, Liverpooli dhe Arsenali gati për goditjet e fundit, Benzema drejt klubit rival

Sesioni i transferimeve për dimrin 2025/26, i hapur më 2 janar, është në ditën e tij të fundit dhe mbyllet sot në orën 20:00, me klubet që po nxitohen të finalizojnë goditjet e fundit. Lëvizjet e fundit janë shumë të rëndësishme dhe po bëjnë bujë në tregun e futbollit.