Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Lamine Yamal ishte një prej protagonistëve në mbrëmjen gala të organuzuar nga e përditshmja El Mundo Deportivo për të vlerësuar sportistët më të mirë, një ceremoni e përvitshme që është në edicionin e 78 dhe që përkon edhe me 120 vjetorin e themelimit të kësaj të përditshmeje.
Ylli 18 vjeçar i Barcelonës u nderua me Trofeun ‘Mundo Deportivo’ për thyerjen e disa rekordeve në një moshë shumë të re dhe për faktin që është një prej lojtarëve më të mirë në botë
‘Po, jam në momentin tim më të mirë-deklaroi Lamine Yamal që më pas u pyet edhe për të ardhmen e tij me sulmuesin që nuk tregoi asnjë pikë dyshimi-shpresoj që të qëndroj gjithë jetën këtu, ku argëtohem çdo ditë, në klubin dhe qytetin më të mirë në botë’.
Mbrëmjen e së martës, barcelona do të luajë ndeshjen çerekfinale në Kupën e Mbretit dhe përballë do të ketë pikërisht Albaceten që eliminoi Realin e madridit.
‘Nesër është një ditë shumë e rëndësishme, do të luajmë për një vend në gjysmëfinalen e Kupës që është një titull që duam ta fitojmë-shtoi Lamine Yamal.
Top Channel