Roma nuk ia doli të kalojë pengesën Udinese në ndeshjen e javës së 23 të Serie A. Në Bluenergy Stadium të Udine, skuadra verdhekuqe u mposht nga skuadra vendase me rezultatin 1-0 dhe mbetet me 44 pikë.

Në pjesën e parë u pa një ndeshje ku niveli i lojës nuk ishte ai që pritej me  skuadrat që u duk se u treguan më të kujdesshme. Megjithatë në momente të caktuara ishte Udinese që shfaqej më e rrezikshme kryesisht me gjuajtje nga distanca.

Pjesa e dytë nisi me një moment të rrezikshëm të Romës në zonën friulane, por pas vetëm pak sekondash ishte Udinese që mori avantazhin në rezultat me golin e Ekkelenkamp pas një goditje dënimi në minutën e 49.

  minutën e 76, skuadra friulane iu afrua golit të dytë me Kristensen, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i Romës Svilar. Në minutën e 89, Roma barazoi me Cristanten, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të Tsimikas dhe rezultati mbeti 1-0 për të mos ndryshuar më kurrë 

Top Channel