Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Vedat Muriqi vazhdon të lërë gjurmë në kampionatin spanjoll të futbollit. Sulmuesi i Mallorcas dhe i kombëtares së Kosovës shënoi edhe në ndeshjen me Sevillan, ku mungonte Marash Kumbulla për arsye dëmtimi, për të cuar në 15 numrin e golave të shënuar në këtë sezon me fanelën e skuadrës ishullore, duke barazuar rekordin e tij personal me Mallorca në sezonin 2022/23.
Në minutën e 26, Mallorca fitoi një 11 metërsh që u akordua me sistemin VAR me piratin që iu drejtua pikës së bardhë duke e dërguar topin në rrjetë duke zhbllokuar rezultatin në këtë përballje. Muriqi pati rol edhe në golin e tretë të Mallorca teksa gjuajtja e tij u devijua në gol nga Darder që mori autorësinë e tij
Vedat Muriqi me 15 golat e tij është i vetëm në vendin e dytë në klasifikimin e golashënuesve më të mirë të La Liga teksa përpara tij është vetëm Kylian Mbappe me 22 gola, ndërsa ndjekësi më i afërt i dardanit është Ferran Torres i Barcelonës me 12 gola. Vlen të kujtohet se Vedat Muriqi u shpall edhe futbollisti më i mirë i muajit janar në kampionatin spanjoll. Përsa i përket ndeshjes, rezultati përfundimtar mbeti 4-1 për Mallorca që ngjitet në kuotën e 24 pikëve në vendin e 13, ndërkaq Vedat Muriqi u shpall edhe Lojtari më i mirë i ndeshjes.
Shiko këtu golin e Muriqit
Top Channel