11:44
Thirrja nga Greqia: Shqipëria të regjistrojë popullsinë me vetëdeklarim të kombësisë
Eurodeputeti i Demokracisë së Re Manolis Kefalojiannis ,njëkohësisht kreu i Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asocimitit BE-Shqipëri, i është drejtuar përsëri Komisionit Europian duke pyetur për çështjen e të drejtës së vetëpërcaktimit kombëtar si dhe të qasjes objektive të përbërjes fetare të shoqërisë shqiptare, sa i përket regjistrimit, që do të kryhet në Shqipëri në vitin e ardhshëm, raporton Aleksander Marku, korespondent i Top Channel në Selanik.