Anglia nuk do të ketë në dispozicion të saj për ndeshjen me Malin e Zi për kualifikueset e Euro 2020, Raheem Sterling. Sulmuesi i Manchester City ësghtë bërë protagonist i një çështje të bujshme te Tre Luanët, pasi është përjashtuar nga trajneri Gareth Southgate dhe shkak është bërë një zënkë e fortë me mbrojtësin e Liverpoolit Joe Gomez.
Hillary Clinton e gjykoi sot të turpshme që qeveria britanike nuk publikon një raport parlamentar mbi ndërhyrjet e mundshme ruse në politikën britanike para zgjedhjeve legjislative të 12 dhjetorit.
Bllokimi i rrugës së Astirit i ka detyruar banorët e zonës të kalojnë përmes lumit.
Mbi situatën e mëngjesit të sotëm, ku një grup banorësh të zonës së Astirit u konfliktuan me punonjësit e IKMT-së dhe të policisë, çka solli disa të lënduar (një pjesë e tyre ndodhen në Spitalin e Traumës) reagoi edhe Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm në Spitalin e Traumës ku ndodhen të plagosurit e mëngjesit të sotëm nga përplasjet në “Unazën e Re”, mes një grupi banorësh dhe punonjësve të IKMT-së e Policisë.
Kancelarja Merkel dhe kryeministri italian, Giuseppe Conte kërkuan bashkëpunim më të ngushtë në çështjen e shpërndarjes së migrantëve. Krerët e qeverive u takuan për herë të parë në Romë.
Javët e fundit, dallgët e detit kanë nxjerrë në brigjet franceze rreth 760 kg kokainë të ndara në pako, me vlerë rreth 60 milionë euro.
Për shkak të motit të keq, rruga e Llogorasë është e pakalueshme. Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar shtylla të tensionit të lartë si dhe pemë.
Ka nisur mbledhja e Këshillit të lartë gjyqësor. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Policia raporton se në Prizren ka arrestuar një të dyshuar të përkatësisë shqiptare pasi që dyshohet se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht një femër të nacionalitetit rom.
Ka një terapi të re e jo fort të zakonshme për ushtarët që kanë përjetuar tmerret e luftës, e cila duket po jep rezultat: videolojërat.
Mormonët amerikanë kanë vite që e kanë kthyer komunitetin e tyre në Meksikë në një fortesë, ku kanë vendosur roja të armatosura për t’u ruajtur nga kartelet, me të cilat kanë hyrë në luftë prej vitesh.
Gjykata dënoi me 32 vjet burg Marjana Çmetën për helmimin e vjehrrës së saj
Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër në rrugën Transballkanike, në Vlorë.
Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda inspektoi sot zyrat e reja të aplikimit për dokumente biometrike në Njësinë 3 dhe 4 në Tiranë, ku përsëriti apelin për gjithë qytetarët që u skadojnë kartat ID të aplikojnë sa më shpejt, pa pritur ditët e fundit të dhjetorit.
Deri në fund të këtij viti, shkruan gazeta Blica, qytetarët serbë do të jenë në gjendje të udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pa qenë nevoja që të jenë të pajisur me pasaportë, për këtë do të mjaftojnë një kartë identiteti.
Afrim Berisha nuk tregon shumë nga operacioni për shpëtimin e Alvinit nga kampi Al Hol, sepse është porositur nga autoritetet italiane, për shkak të kompleksitetit që ka pasur çështja. Ai i falenderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar. Por, Afrimi ka një peng.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari ishin të pranishëm në Spitalin Ushtarak për të vizituar banorët e plagosur të Unazës së Re.
Kreu i sistemit hekurudhor në San Francisko Bay, u detyrua t’i kërkojë ndjesë një pasagjeri me ngjyrë, i cili u arrestua dhe u citua nga policia, sepse kishte ngrënë një sanduiç në mëngjes në platformën e trenit.
Policia e Kosovës njofton se dje nga Qendra Klinike Universitare është informuar se një e mitur e komunitetit ashkali ka lindur një fëmijë në repartin e gjinekologjisë.
Policia e Kosovës raporton se në veri të Mitrovicës saktësisht në rrugën “Kollashini” në hapësirat e qendrës tregtare janë gjetur katër shishe me materie ndezëse (koktej mollotovi).
Koralet me ngjyra të mrekullueshme të kuqe, të verdha apo purpurta të barrierës mezoamerikane janë sëmurë, e janë kthyer në të bardha.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të marrë pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ndërsa në mesditë do të ketë një panel të veçantë, ku do të flasë për angazhimin për arritjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, përveç punëve të përditshme , do të realizojnë edhe projektin “Mos parko dhe mos ndalo kudo”, i cili projekt do të implementohet në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpce dhe Hani i Elezit.
Policia në Gjilan raporton se mbrëmë rreth orës 20 në rrugën “7 Shtatori”, ka ndodhur një grabitje e armatosur në një barnatore.
Mjetet e rënda të IKMT- së kanë prishur 5 objektet e para te zona e Astirit, për projektin e Unazës së Madhe.
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi ka folur pas mbledhjes së radhës së këshillit. KLP shqyrtoi sot kërkesat e tre anëtarëve që mendonin se kanë konflikt interesi dhe që sipas tyre nuk duhet të shprehen për renditjen.
“Banorët e Astirit janë dhunuar barbarisht sot nga policia”, kështu u shpreh ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, gjatë një deklarate për mediat.
Vazhdon aksioni i IKMT në “Astir” për prishjen e ndërtesave.
U zhvillua, në ambjentet e Pallatit të Brigadave, aktiviteti përmbyllës i edicionit të 5-të të konkursit “Colours of Albania”.
Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kundërshtoi me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe ata të Policisë.
Ngjarjet e ditës së sotme në segmentin e Unazës së Re ku janë shënuar përplasje midis banorëve dhe policisë i ka ndjekur edhe institucioni i Avokatit të Popullit.
Presidenti kinez Xi Jinping nderon Athinën me një vizitë shtetërore. Mbretëria e Mesme ka filluar të investojë në Greqi. Tani Greqia shpreson të bëjë marrëveshje të reja ekonomike, po mbase edhe më shumë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tërheq propozim-ndryshimet e Ligjit për tubime publike, ka hapësirë për negociata dhe përmirësime në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer do që ta kthejë ushtrinë gjermane, Bundeswehr, në ushtri për intervenime globale dhe të përmirësojë imazhin e ushtrisë brenda vendit. Jo të gjithëve u pëlqen ky plan.
“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre”, kështu ka shkruar për situatën në Astir, presidenti Ilir Meta në facebook.
Për shkak te motit të keq, në Durrës anijet e peshkimit nuk kanë dalë për gjueti, ndërsa veprimtaria përpunuese në portin më të madh të vendit ka vijuar normalisht.
Pak orë para intervistimit të kandidatëve për prokurorë të përgjithshëm që starton në orën 9.30 , KLP shqyrtoi kërkesat e tre anëtarëve që mendonin se kanë konflikt interesi dhe që sipas tyre nuk duhet të shprehen për renditjen.
Moti i keq ka përfshirë Vlorën, duke u shoqëruar me erë të fuqishme, shpejtësia e së cilës shkon deri në 20 m/s, ndërkohë që dallgët arrijnë deri në 9 ballë jashtë gjirit të Vlorës.
Vetëm disa minuta më parë, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri deklaroi se gjatë përplasjeve të mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit mes një grupi banorësh dhe punonjësve të IKMT-së e efektivëve të policisë kishte mbetur i pajetë një person.
Një tjetër banore në Astir është transportuar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.
Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.
Ka nisur mbledhja e KLP ndërsa është miratuar me 11 vota pro “Metodologja orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.
Gjykata e Lartë pritet të mblidhet për të shqyrtuar 5 çështje ekstradimesh.
Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit.
Gjovalin Alia i akuzuar si bashkëpunëtor i vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi, i cili u gjend i pajetë në Zalle Xhuxhe të Mirditës, fillimin e muajit tetor është vetëdorëzuar në polici.
Vijon normalisht puna për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë aksit nga rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”deri te ura në lumin Lana për ti hapur rrugë projektit për Unazën e Madhe, që do të çlirojë Tiranën nga trafiku.
Disa vende europiane rivendosën kontrollet kufitare në vitin 2015, kur refugjatët erdhën në Europë. Kontrolli i vazhdueshëm do të zgjatet tani edhe me 6 muaj. Kjo është ilegale, thonë ekspertët, dhe rrezikon Shengenin.
Një aksident i rëndë ndodhi në Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë belge.
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një njoftim lidhur me situatën e qarkullimit pas situatës së krijuar në zonën e “Astirit”.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet vranësira që do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I.
“Nese ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes! ?”, kështu ka shkruar në një status në twitter kryebashkiaku Eron Veliaj lidhur me situatën e krijuar te zona e Astirit.
Presidenti Meta ka takuar presidentin e Francës e rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën.
Nisi sot në mëngjes prishja e të gjitha ndërtimeve të kompensuara te zona e Astirit, të cilat i hapin përfundimisht rrugën realizimit të projektit për Unazën e Madhe, që do të çlirojë Tiranën nga trafiku.
Presidenti i SHBA Donald Trump përsëriti të hënën sulmet kundër hetimit në Dhomën e Përfaqësuesve që synon shkarkimin e tij.
Edhe pse në krahun tjertër të rrugës policia po përleshet me banorët e Astirit të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, IKMT vazhdon aksionin e saj.
Vazhdon të jetë e tensionuar situata tek “Unaza e Re” ku IKMT ka nisur aksionin për prishjen e banesave.
IKMT ka nisur aksionin për prishjen e banesave në zonën e Astirit.
Ka agravuar situata tek “Unaza e Re” ku IKMT ka nisur aksionin për prishjen e banesave.
Forca të shumta policie janë vendosur tek ish rrethrrotullimi i Shqiponjës duke bllokuar në dy asket rrugën e Astirit.
Dita e sotme ka nisur me përplasje në Astir mes banorëve të Astirit dhe policisë.
Vizita dyditore e presidentit kinez Xhin Pin ka filluar me vendosjen e një kurore lulesh pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur para parlamentit.
Një trup në formë, ushqyerja e shëndetshme dhe shëndeti i mirë janë ndër prioritetet që secili duhet të ketë parasysh kur vjen puna tek mirëqenia e organizmit.
Njeriut mund t’i bien flokët për arsye të ndryshme. Një ndër ato është tiroidja. Hormonet e tiroides luajnë një rol thelbësor për rritjen dhe mirëmbajtjen e flokut. Kur tiroidja prodhon shumë ose pak hormone, sistemi i brendshëm kalon në shok, që manifestohet me pezullimin e rritjes së flokut më herët seç duhet.
Dy persona janë në gjendje kritike pas një tjetër dite protestash të dhunshme në Hong Kong. Një protestues u plagos të hënën në mëngjes kur u qëllua nga një distancë e afërt nga një oficer policie.
Presidenti amerikan Donald Trump do të presë më 13 nëntor në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Vizita vjen vetëm disa javë pas ofensivës turke kundër luftëtarëve kurdë në Siri, të cilët për një kohë të gjatë ishin aleatë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik.
Një ish-oficer i ushtrisë britanike, i cili ka bashkëthemeluar grupin e shpëtimit Helmetat e Bardha, ka vdekur në Turqi.
Në Varshavë, dhjetëra mijëra njerëz iu përgjigjën të hënën thirrjes së grupeve nacionaliste, duke marshuar me rastin e ditës së pavarësisë së vendit.
E intervistuar nga gazetarja Kristi Gongo, një zonjë 70 vjeçare ka rrëfyer në Open vëshirësitë që po kalojnë 5 nipërit dhe mbesat jetimë në kampin Al Hol në Siri.
Ashtu siç kishte kërcënuar, Turqia ka filluar kthimin e xhihadistëve në Evropë. Bëhet fjalë për tetë gjermanë, dy irlandezë, 11 francezë dhe një danez, simpatizantë apo luftëtarë të ISIS.
Kësaj radhe Open udhëtoi drejt Italisë ku bëri intervista me famijlarët e Alvin Berishës dhe më gazetarët e Le Iene që e bënë publike historinë e 11-vjeçarit.
Pati përsëri edhe debate të forta në Open në Top Channel mes gazetares Fatjona Medini dhe zv-ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari.
Afrim Berisha nuk tregon shumë nga operacioni, sepse ashtu është porositur nga autoritetet italiane, për shkak të kompleksitetit që ka pasur çështja.
Manuele është djali italian me të cilin Alvin Berisha ka qenë në shkollë. Ai mezi e ka pritur kthimin e tij në shtëpi. Tregon se Alvin ishte djalë i mirë dhe luante me të. Përmes një interviste ekskluzive në “Open” në Top Channel, djali italian thotë se Alvin do rikthehet në shkollë. Ja intervista e plotë.
Alvin Berisha foli për Open për Top Channel . Psikologët e kanë në ndaluar rreptësisht të flaës për përjetimet e tij në Siri. Psikologët u kanë thënë që Alvin duhet të zgjedhë vetë kur të flasë për atë çështje.
Debate të forta u bënë në studion e Open në Top Channel kur po flitet për kthimin e Alvin Berishës.
Alvin Berisha është kthyer në shtëpi dhe familja e tij dha intervistë ekskluzive në Open në Top Channel.
Eshtë përcaktuar shorti i gjysmëfinaleve në Superkupën e Spanjës e cila do të zhvillohet gjatë janarit në Arabinë Saudite.
12 persona janë arrestuar në Bosnje dhe Hercegovinë pasi dyshohen se janë përfshirë në trukim të ndeshjeve.
Gruaja e El Çapos, Ema Koronel Aispuro, do t’i bashkohet shfaqjes “realiti” që jepet në VH1, “Anëtarët e Kartelit”. Paraqitja e saj e parë do të jetë më 18 nëntor.
Familjarët e Alvin Berishës treguan për Open për Top Channel emocionet e kthimit e 11-vjeçarit në shtëpi.
Policia e Kosovës po radhitet ndër më të besueshmet në botë, sa i përket një vlerësimi të kompanisë amerikane, Gallup.
Për vite me radhë, Samsung ka qenë një udhëheqës në shitjet e telefonave celular, por edhe i pakrahasueshëm në ekrane.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte ka mbajtur seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Çekinë.
Gazetari shqiptar Taulant Kopliku foli për Open sërish për historinë e Alvin Berishës, ku Kopliku u përlot sërish.
Natalia Kuznecova është kampione e Europës për peshëngritje në bodibillding.
Një 27-vjeçar i akuzuar për vrasjen e një studenteje britanike, është vënë përballë një dëshmie të fortë nga një tjetër vajzë. Ajo i ka thënë gjykatës se pak kohë më parë ai ka tentuar ta vrasë, duke u munduar që ta mbyste.
Doktori i UÇK-së, Fitim Selimi, ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.
Është konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë në Itali por edhe në botë. E kemi fjalën për Giorgio Chiellini i cili aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim që do ta mbajë gjatë larg fushës së blertë. 35-vjeçari ka dhënë një intervistë të gjatë për tifozët e vegjël bardhezi, në televizionin e skuadrës.
Analisti, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Kosova do të mbetet e izoluar nëse nuk pranon të futet në Mini Shengenin Ballkanik.
Sipas Spahiut, kjo ide është vjedhur nga Serbia dhe se Kosova po izolohet nëse nuk merr pjesë.
Open udhëtoi drejt Italisë për të takuar Alvin dhe familjen e tij. Përpara takimin me familjen e 11 vjeçarit Open takoi gazetarët e Le Iene të cilët e bënë të madhe këtë histori.
Është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë Kosovarë, këtë gjë e ka konfirmuar dhe në ndeshjet kualifikuese për në “Euro 2020”. Me dy golat që shënoi në fitoren 2-1 të Fenerbahces ndaj Kasimpasa, Vedat Muriqi po përjeton një moment vërtetë të artë dhe shkon në superfomë në grumbullimin e Kosovës për dy sfidat e fundit në grupin kualifikuese ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë që do të vendosin edhe fatet e kualifikimit.
Mediet zvicerane shkruajnë se është arrestuar “bosi i madh” i kokainës, që drejtonte rrjetin botëror të trafikut. Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Michael Dokovich, i lindur në Podgoricë të Malit të Zi, që përdorte disa emra dhe që njihej edhe si “Mbreti i kokainës”.
Shtetet anëtare në zonën Shengen nuk po bëjnë mjaftueshëm për të siguruar regjistrimin e duhur të të dhënave në sistemet e teknologjisë së informacionit (IT), të përdorura për mbikëqyrjen e kufijve, sipas një raporti nga Gjykata Evropiane e Audituesve.
Libri “Dashuri, Shpresë, Dritë”, me autore modelen shqiptare, Angela Martini pritet që të shitet edhe online në “Amazon” shumë shpejt.
Një avion i mbushur me pasagjerë u aksidentua ndërsa ulej në aeroportin e Çikagos, shkak i aksidentit u bë shtresa e trashë e akullit që kishte përfshirë pistën.
“Open “ udhëtoi këtë fundjavë në Barzago të Italisë ,vetëm pak orë pasi 11 vjeçari Alvin Berisha mbërriti në shtëpinë e tij ku do të jetojë me motrat dhe babanë.