Agjencitë e inteligjencës perëndimore thuhet se kanë zbuluar deri në 15 anëtarë të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse, GRU.
Gazeta “Washington Post” ka publikuar një raport, të bazuar në dokumente konfidenciale të qeverisë amerikane, ku thuhet se tri administratat e Shtëpisë së Bardhë, kishin mashtruar publikun për mangësitë dhe dështimet në luftën 18-vjeçare në Afganistan.
Gjashtë persona janë vrarë sot nga të shtënat me armë që ndodhën në korridorin e një spitali në qytetin Ostrava në verilindje të Çekisë, kurse policia ka publikuar fotografinë e sulmuesit të cilin po e kërkon. Deri më tani nuk ka ndonjë indikacion që do të sqaronte motivin e sulmit, raporton Reuters.
Një shqiptar akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij pasi ishte xheloz për të. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë në Oxford të Anglisë, ku Safie Xheta, 35 vjeçe, është gjetur e qëlluar për vdekje me thikë në kuzhinën e shtëpisë së saj.
Ukraina dhe Rusia janë pajtuar të zbatojnë një armëpushim “të plotë dhe gjithëpërfshirës” në lindje të Ukrainës para fundit të vitit 2019, pas bisedimeve të nivelit të lartë mes dy vendeve.
Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, nënkryetari Petrit Vasili deklaroi se duhet të kthehet siguria në vend pas tërmetit të 26 nëntorit dhe se situata është delikate në spitale dhe kopshte.
Që pas ndarjes nga ish i dashuri i saj, Dj Chris Martinez, Demi Rose ka udhëtuar rreth e përqark botës dhe duket se po e shijon jetën e saj në mënyrën më të mirë.
Ditëve të fundit ka rënë dukshëm numri i personave që vijnë në Kosovë për strehim nga zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri.
Forbes ka zbuluar listën e saj vjetore të muzikantëve me fitimin më të lartë në botë.
Stina e dimërit është koha kur zonat rurale në vendin tonë, vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga kafshët e egra.
Turqia dhe Kroacia do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Kosovës në bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për lauretatin e këtij viti, Peter Handke.
Sot zhvillohet ndeshja Inter – Barcelona në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Shumica e objekteve në Tetovë janë ndërtesa pa leje, disa janë në proces legalizimi, dhe disa prej investitorëve të tyre nuk kanë paraqitur asnjë dokumentacion për legalizimin e tyre, përcjell FLAKA.
Disa birra mund të konsiderohen shumë të shëndetshme nga përmbajtja e sasisë së baktereve që ndihmojnë në zorrë.
Prej tre ditësh vazhdon debati dhe përplasjet mes pozitës dhe opozitës maqedonase për insulinën e shkatërruar.
Maqedonia e Veriut ka bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, nisur nga shpërblimi me çmimin në fjalë për Letërsi të Peter Handke-s.
Veprimtari i njohur i cështjes shqiptare, Gafurr Adili është shprehur me tone pesimiste për zbatimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Për shkak të paraqitjes së mjegullës, sot në mëngjes dukshmëria në Stracin është zvogëluar prej 50 deri në 100 metra, ndërsa në aksin rrugor Kodra e Diellit – fshati Gajre deri në 30 metra, informon LAMM.
Në pamjet që do të shihni më poshtë vërtetojnë se arkitektura mund të ndërthuret në mënyrën perfekte me natyrën!
Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim, Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhje të kryesisë qëndrore të partisë e cila do të mbahet sot, e martë 10’dhjetor 2019, me fillim në ora 13:00 në selinë e BDI në Tetovë. Në mbledhje do të shqyrtohen kandidaturat për delegatë të Kongresit të katërt zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, por duhet të miratohen edhe dokumentet e reja programore si dhe ndryshime thelbësore në Statutin partiak.
Sot në Gjykatën Penale të Shkupit do të vazhdojë gjykimi për rastin “Reket”. Përveç bashkëshortes së biznesmenit Orce Kamçev, Ana Kamçeva, si dëshmitar i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është ftuar edhe një person tjetër
“Para vitit 2001 kemi pasur marrje të vendimeve në mënyrë të njëanshëm. Pas vitit 2001 vendimet merren me konsensus dhe ashtu duhet të jetë”, theksoi Osmani dhe shtoi se ai nuk ka thënë se mund të ketë luftë.
Mbrëmë në ambientet e Teatrit “Adriana” në Ferizaj kumbuan tinguj të muzikës burimore shqiptare. Për të 47-in vit me radhë hapi siparin festivali më i veçantë dhe jetëgjatë i muzikës “Kosovarja Këndon”.
Sot prej orës 11:00 do të hidhet shorti për pesë përfaqësueset e reja të Kosovës në basketboll.
Mabetex Prishtina ka mundur Penzën me rezultat 116:45 (28:8, 23:15, 40:9, 23:13) në ndeshjen e mbetur të javës së nëntë në Superligën e Femrave.
Atmosfera festive ka përfshirë edhe Tiranën.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një komunikate për media vlerëson se është bërë gabim që çështja e personave të zhdukur nuk është konsideruar dhe nuk është trajtuar si e drejtë elementare e njeriut dhe çështje humanitare por si çështje politike.
Përvoja e Carlo Ancelottit në krye të Napolit thuajse ka prekur fundin. Verdiktin përfundimtar e jep takimi me Genkun në Champios, pra nga kualifikimi ose jo i Napolit në fazën e 1/8-ave.
Qyteza franceze e La Grelle vendosi në fuqi një ligj shumë të çudithëm që do t’i ndalojë vdekjet e personave gjatë fundjavave dhe gjatë ditëve të festave.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin për vizitë në QSUT, ku inspektuan dëmet nga tërmeti.
Një aeroplan i tipit “Hercules C-130” në të cilin ndodheshin 38 persona ka humbur kontaktin me forcat ajrore të Kilit.
Ditën e sotme, në orën 13.00, anëtarët e ish-grupit parlamentar të PD-së do të marrin pjesë në gjyqin e ngritur kundër Ervin Salianjit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ostrava të Çekisë, ku disa të shtëna me armë kanë shkaktuar 6 viktima (bilanci aktual).
Rënia e një masivi gurësh nga faqja e malit në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit” ka bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd mëngjesin e së martës.
Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Një aksident rrugor, me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin.
Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi, i cili ka shprehur interes për në GJKKO (Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit) dhe krimit të organizuar.
Një makinë është djegur gjatë orëve të mbrëmjes, në lagjen “15 Tetori”, para Bashkisë së qytetit të Vlorës.
Sot bëhen 40 vite që kur Nënë Tereza u vlerësua me çmimin Nobel për Paqe.
Guardia di Finanza përmbylli me sukses një operacion antidrogë në brigjet e Brindisit ku u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike.
Kockat përbëhen nga 31% ujë e mëgjithatë konsiderohen si ndër pjesët më të forta të të gjithë trupit.
Një 70 vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me zetor në Tale të Lezhës.
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka thënë se nuk ka shenja jete në ishullin e Bardhë ku ndodhi shpërthimi i vullkanit.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.
Dy partitë më të mëdha në Izrael janë pajtuar të hënën që të mbajnë zgjedhjet e reja më 2 mars, nëse nuk arrihet marrëveshje për formim të qeverisë së re.
Me qindra vetë të veshur si babagjyshë të vitit të ri kanë marrë pjesë në garën e përvitshme të krishtlindjeve në Guadalahara të Meksikës. Ky është një event i pritur me padurim në këtë qytet, të cilin duket arrin ta zhysë edhe më fort në shpirtin e festës.
Julian Ahmataj nuk do të jetë më trajner i Tiranës, një largim i paralajmëruar pas disfatës në kategprinë superiore ndaj Kukësit.
Sistemi i transportit në Francë është pezulluar edhe të hënën si pasojë e një greve të përgjithshme kundër reformës së propozuar të pensioneve të presidentit Emanuel Macron.
Një raport i hartuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se perceptimi i bizneseve për nivelin e korrupsionit në vend është përkeqësuar në krahasim me një vit me parë dhe të anketuarit radhisin sundimin e dobët të ligjit dhe mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin si faktorët kryesorë për gjendjen në vend.
Një vëzhgues amerikan nuk ka gjetur të dhëna të paragjykimit politik kur Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka nisur hetime më 2016 për fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump, pavarësisht “dështimeve serioze të performancës”.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet të martën me Presidentin Donald Trump gjatë bisedimeve të tij në Uashington me homologun amerikan Mike Pompeo, sipas një njoftimi të agjencisë së lajmeve Interfax që citonte një burim të ministrisë së jashtme ruse.
Arsenali kthehet më në fund te fitorja në Premier League pas një ecurisie aspak pozitive prej 3 humbjesh e 4 barazimesh në 7 javët e fundit. Shijon suksesin e parë në krye të “Topçinjve” edhe trajneri suedez, Fredrik Ljunberg, që drejtoi londinezët në triumfin me përmbysje 1-3 në fushën e West Hamit, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 16-të.
Analisti Enton Abilekaj u përplas me ministren Elisa Spiropali për përcaktimin paraprak për zhvillimin e projekteve.
Vazhdoi përsëri debati mes Elisa Spiropalit dhe Andi Bushatit. Kësaj radhe debati nisi për arkitektin italian Casamondi ku sipas Bushatit ai po merr gjithçka që ndërtohet në vendin tonë.
Qeveria po shikon çdo opsion të mundshëm për rindërtimin. Kështu tha ministrja Elisa Spiropali e cila ishte e ftuar në Open në Top Channel.
Esiela Karanxha, vetëm 8 vjeç, humbi jetën gjatë tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor. Vogëlushja humbi jetën pas shembjes së pallatit gjashtë katësh në qytetin e Durrësit, ku ajo banonte së bashku me nënën e saj, Diena, e cila ndërroi jetë në spital.
Pamjet e një fëmije 4 vjeç të shtrirë në dyshemenë e një spitali në Leeds të Britanisë së Madhe janë vendosur në qendër të debatit publik, ndërkohë që vendi përgatitet për zgjedhjet e parakohshme.
Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin “Open” në Top Channel mes analistit Andi Bushati dhe ministers Elisa Spiropali. Debati nisi kur Bushati tha se imami Elvis Naçi ka mbledhur para më shumë se qeveria sepse njerëzit nuk i besojnë qeverisë.
Kroacia është shteti i radhës që konfirmon se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për letërsinë. Nesër pritet t’i jepet çmimit austriakut Peter Handke, por Zagrebi thekson se do të bojkotojë për shkak të mbështetjes që shkrimtari i ka dhënë Sllobodan Milloesheviçit.
Për zikaltërit ajo e nesërmja kundër Barcelonës mund të konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Është ndeshja e fundit në fazën e grupeve në kuadër të Uefa Champions League, dhe një fitore do t’i siguronte një biletë për të kaluar më tej në tur.
Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, është e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ku tha se lagjet e reja do të ndërtohen duke bërë një diferencë me ndërtimet e bëra deri tani.
Pas Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe Afganistani do ta bojkotojë ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel të Letërsisë për Peter Handke i cili mbështeti politikat gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit.
SHBA do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të KB të marrë në konsideratë lëshimet e fundit të raketave të Koresë së Veriut dhe mundësinë e një provokimi përshkallëzues nga regjimi komunist i Phenianit.
Ajo që mund të konsiderohej si një garë rutinë me kuaj, është rikthyer në një “fushë betejë” në Australi. Pas mbarimit të garave, disa gra janë grindur me njëra tjetrën, veprim ky që ka përfshirë edhe meshkujt për ta rikthyer zënkën në përmasa masive.
Pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga tërmetet, qasja e qeverive në Shqipëri ndaj këtij rreziku nuk ka ndryshuar shumë përgjatë dekadave, si në komunizëm ashtu edhe tani.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump i bëri thirrje Bankës Botërore që të ndalojë dhënien e kredive për Kinën, një ditë pasi ky institucion bankar miratoi një plan kredie për Pekinin.
Instagram do të kërkojë nga anëtarët e saj të rinj të regjistrojnë datën e lindjes, pasi planifikon të prezantojë më shumë përmbajtje që i përshtaten grup-moshave specifike.
Ujëvarat e Victoria këtë vit janë tharë në pjesën më të madhe të tyre për shkak të thatësirës më të dobët që i ka goditur në njëqind vitet e fundit.
Në fillim të viteve 2000, qeveria meksikane nisi një projekt ambicioz që të ndërtonte shtëpi të përballueshme nga miliona banorë me mundësi të pakta financiare.
Të thuash që babagjyshi nuk ekziston mund të kushtoj shumë shtrenjtë. Dhe një mësuesi nga Brooklyn të Shteteve të Bashkuara e pagoi me heqjen nga puna pasi i tha nxënësve të tij një deklaratë të tillë.
McLaren britanik ka një vit të pasur kur bëhet fjalë për modele të reja që rrumbullakojnë versionin më të fuqishëm nga seria e tij sportive. Bëhet fjalë për një edicion të kufizuar të modelit të garave 620R.
Për banorët e Shqipërisë që jetojnë afër epiqendrës së tërmetit të 26 nëntorit, momentet e lëkundjeve të tokës ishin të vështira për tu menaxhuar, ndërkohë që të gjithë nxituan të dilnin nga banesat gjatë dhe pasi lëkundjet përfunduan.
Shtëpia e Pushimit në Durrës, ku humbi jetën kryekomisar Bajram Hajdarmataj më 26 nëntor, ka qenë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i datës 21 shtator.
Dy javë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntori në Durrës dhe Tiranë sot rinis mësimi. Shkollat e padëmtuara në qytetin e goditur nga tërmeti u hapen në mëngjes, ndërsa shumë fëmijë kanë munguar.
“Marriage Story,” saga zemërthyese e Netflix kryeson në nominimet për Golden Globe, me gjatë të tilla, përfshirë, dramën më të mirë, në atë që konsiderohet si pararendësja e oskarëve. The Irishman, një tjetër film i Netflix dhe Once Upon a time in Hollywood i Quentin Tarantinos, kanë secili nga pesë nominime.
Përfaqësuesi i komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile në Qarkun e Lezhës, Etjen Xhafaj, në një deklaratë të tijën tregon bilancin e gjendjes aktuale, pas verifikimeve të bëra pas dëmtimeve që ndodhën nga tërmeti i 26-nëntorit.
Në një kohë shumica e kampionateve europiane do të impenjohen në një merkato të ethshme dimri dhe ligat e kontinentit të vjetër do të jenë pushim, përfaqësuesja e Kosovës shton në agjendën e saj një miqësore.
Në mbledhjen e dytë të Komitetit të Rindërtimit kryeministri Edi Rama, njoftoi se po përgatitet një ligj i posaçëm për rindërtimin, një aplikacion për transparencën e çdo qindarka dhënë si donacion, përfshi kontratat tip mes qeverisë dhe qiradhënësit të banesave, për banorët e prekur nga tërmeti.
Pjesë e puntatës së sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Robert Berisha u vu përballë disa situatave shumë ngacmuese.
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Robert Berishës iu desh t’i përgjigjej dy pyetjeve që gazetarët Elona Duro dhe Eraldo Rexho ngritën për të përpara se të largoheshin nga studio.
Pa të dënuar dhe pa të paraburgosur. Kjo është situata në dy godinat e burgut të Shënkollit, në të cilin pas tërmetit të 26 nëntorit janë zhvendosur mbi 260 shtetas të dënuar apo të paraburgosur që prisnin procesin gjyqësor.
Pas dy javëve sfiduese, në Tiranë kanë mbërritur zyrtarisht festat e fundvitit. Në një ceremoni të organizuar mes dhjetëra qytetarëve, mes të cilëve edhe fëmijë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndezën dritat e pemës së madhe për Festat e Fundvitit, në sheshin “Skënderbej”.
Dëmet e tërmetit të 26-nëntorit sa vinë dhe shtohen. Në Durrës ka pallate që në pamje të parë nuk kanë dëme nga jashtë, ndërkohë që nga brenda muret i kanë të shkatërruara plotësisht.
Marin Mema dhe Marko Kepi drejtues i organizatës “Rrënjët Shqiptare” në New York kanë deklaruar se do të fillojnë në pak ditë rindërtimin e mjaft shtëpive të prekura nga tërmeti.
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë, në rrugën e “Dibrës”, ku një 65-vjeçare është vetë hedhur nga kati i 4-të i spitalit me pasojë vdekjen.
Fati i gjykatës më të lartë të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) u vulos sot pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se nuk do të mbështesin një propozim që do ta lejonte atë të vazhdonte operacionet, thanë zyrtarët e OBT-së.
Robert Berisha ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku nuk kishte se si të mos komentonte thashethemet dhe të gjitha lajmet që kanë qarkulluar gjatë gjithës kohës për marrëdhënien me nënën e vajzës së tij, këngëtaren Nora Istrefi.
Dy familje të tjera nga Thumana që humbën njerëzit e tyre si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit janë sistemuar në banesat sociale në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka mundur të akomodojë në një kohë rekord familjen Vata me pesë anëtarë në një hapësirë 1+3 banimi dhe sistemimin e familjes Kabili, e përbërë me tre anëtarë, në një hapësirë 1+2 banimi.
Ministrat e Jashtëm të BE-së sot në një takim në Bruksel i bënë thirrje Shërbimit Evropian për Çështje të Jashtme që të fillojë përgatitjen e një regjimi të sanksioneve evropiane globale. Ky regjim do të zbatohej në rastet e shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në botë dhe do të ishte i barabartë me Aktin Magnitsky të SHBA, sipas Këshillit të BE.
Këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer Lopez do të kujtojë vitin 2019 për pjesën tjetër të jetës së saj, si për shkak të dashurisë që ka përjetuar dhe për shkak të suksesit të madh profesional. Ajo nuk hoqi buzëqeshjen nga fytyra as kur u shfaq në “Saturday Night Live”, ku vendosi të rendiste të gjitha gjërat e mëdha që i ndodhën asaj gjatë vitit që po lëmë pas.
Jo vetëm spektakël, gola dhe emocion. Ndonjëherë futbolli shkakton dhe shumë episode komike dhe i radhës na vjen nga Ligue 1 në Francë, më saktë në ndeshjen Monaco-Amiens. Në minutën e 82-të të takimit, gjyqtari i katërt ngriti tabelën që sinjalizonte që numri 14-të i ekipit të Monacos duhet të linte fushën dhe të zëvendësohej me numrin 22.
Në Meksikë është zbuluar fusha më e madhe e naftës që prej vitit 1987, me rezerva deri në 500 milionë fuçi, ka deklaruar ndërmarrja shtetërore e naftës “Pemex”.
Burime nga Kavaja bëjnë të ditur se pasditen e sotme ka mbetur i vrarë me armë gjahu një person.
Julian Ahmataj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së futbollit të Tiranës. Mësohet se shkak për këtë vendim është bërë humbja e fundit ndaj Kukësit.
Në studion e “Top Talk”, gazetari Mentor Kikia tha se për çdo banesë që është e shkatërruar duhet të merren prova. Provat tha ai janë të nevojshme për të bërë një ekspertizë dhe të vendosen përgjegjësit përpara përgjegjësisë. Duke shtuar se nëse përgjegjësit nuk vendosen përpara përgjegjësisë kjo do të jetë një minus shumë i madh edhe njerëzit nuk do të besojnë në një përmirësim të situatës pas fatkeqësisë të tërmetit.
Në studion e emisionit “Top Talk”, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar gazetari Mentor Kikia. Në studio u fol për pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Fajtorët, por edhe se si mund të rregullohet kjo gjendje dhe si duhet vepruar nga tani e tutje. Në bashkëbisedim e zhvilluar në studio, Kikia u shpreh se duhet ndërtuar një filozofi e re në ndërtim, jo thjesht të kemi komplekse të mëdha fjetoresh ku njerëzit të fusin kokën, por të kemi qytete dhe fshatra të vërtetë.
Një pjesë e godinës së shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, megjithatë, mësimi aty nuk do të ndërpritet. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, deklaron se mësimi do të zhvillohet me dy turne në pjesën e godinës ku nuk ka probleme.
Zjarrfikësit australianë janë detyruar të bëjnë zjarrvënie të kontrolluara për të ndaluar përhapjen e flakëve që po zhurisin zona të gjera të vendit.
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05, në aksin rrugor Shkodër-Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ku janë përfshirë dy motorçikleta.