E hënë, 15 Qershor 2020
13:51
E rëndë në Durrës! Vetëvritet në banesë një 59-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku është vetëvrarë në banesën e tij një 59-vjeçar.

13:48
(VIDEO) Hapet Bypass-i i Fierit/ Rama: Brenda qershorit hapet gara për ‘Korridorin Blu’, vepër gjigante

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin të pranishëm sot në inaugurimin e hapjes së Bypass-it të Fierit, pjesë e Korridorit Veri-Jug.

13:33
Fatmira Hajdari sfidon KPK-në: Hajdeni shikoni shtëpinë, mos mendoni që kam vilë marramendëse

Prej orësh tashmë Fatmira Hajdari po jep llogari para KPK-së për pasurinë dhe më shumë.

13:21
Rusia burgos ish-marinsin amerikan për spiunim

Një gjykatë në Rusi ka shpallur fajtor për spiunim, ish-pjesëtarin e marinës amerikane, Paul Whelan, akuzë të cilën ai dhe zyrtarët amerikanë e kanë dënuar ashpër.

13:06
Covid-19, rritje e shifrave në vend/ A do ketë karantinë të dytë? Manastirliu: Komiteti i Ekspertëve vlerëson se …

“Situata po monitorohet me shumë kujdes. Edhe pse shifrat janë rritur këto ditë, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar se nuk ka kthim mbrapa por ka nevojë për një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve për të respektuar rregullat, që të kufizojmë përhapjen e COVID19, ndërsa sistemi shëndetësor po përgatitet për forcimin e kapaciteteve”.

13:01
Emergjenca Covid-19, Policia e Shtetit: Kontroll në çdo subjekt e institucion, kemi kontaktuar gjithë të infektuarit

Ditët e fundit ka pasur një rritje të lartë të numrit të të infektuarëve me Covid-19 në vendin tonë.

12:58
10 kate pallat pa leje/ Fatmira Hajdari në lot para KPK: Ish-kryeministri asaj kohe…

Fatmira Hajdari ka folur për ndërtimin pa leje të pallatit me 10 kate para KPK .

12:50
Shokohen fansat/ Trajnerja e njohur ngre këmbët përpjetë, por… (FOTO)

Delta Goodrem është vlerësuar shpesh për stilin e saj magjepsës si trajnerë në “The Voice”.

12:43
OKB lëshon alarmin, miliona fëmijë në punë…

Miliona fëmijë janë të detyruar të punojnë ndërkohë që nuk munden të ndjekin shkollën.

12:42
Rifillojnë zyrtarisht fluturimet/ TIA: Nisjet nga Shqipëria të kufizuara, lejohen vetëm…

Tirana International Airport njofton se sot rifillojnë fluturimet nga aeroporti i Rinasit por me kufizime.

12:38
Foto/ Vetëm Rudina Dembacaj mund të bëjë bashkë burrin dhe ish-burrin

Jo gjithmonë burri dhe ish-burri janë armiq. Moderatorja Rudina Dembacaj është rasti konkret ku ajo tregon se mban marrëdhënie shumë të mira me ish-burrin.

12:35
Basha në njësinë 1: Prioriteti i kryeministrit në kohën e krizës ishin oligarkët, jo biznesi!

Kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi një takim me bizneset në njësinë 1, Tiranë.

12:33
Klandestinët drejt BE, rriten shifrat në muajin maj

Si pasojë e koronavirusit në Bashkimin Evropian, në prill ra dukshëm numri i refugjatëve. Në maj ndërkohë janë shënuar rreth 4300 kalime të paligjshme të kufirit të BE, që do të thotë rreth trefish më shumë se një muaj më parë, njofton Frontex.

12:29
Formula 1 në Portugali! Portimao mund të presë 2 gara

Portugalia mund të hyjë në kalendarin e Botërorit të Formula 1 me pistën e Portimaos që mund të presë 2 gara dhe e gjithë kjo mund të ndodhë nëse do të anulohet edhe gara në Rusi.

12:24
Hiking në Përmet/ Tradita në shërbim të turizmit në Ogdunan të Përmetit

Fshati Ogdunan në krahinën e Shqipërisë është një nga zonat më të thella në rrethinat e Përmetit.

12:21
Greqia hap sezonin/ Hapen aeroportet në Selanik dhe Athinë

Sezoni turistik ka nisur në Greqi pas pandemisë së koronavirusit, ndërsa hotelet dhe plazhet po përpiqen të tërheqin vizitorë. Dy aeroportet kryesore të vendit në Athinë dhe Selanik, janë rihapur tashmë për të ardhur nga 29 shtete.

12:15
Franca heq kufizimet, Macron: Kjo verë, si asnjë tjetër!

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar se një numër kufizimesh të koronavirusit do të hiqen. Kafenetë dhe restorantet po rihapen në Francë dhe udhëtimi për në vendet e tjera evropiane do të lejohet po ashtu.

12:07
Aksident në Korçë/ Makina përplaset me kamionin, detajet e para

Një tjetër aksident ka ndodhur në Korçë.

12:02
Kosovë, ​qeveria shtyn rishikimin e buxhetit/ Nga data 22 qershor hapen edhe katër pika kufitare

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt, ka vendosur që prej datës 22 të këtij muaji të hapen për qarkullim edhe katër pika kufitare.

12:01
Skandali/ Akoma pa mbaruar provimi, del teza e matematikës

Rreth 32 mijë maturantë po zhvillojnë testin e matematikës, por akoma pa mbaruar provimi, teza tashmë është publike.

11:54
Lëvizte me lëndë plasëse me vete, policia e Lezhës ndalon një shtetas

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ditën e sotme një person është ndaluar nga policia e Lezhës, pasi ju gjet një sasi lëndë plasëse.

11:53
Fatmira Hajdari 10 kate pallat pa leje/ KPK: Ndërtimi i paligjshëm, në një pjesë toke që nuk është pronë e tyre

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, po përballet sot, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

11:43
Aksident i rëndë në Korçë/ Tenton të shmang përplasjen, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me murin (FOTO)

Një aksident i rëndë është shënuar në hyrje të qytetit të Korçës këtë të hënë.

11:42
Kapen “skifterët” e Sarandës/ Vidhin bagëti, orendi shtëpiake (detaje)

Një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, i koduar “Kraneja” u zhvillua nga policia në Sarandë.

11:33
“E papërshtatshme”/ SHBA i revokoi vizën. Fatmira Hajdari: Më morën në telefon nga ambasada dhe…

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, po përballet sot, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

11:33
Pronarët e restoranteve protestojnë para qeverisë, kërkojnë që të lejohet organizimi i dasmave

Disa pronarë të restoranteve kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të mos lejimit të organizimit të dasmave.

11:25
​Thaçi: Javë historike për të ardhmen e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe pas takimit me shefin e ekzekutivit, Avdullah Hoti ka thënë se Kushtetuta e përcakton qartë se kush do të udhëheq dialogun me Serbinë.

11:23
Gjendet një predhë e Luftës se Dytë Botërore në Orikum (VIDEO)

Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjendur në themelet e një pallati në Orikum.

11:17
Vanessa bllokon faqet e fansave të Kobe dhe Gianna Bryant në rrjetet sociale

Janë bërë pothuajse gjashtë muaj që kur basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, kanë ndërruar jetë.

11:16
Punonjës pozitiv me Covid-19, Bashkia e Durrësit mbyll dyert për qytetarët!

Ditën e sotme ku është shënuar edhe numri më i lartë i rasteve me Covid-19, mësohet se Bashkia e Durrësit ka mbyllur dyert për qytetarët.

11:14
Babai i nuses infekton 76 të ftuar me Coronavirus, dasma kthehet në rast studimi

Babai i nuses i prekur me koronavirus infekton 76 të ftuar dhe dasma kthehet në rast studimi.

11:11
Fotot që tregojnë se nuk është kurrë vonë të bësh të tjerët të “çmenden” pas teje (FOTO)

Të gjithë njerëzit kalojmë nëpër faza të ndryshme në jetë, derisa të arrijmë pamjen, stilin ose besimin që kemi dashur gjithmonë për veten.

11:07
IKMT vijon me shembjen e godinave në Unazën lindore të Tiranës

IKMT, në kuadër të zbatimit të projektit ”Ndërtim i segmentit rrugor Unaza Lindore, Loti 3” Tiranë, në ditën e dytë të aksionit në Shkozë, njofton se deri më tani janë shembur 7 objekte që janë pengesë për realizimin e këtij aksi rrugor.

10:59
Hoti: Jemi gati për dialog me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi ka thënë se janë të gatshëm për rifillim të dialogut me Serbinë.

10:55
Vrasje dhe shitje narkotikësh/ Kush janë 3 të “fortët” që OFL u nisi formularin

Tre persona të dënuar, në Kuçovë, Berat e Gjirokastër kanë rënë në rrjetën e Operacionit Forca e Ligjit dhe kanë marrë shkresën për vetëdeklarim të burimit të pasurisë së tyre.

10:52
Kryeministri Hoti fton sërish opozitën në takim

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas takimit që ka pasur të hënën me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje sërish partive opozitare që të pranojnë të takohen për të diskutuar për procesin e dialogut me Serbinë.

10:51
Vuri tritol në një lokal në Tiranë, arrest me burg për Franci Alimin

Gjykata dha masën arrest me burg për Franci Alimin, 28 vjeç nga Tirana pasi akuzohet se vendosi tritol në një lokal të njohur në Tiranë.

10:44
69 raste/ Ministria e Shëndetësisë: Po ulet vigjilenca, të prekurit në biznese dhe kontakte të rasteve të mëparshme (harta e shpërndarjes)

Ministria e Shëndetësisë dha detajet për 69 rastet e konfirmuara me covid-19 në 24 orët e fundit në vend.

10:43
Imazhet unike që nuk duhet t’i humbisni, fëmijët që mahnitën të gjithë me bukurinë e tyre (FOTO)

Çdo fëmijë është i veçantë dhe i bukur, por sot do t’ju tregojmë diçka me të vërtetë unike. Në fotogaleri do të shikoni disa fëmijë nga vende të ndryshme të botës, të cilët me pamjen e tyre kanë mahnitur të gjithë.

10:21
Vlorë/ Tentuan të hedhin në erë një shtëpi, kapet në flagrancë autori dhe porositësi (Emrat)

2 persona kanë rënë në pranga në Vlorë pasi kanë tentuar t’i vënë tritol një shtëpie.

10:14
Turqia tronditet sërish nga një tërmet i fortë

Një tërmet tjetër me magnitudë 5,6 ballë goditi provincën lindore turke Bingöl.

10:07
Fatmira Hajdari, gjyqtarja e Apelit sot në veting

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, po përballet sot, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

10:04
17 fotot që duken normale, por nëse i zmadhoni do shihni…(FOTO)

Ndonjëherë fotografitë më të zakonshme mund të fshehin surprizat më të papritura. Dhe sapo t’i vini re ato, zor mund t’i harroni.

09:53
Covid-19/ 69 të prekur, shifra më e lartë në vend që nga fillimi i pandemisë!

Burime për Top Channel bëjnë me dije së në 24 orët e fundit janë konfirmuar 69 të prekur me covid.

09:51
Sulmi ndaj kompleksit në autostradë/ Ja kush është pronari

Të shtëna me armë janë regjistruar rreth orës 12: 35 minuta, pas mesnate, në rrugën dytësore Tiranë Vorë.

09:49
“Viruset mund të jetojnë në disa sipërfaqe për orë të tëra!”/ Manastirliu-qytetarëve: Respektoni rregullat!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh për të gjithë qytetarët, ku ju bën thirrje të ruajnë distancën dhe të dezinfektojnë ambjentin ku qëndrojnë.

09:46
Rama publikon videon: Rruga e Arbrit, pritet të jetë e aksesueshme brenda verës së vitit 2021!

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme me një mesazh për Rrugën e Arbrit.

09:43
Mbi 600 persona janë kthyer nga SHBA në Shqipëri

Qeveria shqiptare thotë se i është përgjigjur të gjithë kërkesave të qytetarëve shqiptarë që duhej të udhëtonin nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë në këto kohë tepër të vështira të Covid-19.

09:37
Trump është sëmurë? Videoja që po i bën amerikanët të kenë dyshime

Pas një deklaratë të bërë në vizitën e tij në Akademinë Ushtarake në West Point në SHBA janë ngritur shqetësimet se presidenti Donald Trump nuk është mirë me shëndet.

09:29
Meta për Moikom Zeqon: Trashëgimia që la pas do shërbejë në kulturën dhe historinë e së ardhmes së kombit

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe studiuesit Moikom Zeqo.

09:24
Kritikoi presidentin, gazetarja shpallet fajtore për shpifje

Gazetarja filipinase, Maria Ressa, shefja ekzekutive e një faqeje që kritikon presidentin, Rodrigo Duterte, është dënuar për shpifje, në një rast që është konsideruar test për liritë e mediave në këtë shtet.

09:16
U nda nga jeta në moshën 71-vjeçare/ Ruçi: Moikomi, angazhim sipëror për çështjet e mëdha të shoqërisë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ndau një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish deputetit, shkrimtarit e shkencëtarit Moikom Zeqo.

09:01
Frontex: Po shtohet numri i refugjatëve drejt Evropës

Në prill u zvogëlua shumë numri i përpjekjeve për kalimin e kufijve të BE, si pasojë e Coronës. Por kjo po ndryshon tani.

08:52
Rritet sërish numri i të prekurve me koronavirus në Kinë

Pekini ka regjistruar 36 raste të reja lokale me koronavirus, teksa janë ngjallur shqetësimet për valë të dytë të këtij virusi në kryeqytetin kinez.

08:48
Pa leje drejtimi dhe të dehur/ Arrestohen dy të rinj në Durrës

Dy drejtues mjetesh u arrestuan në flagrancë në Durrës.

08:42
Sot provimi i matematikës për maturën shtetërore!

Rreth 32 mijë maturantë do të ulen në bankat e shkollës për zhvilluar testin e matematikës.

08:28
Sulmohet me kallashnikov kompleksi në mesnatë, detajet e para

Top Channel mëson se mbrëmë në mesnatë në Kashar kanë gjuajtur me kallashnikov drejt një kompleksi.

08:22
Franca lehtëson masat e izolimit

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar për lehtësim të një morie masash, të zbatuara me qëllim të luftimit të koronavirusit.

08:19
Shkodër/ Dy ditë pa energji elektrike, oraret dhe zonat

OSHEE njofton se në kuadër të punimeve nga ana e OST në linjat 110 dhe 220kV, do të stakohen linjat HEC Vau Dejës – Shkodra 1, Bushat 2 – Hec Ashta 1 dhe Shkodra 2 – Hec Ashta 2, duke lënë pa energji elektrike disa zona.

08:16
Forcat turke fillojnë operacionin “Kthetra-Shqiponja”

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka njoftuar se forcat turke kanë filluar operacionin “Kthetra-Shqiponja” kundër terroristëve.

08:02
Rihapen kufijtë e Evropës/ Ja vendet ku nis lëvizja, por Ballkani perëndimor duhet të…

Nga dita e sotme, 15 qershor, kufijtë e brendshëm të BE do të hapen gati plotësisht. Po si qëndron puna me vendet jo anëtare të BE, ato të Ballkanit?

07:58
Shuhet studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo

Studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo ka ndërruar jetë sot në mëngjes, në moshën 71-vjeçare, duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej disa vitesh.

07:26
Parashikimi i motit/ Java nis me rikthimin e vranësirave dhe luhatje temperaturash

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët, por që nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

E diel, 14 Qershor 2020
23:06
Kodi i ri elektoral/ Nga hapja e kutive tek mosregjistrimi i partisë për shkak te kuotave gjinore

Ekspertët e reformës zgjedhore po i japin dorën e fundit draftimit të marrëveshjes politike për kapjen e afateve të reformës zgjedhore.

22:57
“Ndihem në faj që mbijetova”/ 70-vjeçari mposht COVID-19, shokohet kur mëson tarifën e spitalit

70-vjeçari Michael Flor nga Washington i SHBA-ve, i cili ishte i infektuar me COVID-19, thotë se nuk e dinte se qëndrimi në spital do t’i kushtonte plot 1.1 milion dollar. Ai ka kaluar 62 ditë në njësinë e kujdesit intensive, duke kaluar dhe në një gjendje kome. Gjendja e tij shëndetësore u rëndua aq shumë, sa që mjekët lajmëruan familjarët për t’i dhënë lamtumirën.

22:45
Reali rigjen Hazardin, i mjafton një pjesë loje ndaj Eibarit

Real Madridi mban ritmin e Barcelonën në këtë rikthim të La Ligas, pas ndërprerjes për shkak të COVID-19. “Los Blancos” fituan 3-1 përballë Eibarit në atë që ishte edhe sfida e rikthimit në formacion e Eden Hazardit, i cili ka munguar për një kohë shumë të gjatë për arsye dëmtimi. Futbollisti belg u aktivizua titullar dhe u zëvendësua në minutën e 61-të nga Vinicius, duke lënë shenjë edhe më një asist në stadiumin “Alfredo di Stéfano”.

22:23
​Macron shpall fitoren kundër Covid-19

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha sonte se ai kishte nevojë për të ndërtuar një Evropë të pavarur nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, duke shpallur “fitoren e parë” të vendit të tij kundër koronavirusit.

22:18
LESKOVIKU, dikur qytet por sot ç’është?! – Fshatrat e Shqipërisë

Traditat folklorike dhe etnografike, ne i njohim në çdo krahinë duke udhëtuar qark Shqipërisë, dashur a padashur. Qyteti i Leskovikut ka qenë një qendër e lashtë, një qytet të cilit duhet t’i shprehim mirënjohjen për sa ka lënë pas. Por realiteti sot, sa ndikim ka në ndërgjegjen tonë? Përmes “Fshatrave të Shqipërisë”, Ilnisa Agolli rrëfen aktualitetin aty.

22:12
Bollywood-i në zi/ Aktori 34-vjeçar var veten në shtëpinë e tij

Aktori mjaft i suksesshëm i Bollywood Sushant Singh ka humbur jetën ditën e sotme. Ai është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Bandra, Mumbai.

22:03
Ekzekutimi i Hekuran Billës/ Mbi 17 kamera sigurie të sekuestruara në vendin e ngjarjes

Ky është momenti i ekzekutimi të 40 vjeçarit Hekuran Billa, 4 ditë më parë në Tiranë, ku shihet automjeti benz me portobagzh, teksa autorët qëllojnë dhe më pas kthehen për t’u larguar në drejtim të Pezës aty ku edhe dogjën automjetin.

21:40
Tërmet i fuqishëm në Turqi/ Shemben ndërtesat, ka humbje jete

Një tërmet me magnitudë 5.9 ka goditur krahinën lindore të Bingolit, duke lënë 1 të vdekur dhe 18 të plagosur deri më tani.

21:34
​Rikthehet koronavirusi në Mal të Zi

Në Mal të Zi është regjistruar rasti i parë me Covid-19 pas 2 qershorit kur ishte shpallur fundi i epidemisë.

21:33
Qitja, gati për olimpiadë/ Henri Rrufa, sportisti që stërvitet në poligonin e ngritur në shtëpi

Kupa e botës dhe kampionatet Europiane janë shtyrë për vitin 2021. Për herë të fundit që Shqipëria është përfaqësuar në një olimpiadë qitje ka qenë ajo e Londrës.

21:27
De Biasi, nostalgjik për Shqipërinë: Përjetova emocionet më të bukura të karrierës

Tri vite më parë, Gianni De Biasi u largua zyrtarisht nga drejtimi i Shqipërisë, me të cilën arriti pa dyshim majën e karrierës së tij si trajner, me pjesëmarrjen në “Francë 2016”. Nëpërmjet një postimi në Facebook, 63-vjeçari kujtoi me nostalgji përvojën e tij si kuqezi, duke e konsideruar dorëheqjen si një vendin që i ka kushtuar shumë.

21:14
Cakaj bisedë telefonike me katër homologët e tij evropianë

Gjatë javës instensive në Luginën e Preshevës Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet rrjeteve të tij sociale ka bëre me dije se ka zhvilluar një serë telefonatash me homologët e tij, duke nisur nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ai i Italisë, Luigi Di Maio, kreun e diplomacisë së Hungarisë, Péter Szijjártó dhe me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, znj. Amélie de Montchalin.

21:05
​Pse macet preferojnë të flenë në lavaman?

Macet mund të kenë zakone mjaft të çuditshme dhe për shumicën e tyre mund të mos ketë shpjegime, por janë pikërisht këto zakone që i bëjnë ato të lezetshme. Një nga zakonet e tilla është edhe gjumi në lavaman.

20:55
Ja zona që do të jenë pa drita nesër në Tiranë

OSHEE nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se disa zona do të jenë pa energji elektrike për disa orë pasi po bëhen punime.

20:43
Vitrina e Librit/ Sytë e errësirës – Dean Kontz

Koronavirusi Covid -19, është parashikuar në një libër te publikuar më 1981, me autor shkrimtarin amerikan Dean Koontz. Romani titullohet “Sytë e errësirës” dhe sot vjen në qarkullim nga Shtëpia Botuese Fan Noli.

20:38
Foto/ Protestat për Geroge Floyd! Afro-britaniku mban në krahë protestuesin e lënduar…

Prej javësh në Britaninë e Madhe janë duke u zhvilluar protesta për vdekjen e Geroge Floyd-it. Protesta e titulluar “Black lives Matter” ka shënuar një moment solidariteti mes një afro-amerikani dhe një personi të bardhë.

20:35
​Zviceranet protestojnë kundër pabarazisë gjinore

Gratë në të gjithë Zvicrën sot bënë zhurmë me tenxhere në një protestë duke kërkuar trajtim të barabartë dhe zhdukjen e dhunës në familje.

20:22
​Numri i rasteve me COVID-19 në Pakistan mund të arrijë kulmin në 1.2 milion

Numri i infeksioneve në Pakistan mund të dyfishohet deri në fund të qershorit dhe të arrijë në mbi një milion vetëm një muaj më vonë, paralajmëroi sot ministri i Planifikimit Asad Umar.

20:19
Vitrina e Librit/ Si u shitën për fare pak shilinga memuaret artistike të romancierit të njohur?

Charles Dickens- Në kujtim të një përvjetori

20:15
FOTO/ Para nga rrjetet sociale! Çifti tregon vilën super luksoze…

Rrjetet sociale janë kthyer në një burim të ardhurash për shumë njerëz në të gjithë botën. Blogerë të ndryshëm grumbullojnë shifra kolosale nga ekspozimi i jetës së tyre në Instagram.

20:02
Lobimi me para ruse/ Taulant Balla dorëzon padi të re për Lulzim Bashën

Partia Socialiste nuk është pajtuar me vendimin e  gjyqtarit Lazër Sallaku i cili disa muaj më parë, rrëzoi akuzat e prokurorisë të ngritura për kryedemokratin Lulzim Basha për  “dosje të lobimit rus të PD” në shumën e 650 mijë dollarëve.

19:54
Gashi: Putini e vërtetoi se rusët s’mendojnë për serbët, por për vete

Presidenti i Federatës së Rusisë, ka dhënë një intervistë për tv rus “Russia 1”, në të cilën ndër të tjera ka komentuar edhe hyrjen e papritur të forcave ruse në Kosovë më 11 qershor të vitit 1999.

19:47
Publikohet foto e ajsbergut që përmbyti titanikun

Një fotografi  që tregon ajsbergun që përmbyti Titanikun, ka dalë në dritë 108 vite pas katastrofës historike që mbyti më shumë se 1.500 njerëz.

19:28
Merr flakë servisi në rrugën Tiranë-Elbasan

Një zjarr ka rënë në autostradën Elbasan-Tiranë, sapo kalon tunelin për të ardhur në kryeqytet.

19:15
Partizani rikthehet tek fitorja, i shënon 8 gola luftëtarit

Fitore me golaedë e Partizanit ndaj Luftëtarit në “Selman Stërmasi” në takimin hapës të javës së 29-të të Superiores. Të kuqtë, që vinin në këtë përballje pas një serie negative rezultatesh (një barazim dhe pesë humbje radhazi), nuk hasën rezistencën më minimale ndaj një kundërshtari që edhe matematikisht ka rënë në Kategorinë e Parë.

19:01
​Bëri një vrimë për të hyrë në stadium, La Liga ngre padi kundër tifozit

Udhëheqja e La Ligës ka njoftuar paraqitjen e kallëzimeve penale kundër një tifozi i cili u fut në fushë gjatë ndeshjes mes Real Mallorca dhe Barcelona, e cila u luajt pa spektatorë në stadiumin ‘Iberostar’.

18:45
Bledi Mane: Vajzat e fshatit janë pak të dhunshme gjatë seksit

I ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” ishte Bledi Mane. Teksa po flitej për martesën në moshë të re apo të madhe, Bledi ndërhyri dhe tregoi disa nga eksperiencat e jetës së tij. Ai rikujtoi vitet kur ka pas jetuar në Britaninë e madhe, ku u shpreh se vajzat e fshatit në Irlandë dhe Angli ishin pak të dhunshme gjatë seksit.

18:33
Dybala me kërkesë stratasforike, ja paga që kërkon

Kampioni italian Juventus ka besim se së shpejti do të arrijnë një marrëveshje me sulmuesin Paulo Dybala (26) për zgjatjen e kontratës së tij, raportojnë mediat italiane.

18:22
Habit gazetari, deklaron live beqarinë e përjetshme…

Të rinjtë kanë shumë konfuzion kur flitet për martesën. Të martohen në moshë të madhe apo të re, është një nga dilemat e tyre. Mirëpo ka dhe nga ata që martesën nuk e kanë si opsion në jetën e tyre dhe një ndër ta është dhe gazetari Ervin Kurti.

18:05
Mbërrin propozimi për martesë/ Alesia Bami jep përgjigjen e papritur…

 “Martesë në moshë të vogël apo të madhe”, është një nga dilemat më të mëdha të të rinjve sot. Kjo temë u trajtua dhe në rubrikën “Trotuar” në emisionin “ E Diell”.

18:02
Testimet për Covid, zbulohet dokumenti i ISHP: S’kemi kapacitete, të kryhet tek privati!

Të dielën e 14 qershorit, tre muaj pas pandemisë së koroanvirusit, në Shqipëri u shënua shifra më e lartë të prekurve. Ministria e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht, me zë dhe figurë, se ishin regjistruar 57 të prekur nga Covid-19, një rekord që nuk ishte arritur as në muajin mars ku shpërtheu pandemia.

17:53
Si në përralla, njihuni me 12 shtëpitë më fantastike në botë

Bimët ngjitëse dhe vazot e luleve shpesh herë përdoren nga kopshtarët për të dekoruar shtëpi dhe kopshte. Megjithëse disa njerëz besojnë se bimët ngjitëse mund të dëmtojnë muret, ato padyshim që e kthejnë shtëpinë tuaj nga në një vend të mrekullueshëm dhe tërheqës.

17:33
Muharrem Hoxha tregon momentin e tërmetit, dola me…

Aktori i njohur i humorit, Muharrem Hoxha, gjithashtu i njohur si “Rrema” ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “E Diell”.

17:17
Muharrem Hoxha tregon se ç’bën në mëngjes, drekë dhe darkë

I ftuar në studion e emisionit “E Diell”, ishte aktori i humorit Muharrem Hoxha.

17:10
Diego Costa i përgjigjet Munianinit, Bilbao dhe Atletico ndajnë pikët

Rikthimi në fushë për Atleticon e Madridit nuk ishte ai i duhuri. “Los Colochoneros”, të drejtuar nga Diego Simeone, morën vetëm një pikë në “San Mames” përballë Athelitic Bilbaos, duke mos fituar terren terren në garën për zonën Champions, kur rival kryesor kanë Real Sociadadin, një tjetër ekip bask.

16:39
Po shkëlqen me fanellën e Dortmundit, Interi hyn në garë për mbrojtësin maroken

I huazuar nga Reali i Madridit që në verën e 2018-ës, mbrojtësi anësor maroken Achraf Hamkimi po shkëlqen me fanellën e Borussias së Dortmundit, ku përveçse është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm, ka dhënë shumë asiste e ka shënuar shpesh.

16:36
Lautaro shndërrohet në çështje te Interi, Sanchez gati të shfrytëzojë rastin

Lautaro Martinez ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës së pandemisë, pasi thuajse çdo ditë mediat europiane kanë raportuar për interesin e Barcelonës që të transferojë në “Campo Nou” sulmuesin argjentinas.