21:13
Inside Story/ AKU mijëra kontrolle dhe penalizime për bukën, ekspertët: Çfarë po na fshihet?
Çmimi i bukës vitet e fundit është rritur, pesha ka ndryshuar, ndërsa cilësia mbetet shpesh e diskutueshme. Konsumatori përballet çdo ditë me produkte që duken të njëjta, por që ndryshojnë ndjeshëm në përbërje dhe vlera ushqyese. Megjithatë, informacioni që i ofrohet publikut është i kufizuar, ndërsa transparenca në zinxhirin e prodhimit mbetet problematike.