Takim trepalësh me Putinin e Trumpin? Zelensky: Jam gati, për një “armëpushim energjetik” me Rusinë 23/09 07:46
Ushtria izraelite ka nisur zhvendosjen e trupave shtesë në veri të vendit, në përgatitje për një zgjerim të mundshëm të operacioneve ushtarake në Liban.
Sipas një njoftimi të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), lëvizja e trupave është pjesë e rritjes së gatishmërisë operacionale për skenarë të ndryshëm, si ofensivë ashtu edhe mbrojtës.
“Ndërtimi dhe vendosja e forcave përgjatë kufirit verior do të kryhet duke përdorur njësi shtesë të rregullta, përfshirë një divizion, brigada dhe batalione inxhinierike”, thuhet në deklaratën e IDF.
Sipas ushtrisë izraelite, këto masa synojnë forcimin e pranisë ushtarake dhe përgatitjen për zhvillime të mundshme në zonën kufitare me Libanin.
Top Channel