VIDEO/Ishte heroi i Mallorcas ndaj Realit, Muriqi nuk i mban dot lotët dhe emocionet 04/04 19:58
I fërshëllyer vazhdimisht në fushën e lojës pas episodit me Kalulu në Derbin e Italisë Inter-Juventus, por edhe kandidat për të marrë një çmim në Lombardi, Alessandro Bastoni u bë sërish protagonist.
Këtë radhë gjithçka ndodhi në San Siro në sfidën mes Interit dhe Atalantës, me mbrojtësin që në të vërtetë nuk ishte në fushën e Lojës. Te ‘Sektori i Veriut’ i stadiumit që iu përket tifozëve ultras të Interit, u shpalos një parullë dedikuar Bastonit ndërkohë që u dëgjuan edhe kore për mbrojtësin duke e mbrojtur atë.
‘Bastoni, krenaria jonë’ shkruhej në parrullën që tifozët zikaltër ia dedikuan mbrojtësit 26 vjeçar të klubit milanez që kryeson aktualisht Serie A italiane.

Top Channel