Skandali i pornografisë së rreme trondit Gjermaninë, aktorja e famshme akuzon ish-in e saj për shpërndarjen e materialit
Izraeli njofton se Irani ka nisur të lëshojë raketa të reja drejt territorit të tij, pak para se Shtetet e Bashkuara të paralajmëronin një valë të re sulmesh mbi Teherani.
Ngjarjet ndodhin vetëm disa orë pasi një avion amerikan furnizimi u rrëzua mbi pjesën perëndimore të Irakut. Ushtria amerikane tha se incidenti ishte një “ngjarje” që përfshiu dy avionë dhe se nuk kishte lidhje me sulmet.
Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan Donald Trump shkroi se SHBA po “shkatërron plotësisht” regjimin iranian dhe i bëri thirrje publikut të “shohë çfarë ndodh” në këtë luftë gjatë ditës së premte.
Po ashtu, SHBA njoftoi se po lehtëson sanksionet mbi naftën ruse të bllokuar në det, në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të zbutur shqetësimet mbi furnizimet globale.
Të paktën tre anije karburanti të tjera janë sulmuar në Gjirin Persik, dukshëm nga forcat iraniane. Mediat shtetërore iraniane konfirmojnë se forcat e tyre kanë kryer të paktën një nga sulmet. Ndërkohë, një ndërtesë në qendër të Dubait është goditur nga mbetjet e një rakete të shkatërruar, pas disa shpërthimeve që tronditën zonën financiare të qytetit. Lajmi u konfirmua nga zyra e shtypit e autoriteteve lokale.
Vendet evropiane, të udhëhequra nga Franca dhe Italia, kanë hapur bisedime me Teheranin për të negociuar një marrëveshje për të garantuar kalim të sigurt për anijet e tyre përmes Ngushticës së Hormuzit, thanë burime të cituara nga Financial Times, në një përpjekje për të rinisur dërgesat e energjisë përmes Gjirit.
Ushtria izraelite ka nisur zhvendosjen e trupave shtesë në veri të vendit, në përgatitje për një zgjerim të mundshëm të operacioneve ushtarake në Liban. Sipas një njoftimi të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), lëvizja e trupave është pjesë e rritjes së gatishmërisë operacionale për skenarë të ndryshëm, si ofensivë ashtu edhe mbrojtës.
18:51 SHBA nuk ndalet, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet në Ngushticën e Hormuzit. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, miratoi kërkesën e Centcom për një disa anije luftarake dhe rreth 5,000 marinsa, raporton Wall Street Journal.
18:31 Lufta në Lindjen e Mesme, CNN: Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i konfliktit
Mbi 2,000 njerëz, përfshirë civilë dhe personel ushtarak, janë vrarë si pasojë e luftës në Iran, sipas vlerësimeve të CNN, ndërsa konflikti po hyn në ditën e 14-të. Sot, gjashtë anëtarë të shërbimit amerikan janë konfirmuar të vdekur pasi avioni i tyre i furnizimit me karburant u rrëzua në Irak.
17:53 “Janë fshehur si minjtë”/ Zyrtari iranian i përgjigjet ashpër Hegseth: I keni udhëheqësit në ishullin e Epsteinit
Kreu i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, i është përgjigjur ashpër Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, pas deklaratave të këtij të fundit për udhëheqjen iraniane.
Çmontimi i bunkerit më të thellë bërthamor të Iranit mund të jetë çelësi për t’i dhënë fund luftës, por analistët paralajmërojnë se shkatërrimi i tij i plotë mund të kërkojë dërgimin e forcave speciale në Republikën Islamike.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se aftësia e Iranit për prodhimin e raketave është goditur rëndë dhe se kapacitetet kryesore ushtarake të vendit po neutralizohen.
Një anije indiane me karburant ka mundur të kaloj sot pjesën lindore të ngushticës së Hormuzit, ndërsa dhjetëra anije të tjera indiane vijojnë të mbeten ende të bllokuara në rajon.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja ka kapacitetin të godasë Iranin në një mënyrë që do ta bënte të pamundur rindërtimin e tij, por theksoi se një veprim i tillë nuk është ndërmarrë.
16:35 Trump hedh dyshimet te Rusia: Mendoj që Putin po e ndihmon pak Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump për herë të parë la të hapur mundësinë që Rusia po ndihmon Iranin.
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Izraeli lidhur me propozimin e tij për negociata të drejtpërdrejta, në mes të përshkallëzimit të luftës me Hezbollahun.
15:45 Teherani nuk ndalet, Emiratet e Bashkuara Arabe: Jemi përfshirë në dhjetëra sulme iraniane sot
Emiratet e Bashkuara Arabe deklaruan se mbrojtja e tyre ajrore është përballur sot me disa sulme nga Irani, duke neutralizuar shtatë raketa dhe 27 dronë që vinin nga territori iranian.
Irritimi i Pete Hegseth gjatë një konference për shtyp në Pentagon u interpretua si një shenjë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndiejnë presion në rritje lidhur me luftën kundër Iranit.
Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe ndodhen në anije në det.
12:04 “Është gjallë, apo ka vdekur”/ Trump mesazh Mojtaba Khameneit: Iranin e shkatërrojmë
Shtetet e Bashkuara po e shkatërrojnë Iranin totalisht: Presidenti amerikan Donald Trump i përcolli një mesazh të fortë Republikës Islamike dhe botës, shoqëruar me një paralajmërim të frikshëm se është gati ta përshkallëzojë konfliktin.
11:57 Analiza nga CNN: Shtatë arsye pse Trump nuk e ka fituar luftën me Iranin
Presidenti Donald Trump po përballet me një realitet të vështirë në Lindjen e Mesme, ku pas dy javësh konflikti të armatosur, nuk ka mundur të shpallë një fitore të qartë.
11:46 Kina fuqizon tregtinë e naftës iraniane, por tensionet në Gjirin Persik rrezikojnë furnizimin global
Në një kohë tensionesh në rritje në Gjirin Persik dhe pasigurie mbi çmimet ndërkombëtare të naftës, Kina po shfaqet si një faktor vendimtar në tregun global të energjisë, kryesisht përmes marrëdhënieve të saj energjetike me Iranin.
11:38 Irani lëshon raketën e tretë në hapësirën e Turqisë, e shkatërron NATO
Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që depërtoi në hapësirën ajrore të Turqisë u neutralizua nga sistemi i mbrojtjes ajrore dhe raketorike të NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor.
15:58 Rrëzimi i avionit amerikan në Irak, konfirmohen katër të vdekur
Katër nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën në rrëzimin e një avioni cisternë amerikan KC-135 në Irak, njofton Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të rivlerësojë sigurinë e furnizimit me naftë dhe gaz nëse Ngushtica e Hormuzit mbyllet për një periudhë të zgjatur, në mes të tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme.
Shtetet e Bashkuara po zhvendosin pjesë të sistemit të tyre të mbrojtjes nga raketat ‘Terminal High-Altitude Area Defense’ (THAAD) nga Koreja e Jugut drejt Lindjes së Mesme, në mes të përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit.
Një ndërtesë në qendër të Dubait është goditur nga mbetjet e një rakete të shkatërruar, pas disa shpërthimeve që tronditën zonën financiare të qytetit. Lajmi u konfirmua nga zyra e shtypit e autoriteteve lokale. Sipas autoriteteve, mbetjet e një rakete të shkatërruar nga mbrojtja ajrore shkaktuan një incident të vogël në fasadën e një ndërtese në qendër të qytetit. Ata theksuan se nuk janë raportuar persona të lënduar.
08:35 Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar se administrata e tij synon të shkatërrojë kapacitetet e regjimit iranian në disa fronte. Në një postim në platformën sociale Truth Social, Trump shkroi se Shtetet e Bashkuara po “shkatërrojnë plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”.
08:29 Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur
Një avion cisternë amerikan KC-135, i angazhuar në operacionet ushtarake kundër Iranit, është rrëzuar në Irak pas një incidenti që përfshiu dy avionë ushtarakë. Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar edhe në ngushticën strategjike të Hormuzit, e cila vazhdon të jetë e bllokuar.
Top Channel