Kategoria Superiore/Përcaktohet kalendari i javëve të fundit të sezonit të rregullt
Barazimi pa gola mes Egnatias dhe Vllaznisë në Rrogozhinë ka nxitur debate në Kategorinë Superiore, veçanërisht për vendimin e VAR dhe kartonin e kuq që u akordua ndaj futbollistit Xhemajli dhe më pas trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova.
Në prononcimin pas ndeshjes, Tetova shprehu pakënaqësinë e tij për mënyrën se si u zbatuan rregullat: “Kemi dy paralelizma. Skam asgjë me gjyqtarin, është një nxitim. Në momentin e parë kur Xhemajli godet topin nga shtyrje nga Balaj.
Matet distanca e topit, kështu na kanë thënë në seminare. Sulmuesi nuk e arrin topin. Unë nuk bëra asnjë gjë dhe mora karton të kuq. Kemi rregullore tjetër që nuk zbatohet. Në qoftë se kemi 2 rregullore, një zbatohet një jo. I kërkova ekipit të tërhiqej, që të shikonte VAR-in, se ka shtyrje nga sulmuesi”, tha trajneri.
Top Channel