Britanik i kërkuar nga Interpoli arrestohet në Ekuador, akuzohet se vrau influenceren kolumbiane dhe fshehu trupin në valixhe
Rreth 2,200 ushtarë të tjerë po dërgohen nga SHBA drejt Lindjes së Mesme si pjesë e përpjekjeve kundër Iranit, raporton media amerikane.
Në operacion janë përfshirë edhe disa anije të shoqëruara nga rreth 20 avionë luftarakë.
Grupi i sulmit pritet të caktohet në një operacion për të kontrolluar ishullin iranian Kharg në Gjirin Persik, një pikë kyçe që përbën rreth 80% të eksporteve të naftës së Teheranit.
Ky zhvillim vjen ndërsa është dita e katërmbëdhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin si aleatë kundër Iranit.
Forcat mbrojtëse të NATO-s kanë neutralizuar një tjetër raketë balistike që hyri në hapësirën ajrore turke, duke e bërë këtë sulmin e tretë me raketa të kapur në Turqi që nga fillimi i luftës.
Përveç kësaj, në Teheran është regjistruar një shpërthim i fuqishëm në një shesh ku zhvillohet tradicionalisht Dita e Kudsit, një demonstratë vjetore pro-palestineze.
Top Channel