Ushtria izraelite tha se trupat e saj “janë duke u përgatitur për operacione tokësore” kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka treguar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 317 pacientë me Sars CoV-2, ku 219 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 25 prej tyre janë në gjende më të rënduar shëndetësore dhe 225 janë në asistim të oksigjeno-terapisë.
Një tërmet me fuqi prej 6 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur shtetin e Amerikës Qendrore, Panama.
Emine Derhemi është 80-vjeçarja, e cila ka agjëruar për 56 vite me radhë dhe të gjithë kursimet e jetës ia ka dedikuar udhëtimeve në Mekë.
Benjamin Netanyahu ka refuzuar sot kërkesën e armëpushimin nga Hamas teksa Izraeli po dislokon trupat e këmbësorisë pranë kufirit të Gaza, për pushtimin territorial pas masakrës së bombave ajrore në zonën e banuar.
Prej disa ditësh po përfletet për një lidhje të mundshme mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.
Emigracioni dhe lindjet e pakta po tkurrin ndjeshëm popullsinë e së fundmi shqetësues po konstatohet edhe migrimi i brendshëm, që po çon drejt boshatisjes qytetet e vendit.
Nuk janë të pakta këngët që në kohën e pandemisë së Covid-19 janë kthyer në sfida vallëzimi. Njëra nga këto është edhe Jeruzalema e afrikano jugorit, Master KG.
Ditën e diel Lulzim Basha nuk do ia mbyllë dot derën e selisë kritikëve të tij të cilët do jenë prezent në dy forumet me të larta për shkak të funksioneve që mbajnë. Përballja e parë fillimisht do të ndodhë në mbledhjen e Kryesisë, me sfidantin per kreun e PD-së Fatbardh Kadilli.
Në këtë ditë të madhe të Fitër Bajramit, jemi të lumtur që familja Vorpsi, i hapi derën ekipit tonë të xhirimit. Çifti ka një familje të bukur e të madhe, me 5 djem, të 5-të djem.
Një i vdekur dhe 103 raste të reja pozitive me COVID-19 janë raportuar 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Kryepeshkopi Anastas, kreu i kishës ortodokse autoqefale shqiptare, për herë të fundit u filmua duke mbërritur me një avion special në Athinë për tu kuruar nga Covid 19.
Kasapi nga Tirana Agron Xhepa, për herë të parë me fenë islame ra në kontakt në vitin 1993.
Në Shqipëri popullsia nuk po tkurret vetëm prej emigracionit, por edhe për shkak të lindjeve të ulëta nga nënat.
Në të gjitha xhamitë kryesore të qyteteve shqiptare janë zhvilluar faljet e mëngjesit për ditën e festës.
Kompania Ajrore e Izraelit ka bërë të ditur se do të fillojnë fluturimet e drejtpërdrejta të pasagjerëve nga Tel Aviv në Tiranë.
Alergjitë janë ndër shqetësimet kryesore të shëndetit gjatë stinës së pranverës për shkak të pluhurave, poleneve apo ndotjes së ambienteve.
Një shqiptar, i cili i ka shpëtuar policisë italiane në shkurt të 2019, gjatë një operacioni ku u arrestuan 22 persona, është arrestuar sot nga autoritetet italiane.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen të forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova.
KLSH ka kallëzuar në prokurori 7 funksionarë në Shkodër dhe Sarandë për shpërdorim detyre.
Besimtarët myslimanë kanë parandaluar një incident në sheshin ‘Skënderbej’ ditën e sotme!
Është falur namazi i parë i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Shën Sofia pas 87 viteve. Namazi u drejtua nga Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş.
Modelja seksi, Kejvina Kthella, ka kohë që flitet se është në lidhje dashurie megjithatë nuk është zbuluar asnjëherë.
Historia e trishtë e Xhevahire Abrazhdës është trajtuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku 36 vjeçarja ka rrëfyer se nuk i ka takuar fëmijët prej 4 vitesh.
Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj në një lidhje skype në “Breaking” në Top News, ka treguar se trendi i infektimeve i këtyre ditëve është pasojë e grumbullimeve gjatë fushatës elektorale.
Finalja e Ligës së Kampionëve në mes të ekipeve Chelsea dhe Manchester City do të mbahet më 29 maj në Portugali me 6,000 tifozë nga secili klub.
Partia Demokratike është sulmuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame, për kallëzimet penale të kryera në drejtim të këtij institucioni për përdorim politik të lejeve të legalizimit, gjatë periudhës zgjedhore.
Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria po rritet dhe po bën përparim drejt anëtarësimit në BE.
Gazsjellësi më i madh amerikan ka rinisur punën gjashtë ditë pas një sulmi kibernetik që ka ndalur punën e tij dhe ka rritur shqetësimet për furnizime të naftës në gjithë pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.
Mesut Özil, ylli i klubit turk të futbollit Fenerbahçe, uroi të gjithë muslimanët në botë për Fitër Bajramin, ndërsa u dërgoi edhe mesazh mbështetjeje palestinezëve që janë të ekspozuar ndaj sulmeve nga Izraeli.
Militantët e Hamasit lëshuan dhjetëra raketa të tjera drejt Izraelit pasi sulmet e këtij të fundit vranë disa komandantë të lartë dhe rrëzuan një tjetër bllok kullash në Gaza.
Nga Sportingu tek …Sportingu. Cristiano Ronaldo nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur futboll edhe pas moshës 40-vjeçare.
Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë i cili nuk ka nënshkruar kontratë për blerjen e dozave të vaksinave anti-COVID.
Gazetari Adriatik Doçi ka folur për dosjen e Gërdecit në emisionin “Breaking” dhe për rihapjen e hetimeve për ish ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu.
Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit – që është rreth gjysma e numrit të vizitorëve që vizituan këtë vend në vitin 2019, përpara se të niste pandemia e koronavirusit.
Besimtarët mysliman kanë falur namazin e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Janë publikuar pamjet e para nga vendi ku u ekzekutua biznesmeni shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Kamer Idrizi. Ai ishte në makinë me një nipin e tij, i fundit ky që mori gjashtë plumba dhe është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Besimtarët myslimanë kanë festuar sot festën e Fitër Bajramit, ku kanë falur edhe namazin në sheshin “Skënderbej”.
Dua Lipa ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në ndarjen e çmimeve ‘BRIT Awards 2021’.
SPAK ka nisur që të lëkundë themelet e perandorisë së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Nën hetim është edhe pasuria e Shkëlzen Berishës dhe sidomos një investim rreth 2 milionë euro në Gërdec, ku ka ngritur një fabrikë për përpunimin e boronicave.
Qeveria shqiptare ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”.
Dy vite më parë Skënder Gega ishte në majën më të lartë të futbollit shqiptar pasi i riktheu pas shumë vitesh të kuqve titullin kampion dhe ajo kujtohet me nostalgji edhe sot prej tij i cili ka vendosur të bëj një tjetër gjë me karrierën e tij, apo sic thotë vetë, të rikthehet tek fëmijët si në vitin 1995.
Masat ndaj koronavirusit si mbajtja e maskës, e distancës sociale dhe puna nga shtëpia priten të hiqen me 21 qershor në Britani.
Shteti amerikan i Ohajos do ti ofrojë cmime në para, prej 1 milionë dollarësh, pesë personave që do të marrin vaksinën anti covid, në kuadër të një llotarie që synon të tërheqë sa më shumë njerëz drejt imunizimit.
Myslimanët në botë po festojnë Fitër Bajramin në mënyrë të heshtur për të dytin vit radhazi, ndërsa pandemia e koronavirusit sërish ka bërë që shumë xhami të qëndrojnë të mbyllura dhe familjet të ndahen në festën që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Për shkak të sulmeve izraelite, të cilat u kryen edhe në ditën e parë të festës muslimane të Fitër Bajramit, namazi i Bajramit nuk u krye në xhamitë e mëdha në Rripin e Gazës.
Vetëm pak ditën më parë, këngëtarja Tuna solli në jetë fëmijën e saj të dytë, duke surprizuar fansat e saj, pasi e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë.
Prej disa javësh, Princi është deklaruar vetëm për Aristelën në emisionin “Për’puthen”, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka bërë të njëjtën gjë.
Pas vdekjes së një italiani në një aksident automobilistik, kanë marrë dëmshpërblim gruaja, me të cilën kishte një fëmijë, por edhe e dashura e tij me të cilën kishte një lidhje jashtë martesore.
Grupimi “për PD” ka reaguar ashpër ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke thënë se nuk mund të drejtojë cështjet për diskutim dhe të përdorë institucionet vendimmarrëse si vegla.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët e fesë myslimane, pas një muaji sakrificash e solidariteti në Muajin e Ramazanit.
Ngjarja e rëndë e dy ditëve më parë në Glyka Nera, në Greqi, ku grabitësit i morën jetën një 20-vjeçareje, duke e lënë trupin e pajetë pranë foshnjës së saj, tronditi të gjithë opinionin publik.
Pak ditë më parë, Ledjana Prenga i habiti të gjithë kur nëpërmjet një postimi në “Instagram”, zbuloi se kishte vendosur që të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”.
Dy alpinistë të huaj kanë vdekur në malin Everest, viktimat e para të sezonit të alpinizmit, tha organizatori ekspeditës së tyre.
Besimtarët myslimanë sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit, i cili për vitin e dytë festohet nën masat e pandemisë së Covid-19.
Një 43-vjeçar, i identifikuar si Kamer Idrizi është vrarë mbrëmjen e djeshme në Shkup. Ai u qëllua me mbi 80 plumba teksa po udhëtonte me automjetin tip Gold”, në të cilën ishte edhe një 22-vjeçar nga Haracina.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Pas 30 ditësh agjërim bota islame e ka kryer sakrificën e saj në nderim të krijuesit duke pritur shpërblimin.
Menjëherë pas faljes së Fitër Bajramit dhe në momentin kur besimtarët uronin njëri-tjetrin për këtë festë të madhe, një person ka tentuar të vetëdigjet duke u lagur me benzinë.
Sot kremtohet nga të gjithë myslimanët në të gjithë botën Fitër Bajrami. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit.
Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit. Emisioni “Breaking” në Top News nisi sot pikërisht me një lidhje “Skype” me imamin, Ahmet Kalaja, i cili u shpreh se këtë vit është më ndryshe.
Avionët luftarakë të Izraelit goditën sot disa pika në Rripin e Gazës, duke përfshirë një ndërtesë banimi dhe dy banka.
Departamenti amerikan i Shtetit ka akuzuar Kinën për kryerje të “gjenocidit” kundër myslimanëve ujgurë dhe minoriteteve tjera fetare në raportin e tij vjetor, në të cilin Irani dhe Rusia janë renditur të mesin e shkelësve më të mëdhënj të lirive fetare në botë.
Të rriturit kanë më shumë mundësi të raportojnë efekte të lehta anësore pas përzierjes së dozave të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanive AstraZeneca dhe Pfizer, është thënë në një studim të kryer nga Grupi për Vaksina në Universitetin e Oksfordit.
Edhe besimtarët myslimanë kanë falur ditën e sotme namazin në xhamitë e qytetit, për shkak të kushteve atmosferike.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët për Bajramin e Madh, duke u shprehur për më shumë paqe, tolerancë dhe solidariteti.
Ditën e sotme, besimtarët myslimanë kanë falur Fitër Bajramin në xhaminë e Plumbit në Vlorë.
Policia e Korçës në kuadër të operacionit “Perimetri” ka vënë në pranga dy persona, që janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm si edhe një tjetër, i cili ishte shpallur në kërkim.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Besimtarët myslimanë në Lushnje kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Fitër Bajramit.
Që në orët e para të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur Namazin në xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.
Edhe në Durrës, besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të besimit të tyre fetar.
Në fillimet e pandemisë, njerëzit e shihnin shpëtimin vetëm tek vaksinat. Por tashmë që vaksina nuk është më një ëndërr ekspertët e shëndetit po vënë re se njerëzit pasi kanë marrë dozën e parë, e kanë neglizhuar të dytën.
Besimtarët myslimanë kanë mbushur edhe pedonalen ‘Republika’ të Beratit për faljen e Fitër Bajramit.
Besimtarët myslimanë festojnë sot ditën e parë të Fitër Bajramit, i cili për të dytin vit festohet nën masat e pandemisë së covid-19.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që në zonat malore nganjëherë pritet të ketë dhe reshje.
Një 40-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet në sheshin “Skenderbej” pasi ishte lyer me benzinë.
Elon Musk ka njoftuar që Tesla ka pezulluar blerjen e automjeteve me Bitcoin. Këtë lajm e bëri publik vetë shefi i kompanisë së makinave elektrike, Elon Musk me një postim në Twitter.
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve pritet të zgjedhin ligjvënësen Elise Stefanik në një post të lartë drejtues të premten, duke dërguar një mesazh të fuqishëm në lidhje me drejtimin e partisë ndërsa ligjvënësja nga Nju Jorku u ngrit në këtë pozitë pasi u dallua për mbështetjen e saj ndaj ish Presidentit Donald Trump.
Disa komandantë të grupit militant Hamas janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan të mërkurën si Hamasi ashtu edhe Izraeli, ndërsa përplasjet mes të dy palëve përshkallëzohen.
Kockat janë pjesa më rezistente dhe njëkohësisht më delikate e trupit. Thuhet se janë më të forta se çeliku, por gjithësesi njerëzit përjetojnë çdo ditë probleme me to. Ndër më të shpeshtat janë thyerja, dhimbja apo grryerja nga sëmundje si osteoporoza apo artriti.
Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe bien pas dushit, gjatë tharjes dhe krehjes. Me përafërsi njeriu humbet 50 deri në 100 flokë në ditë. Ky mund të jetë një cikël normal i gjallërimit të flokut.
Problemet me hormone janë nga ato gjendje të cilat trupi i përkthen në shenja të menjëhershme. Këtu mund të përmendim problemet me lëkurën si aknet, rënien e flokëve, shtimin në peshë, problemet me dhëmbët e një sërë të tjera.
Sllovakia ka në plan të fillojë përdorimin e vaksinës ruse antiCOVID-19 Sputnik V nga kjo verë, edhe pse nuk është miratuar ende nga BE.
Shkencëtarët në një reaktor bërthamor të shkatërruar në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Çernobil, pasi u instalua një mbulesë çeliku-betoni në vitin 2017, regjistruan aktivitetin bërthamor që u stabilizua menjëherë dhe nuk i kaloi standardet e sigurisë, tha stafi i centralit bërthamor të mërkurën.
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një diplomat në Lindjen e Mesme për t’u kërkuar izraelitëve dhe palestinezëve t’i japin fund dhunës, tha sot sekretari i Shtetit Anthony Blinken, duke përshkruar skenat në rajon si të dhimbshme.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 582.867, prej të cilëve 697 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 56, duke përfshirë 14 fëmijë, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Izraeli tha të mërkurën se ka vrarë 16 pjesëtarë të Hamasit në Gaza. Luftimet midis forcave izraelite dhe grupit militant u përshkallëzuan qysh më 10 maj. Që nga ajo ditë, së paku 56 palestinezë janë vrarë në Gaza – në mesin e tyre 14 fëmijë, thanë autoritetet shëndetësore. Së paku gjashtë njerëz janë vrarë në Izrael, thanë zyrtarët shëndetësorë atje.
UNICEF UK i ka kërkuar qeverisë britanike të dhurojë të paktën 20% të vaksinave të saj antiCOVID-19 në vendet me nevojë urgjente deri në mes të verës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të varianteve të virusit.
Ditën kur autoritetet greke kanë komunikuar lehtësimin e madh të kufizimeve në prag të hapjes së turizmit këtë fundjavë, mësohet se për pikat kufitare me Shqipërinë si Qafë Bota, Tre Urat dhe Kapshticë ende ka mëdyshje për tu hapur, madje do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe gjatë muajit qershor.
Atletico e Madridit është shumë pranë titullit në LaLiga.
Pasi humbi të gjithë sezonin me Liverpoolin për shkak të atij dëmtimi në derbin ndaj Evertonit 18 tetorin e kaluar, Virgil Van Dijk nuk do jetë pjesë as e Europianit të kësaj vere me përfaqësuesen holandeze dhe do të jetë pikërisht ai mungesa e madhe e kombëtares portokalli.
Skuadra e Llapit fiton për herë të parë në histori Kupën e Kosovës. Ekipi nga Podujeva mposhti në një finale dramatike të zhvilluar në “Fadil Vokrri” Dukagjinin vetëm pas goditjeve të 11-metërshave, teksa koha e rregullt përfundoi 0-0, ndërsa në shtesë skuadrat shënuan nga një gol.
Pas blerjes së Upamecanos për mbrojtjen për mbi 40 milion euro dhe zyrtarizimit të Nagelsmann si trajneri që do të pasojë Flick, Bayerni i Mynihut nuk do të bëjë më goditje të mëdha gjatë verës. Madje as që do të futet në garë për talentin norvegjez të Dortmundit, Haaland.
Me golin e shënuar ndaj Sassuolos, Cristiano Ronaldo ka arritur shifrën e 100 golave me fanellën e Juventusit në të gjitha garat (80 në Serie A, 14 në Champions League, 2 në Superkupën e Italisë dhe 4 në Kupën e Italisë).
Paris Saint Germain në finale të Kupës së Francës. Skuadra pariziene vuajti shumë në sfidën gjysmëfinale ndaj Montpellier, por në fund arriti të kualifikohej pas goditjeje të penalltive (5-4).
Në Open në Top Channel u fol për rikthimin e atentateve mafiozeve në vendin tonë.
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Pishat, ku një automjet tip Benz ka dalë nga rruga, dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i automjetit.