Rikonstruktohen terrenet sportive në Lushnje, Balla: Fokus tek sporti, instrument që tërheq të rinjtë nga veset

06/11/2021 11:39

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla sëbashku me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa inspektuan punimet që po kryhen për rikonstruksionin e terreneve sportive në fshatin Plug.

Në fjalën e tij Balla tha se ky terren sportiv ishte lënë në harresë prej shumë kohësh dhe më në fund falë investimit të Bashkisë do t’i kthehet sportistëve të klubeve të futbollit dhe sportdashësve të zonës.

“Bashkë me Kryetaren e Bashkisë jemi sot në Plug, ku një prej ambienteve sportive që ka pasur një traditë, por që ishte lënë në harresë tashmë do ti rikthehet jo vetëm sportistëve të klubeve të futbollit të Lushnjes, por do ti kthehet dhe sportdashësve të kësaj zone, sepse kjo është një zonë që ka pasur traditë futbollin.

Kjo është një fazë e ndërmjetme sepse synohet që këtu të zhvillojë fazën përgatitore ekipi i Lushnjes ndërkohë që faza tjetër që është më e rëndësishmja është transformimi totl i ambjenteve sportive të stadiumit “Roza Haxhiu”, i cili është një prej stadiumeve me emër po të kemi parasysh faktin që Lushnja gjithmonë ka pasur ekipe futbolli me pretendime, pork a dhe një traditë të zhvilluar ndër vite.

Ky është një ambient sportive që do ti shërbejë dhe moshave, sepse ajo që unë mendoj dhe që ka një vlerë, është që ne duhet të fokusohemi tek sporti si një instrument që të tërheqë të rinjtë nga veset. Ne duhet të punojmë me shkollat që këtë ambient sportive që do të jetë me bar sintetik të kemi mundësi ta kemi një atraksion për të rinjtë, që të ikin nga veset dhe të vijnë të luajnë futboll”, deklaroi Balla.

Fusha e Plukut po financohet nga bashkia e Lushnjes dhe ka përmasat e kërkuara nga FSHF 110x72m.

Në investim është parashikuar rikostruksion dhomave të zhveshjes, rrethimi i fushës si dhe ndërhyrje në fushë dhe shtrim me bar sintetik. Fusha do të përdoret për stërbitjen e ekipit të futbollit ‘Lushnja; si dhe për luajtjen e ndeshjeve zyrtare të ekipeve të Akademisë së Futbollit Lushnja.

Këto 30 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në fushat ku stërviten dhe luajnë ekipet.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel