Asnjë lëvizje drejt konsensusit për çështjen e presidentit të Kosovës, pavarësisht afatit nga Gjykata Kushtetuese Drejtuesi opozitar maqedonas, Hristijan Mickovski, deklaroi se është arritur marrëveshja për një shumicë të re parlamentare.
Ai nxori edhe një fotografi ku duken së bashku me Sekretarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, kryetarin e partisë E Majta, Dimitar Apasiev dhe Sekretarin e Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha.
“Po vjen një e ardhme e re, një kohë e re dhe shpresë e re. Na presin sfida të forta; të vetëdijshëm për mbështetjen, së bashku do t’ia dalim”, shkroi ai në postimin e tij. Duket se goditja e knock out-it ka ardhur pikërisht nga deputete te Besws, qw kanw ndwrruar krah. Levizja BESA ishte pjese e koalicionit qeverisës me LSDM-ne.
Kjo dhe e fundit nuk ka reaguar ende, ndërsa kreu i BDI, Ali Ahmeti shkoi në FB se për zhvillimet aktuale janë në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, Shetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian, dhe se nuk do të veprojnë me emocione e as eufori.
Aleanca dhe Alternativa (ASH-A), të cilët dolën në koalicion me VMRO-në në zgjedhjet e fundit lokale, patën pohuar që në kohën e fushatës se “do të formonin një shumicë të re parlamentare pa Bashkimin Demokratik për Integrim”.
ASH-A kanë 12 vende në parlament; Lëvizja Besa, 3. E majta ka 2 ligjvënës, ndërsa VMRO-ja, 44.Këto zhvillime janë rrjedhojë e dorëheqjes së paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, më 31 tetor, megjithëse, ai ende nuk e ka dorëzuar atë në parlament.
Top Channel