Escobar: “Nuk do ketë luftë në Bosnje Hercegovinë”, SHBA nuk do ta lejojë!

06/11/2021 12:48

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara vizitës në Bosnje- Hercegovinë, i dërgoi një mesazh qytetarëve të këtij vendi duke u thënë se nuk do të ketë luftë.

“Dua që njerëzit e Bosnjes ta dijnë se ne jemi të përkushtuar që të mos ketë konflikt. Dhe, më besoni, të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe nënshkruesit e tjerë të Dejtonit, ku përfshihet Kroacia dhe Serbia janë të përkushtuara që të mos shohin një luftë në rajon”, u shpreh prerazi Escobar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Zyrtari i lartë amerikane mbërrin në Sarajevë në 7 nëntor. Tensionet në Bosnje u shtuan pasi veprimeve të ndërmarra nga entiteti i Republika Sërpska këto kohët e fundit të cilat janë vlerësuar se po dëmtojnë rendin kushtetues të vendit dhe lideri serb i Bosnjës, i cili është dhe anëtar i presidencës trepalëshe, Milorad Dodik, ka kërcënuar me ndarjen e republika Sërpskës – entitet i banuar me shumicë serbe.

Escobar u shprej se do të flasë me ambasadorin e SHBA-së në Sarajevë, para se të shpallë sanksione të mundshme, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë saktësisht. “Dejtoni ka siguruar paqen për 25 vjet dhe është baza e politikës sonë. Çfarëdo lëvizje për të minuar Dejtonin, përfshirë atë që Millorad Dodiku po bën tash, është shumë e dëmshme dhe destabilizuese për rajonin”, deklaroi ai.

Top Channel