Data e përvjetorit/ Donaldi i dërgoi dhuratë nga shtëpia e BBV, Bora Zemani reagon për herë të parë

06/11/2021 16:53

Mbrëmjen e kaluar, Donald Veshaj zbuloi para të gjithëve se ishte një datë e veçantë për të pasi 3 vite më parë ishte lidhur me Borën. Për këtë arsye, hoqi varësen nga qafa, e vendosi brenda një kutie me ëmbëlsira dhe e hodhi përtej murit për të.

Ai shpresoi se ditën e nesërme Bora do ta gjente këtë pako gjatë ardhjes së saj në ambientet e institucionit. I gjithë ky veprim u shoqërua me batuta dhe situate komike. Ditën e sotme, Bora Zemani ka publikuar një fotografi me varësen në qafë teksa ha ëmbëlsirat dhe shkruan “Fundjavë të mbarë”.

Kujtojmë se teksa Donaldi hidhte varësen, pakon jashtë murit, Arbana i garantoi se produksioni do të kujdesej t’ia dërgonte zonjushës (Borës).

Pjesë nga biseda:

Arbana: Hidhe se do kujdesemi që t’ia dërgojmë zonjushës.

Donaldi: Ke varësen brenda se mos ta marrin. Edhe haji (i drejtohet Borës) që të ëmbëlsohesh.

Arbana: O Donald se s’na the… po ça date është?

Donaldi: Po s’ka gjë se e di ai personi.

Kledi: Jo duhet ta thuash.

Donaldi: Sot në datë pesë, unë para tre vitesh jam lidh me Borën.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel