E hënë, 01 Nëntor 2021
18:53
Izraeli dhe Franca pajtohen ta trajtojnë bashkë çështjen e softuerit Pegasus

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron ranë dakord që të dyja vendet ta trajtojnë “në mënyrë të kujdesshme dhe profesionale” çështjen e programit të spiunimit Pegasus.

18:44
Bashkimi rikthehet në program, ja çfarë i thotë Alvisës. Ndërhyn Samiu: Nuk i kam letrat e mbyllura

Bashkimi është rikthyer në program dhe ka komentuar afrimitetin e Alvisës me Samiun, i cili është bërë së fundmi pjesë e programit.

18:33
​Kush do ta zëvendësojë Zoran Zaevin?

Pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen për shkak të disfatës në zgjedhjet lokale, në opinion po spekulohet se kush mund ta zëvendësojë në qeveri dhe kush në parti.

18:29
Biden: Ndryshimet klimatike tashmë po e shkatërrojnë botën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se samiti për klimën që po mbahet në Glasgou të Skocisë duhet të jetë “fillimi” i një dekade të ambicieve drejt trajtimit të ndryshimeve klimatike.

18:24
Rusët refuzojnë Sputnik V, po udhëtojnë drejt vendeve perëndimore për t’u vaksinuar!

Kur Rusia u bë vendi që regjistroi dhe prodhoi në masë një vaksinë në fund të vitit 2020, presidenti Valdimir Putin shpresonte që kjo do të lejonte që vendi të hapej më shpejt se rivalët e tij perëndimorë.

18:23
Allegri: Në 2 ndeshje hodhëm në det atë që ndërtuam në 45 ditë!

I ashpër Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Zenit në Champions League, sfidë që mund të kualifikojë edhe matematikisht në 1/8-at bardhezinjtë në rast fitoreje ose barazimi.

18:01
Fero reagon për herë të parë pas incidentit me producentin Jetmir Agaj, publikon faktet që nxitën sherrin mes tyre

Reperi shqiptar Fero ka treguar versionin e tij për incidentin e ndodhur me menaxherin dhe producentin e njohur, Jetmir Agaj.

18:01
“Budallaqe, kokërrodhe…”/ Sheila tregon banorin VIP që e ka zhgënjyer, zbulon kush mund të fitojë Big Brother

Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

17:54
Burri mbetet i shokuar kur gjen shtëpinë ‘të vjedhur’ në Britani (fotot)

Një burrë ka përshkruar së fundmi shokimin e tij kur u kthye në shtëpi dhe e gjeti të zhveshur nga të gjitha objektet e brendshme pasi ishte shitur pa dijeninë e tij.

17:49
Mbyllet numërimi për 45 kutitë në qarkun e Vlorës/ Nga PS te PD, ja kandidatët që i janë shtuar dhe hequr vota. Mes tyre edhe Edi Ramës

Sot është mbyllur numri për 45 kutitë e fundit në qarkun e Vlorës, ku Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka verifikuar 519 QV në total, nga ku ka rezultuar që komisionerët kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

17:40
​Kosovarët s’mund të udhëtojnë drejt Suedisë deri më 31 janar 2022

Qeveria suedeze ka vazhduar ndalimin e udhëtimit për në Suedi, nga vendet jashtë BE-së deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, në të cilin vendim përfshihen edhe shtetasit kosovarë.

17:40
Ftesë në 5/ Paloma zbulon çfarë e penalizoi nga BBV: Thoja për 2 javë do bëhem për ilaçe

Paloma u eliminua nga një televotim i dytë gjatë spektaklit të së premtes. Në një intervistë për “Ftesë në 5” ka treguar se nuk e priste që të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por debate i ashpër me Sheilën dhe mendimet për bashkëshortin mund të kenë penalizuar.

17:32
Buxheti 2022/ Qeveria dhe opozita diskutime te Ekonomia, ministrja e Financave: 7 koncesionet e reja mund të mos zbatohen

Për qeverinë ambicioz, ndërsa për opozitën jo realist dhe i papërgjegjshëm. Kështu është cilësuar projektbuxheti 2022 sot në Komisionin e Ekonomisë ku ka nisur diskutimin për draftin, ku në të qeveria parashikon një rritje ekonomike prej 4.1% për vitin e ardhshëm, teksa zotohet edhe për ulje të borxhit publik. Por, ku do të mbështetet kjo rritje?

17:26
Bie numri i rasteve pozitive/ MSH: 197 qytetarë të infektuar dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka rënë ndjeshëm numri i qytetarëve të infektuar me covid-19. Kështu si rezultat i 1930 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 197 qytetarë.
Kështu numri total i qytetarëve të infektuar ka shkuar në 185,497, nga të cilat aktive janë vetëm 7,717 pacientë. Po ashtu kanë humbur jetën edhe 7 qytetarë, duke e çuar kështu nurmin e përgjithshëm të humbjeve të jetëve në 2,931.

17:26
“Ftesë në 5″/ Rrëfimi për sfidat me bashkëshortin, Paloma reagon për titujt në media: Ishte shok, u ktheva në botë të tmerrshme

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Paloma ka treguar se pati menjëherë kontakt me mediat dhe ka mbetur pa fjalë nga mënyra se si është përcjellë rrëfimi i saj për sfidat që ka kaluar me bashkëshortin.

17:24
Biden: Ndryshimet klimatike tashmë po e shkatërrojnë botën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se samiti për klimën që po mbahet në Glasgou të Skocisë duhet të jetë “fillimi” i një dekade të ambicieve drejt trajtimit të ndryshimeve klimatike.

17:17
Rëndohet situata epidemiologjike në 24 orët e fundit në Serbi, 63 humbje jete dhe numër i lartë rastesh

Situata epidemiologjike në Serbi vazhdon të jetë e rënduar pasi autoritetet shëndetësore të hënën njoftuan edhe për 63 persona të vdekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

17:16
Kulluri: Ja përse po sfidoj Berishën në garën për Kryetar të PD-së

Anëtari i lëvizjes ‘Grupimi për PD-në’ dhe kandidati për kryetar të PD-së përballë Sali Berishës, Edvin Kulluri i ftuar sot në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel ka shpjeguar pse sfidon ish-kryeministrin në këtë garë.

17:15
Pallati 17-katësh në ndërtim shembet tërësisht, zë brenda të gjithë punëtorët (VIDEO, FOTO)

Një ndërtesë shumë-katëshe ende në ndërtim është shembur nën vete në Lagos, Nigeri, duke u kthyer në një pirg gjigand betoni.

17:14
Kryebashkiaku i Mallakastrës merret i pandehur nga SPAK, reagon PD: Modeli i politikanit gangster zhbëhet me vetting në politikë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj është marrë i pandehur nga SPAK.

17:02
Autoritetet holandeze sekuestrojnë sasi rekorde të kokainës

Zyrtarët e doganave bënë sekuestrimin më të madh të drogës në vitin 2021 në Portin e Roterdamit në Holandë, pasi u kapën 4.178 kilogramë kokainë.

16:57
U eliminua nga Për’puthen, Tola flet me emra. Ja kush mund të dalë i/e përputhur nga emisioni

Arlida Nezha, e njohur si Tola është e para vajzë që eliminohet nga djemtë në emisionin Për’puthen.

16:57
55-vjeçari vritet nga goditja e brirëve, dy të tjerë plagosen në festivalin e demave në Spanjë (video-foto)

Një burrë është shpuar për vdekje nga brirët e demit dhe dy të tjerë janë plagosur kur u ngritën në ajër prej goditjeve, teka përpiqeshin të kalonin me vrap para kafshëve të ndërsyra, në një festival tradicional në Spanjë.

16:53
A e mendon një martesë të dytë? Ja si përgjigjet Monika

Jo më larg se spektaklin e kaluar Monika rrëfeu për publikun dhe banorët momentet më të rëndësishme të jetës së saj. 

16:42
“Le të trokasim në dru …”/ Vuçiç krah kryeministrit Rama dhe presidentit Macron

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, morë pjesë sot në Samitin për ndryshimin e Klimës, në Glasgow të Skocisë.

16:39
Ndërpritet furnizimi me gaz në Ballkan, avari në tubacionin bullgar

Një avari në tubacion ka detyruan operatorin e rrjetit të gazit në Bullgari “Bulgartransgaz” të ndalojë transportin e gazit natyror në Rumani, Serbi dhe Hungari.

16:36
Pamje të tmerrshme, përplasen trenat në Angli: Pasagjerët lënë amanetet e fundit

Aq e dhunshme ishte përplasja e dy trenave në Salisbury të Anglisë, sa pasagjerët, të bindur se do të vdisnin, nisën të telefonojnë njerëzit e tyre të dashur për t`i dhënë lamtumirën.

16:34
‘Makina inteligjente’ ndëshkon 668 drejtues mjetesh/ Policia: Do ju shkojë gjoba në banesë. Pezullohen 223 leje drejtimi

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia e Shtetit gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 668 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.

16:34
“Liberalizimi i vizave, çështje muajsh”, Qeveria e Kosovës: Do ketë ndryshime

Qeveria e Kosovës shpreson se do të ketë ndryshime pozitive të vendeve skeptike të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave.

16:33
​Antonio Conte ‘zbarkon’ në Londër, pritet të zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

\Antonio Conte ka ‘zbarkuar’ sot në Londër për të nisur aventurën e tij të re me Tottenhamin, i cili mëngjesin e sotëm shkarkoi Nuno Espirito Santo dhe stafin e tij.

16:27
Frikë për jetën? Erdogan anulon pjesëmarrjen në samitin e klimës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar vizitën e tij në Skoci për Konferencën e OKB-së mbi Ndryshimet Klimatike dhe arsyeja, sipas mediave të huaja, është  “protokolli më i ulët i sigurisë” i aplikuar për delegacionin turk.

16:25
‘Përgatituni për “ferrin” e motit’/ Ekspertët: Ngjarjet ekstreme do jenë realiteti i ri

Ngjarjet ekstreme të motit – duke përfshirë valët e fuqishme të të nxehtit dhe përmbytjet shkatërruese – do të jenë realiteti ynë i ri, paralajmëron Organizata Botërore e Meteorologjisë.

16:25
Çfarë po ndodh?/ Arbana Osmani hyn në shtëpi, banorët s’duhet të reagojnë

Prova e re javore i ka vendosur banorët e ‘’Big Brother Vip’’ në vështrësi.

16:25
​Kurti: Rruga jonë për liri na përkujton sakrificën e dëshmorëve të secilit brez

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me këshilltarin për çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, si dhe disa nga të plagosurit e periudhës së para luftës së vitit 1998-99.

16:24
Kreu i Bashkisë Mallakastër merret i pandehur nga SPAK, dërgohet kërkesa për gjykim në GJKKO

SPAK merr të pandehur kreun socialist të Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj dhe dërgon kërkesën për gjykim në GJKKO. Ismailaj u kallëzua më 3 gusht në SPAK nga Partia Demokratike për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.

16:23
“Shpresa e fundit”, Rama takon Johnson në samitin e klimës!

Samiti i klimës në Glasgow të Skocisë u përshkrua si shpresa e fundit për të luftuar ndryshimet klimatike. Kryeministri britanik Boris Johnson e bëri të qartë se liderët duhet të kalojnë tashmë nga aspiratat në veprim me qëllimin të frenohet ngrohja globale. “Ora është një 1 minutë para mesnate dhe ne duhet të veprojmë tani”, u shpreh Jonson.

16:20
Vuçiçit i “plas skandali”: Deshi të vriste të burgosurin kroat të luftës

Një gazetë kroate raportoi se një dëshmitar në një gjyq u shpreh se Aleksandër Vuçiç e kërcënoi me vdekje gjatë luftës në Kroaci në 1991-shin, pretendim ky të cili presidenti serb e mohoi me forcë.

16:12
U skualifikuan padrejtësisht? Reagon DVP Fier: Nëse nuk plotësojnë qoftë edhe 1 kriter, aplikantët…

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar mbi pretendimet e ngritura se aplikantët janë skualifikuar padrejtësisht duke mos iu dhënë mundësia për të vijuar në fazat e konkurrimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë për Patrullë të Përgjithshme.

16:08
70 vjetori i UBT / Ministrja Kushi: Të nxisim tek studentët dëshirën dhe pasionin për profesione

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

16:03
Melania Trump kryen gjest ‘racist’ në daljen e parë publike prej korrikut (fotot)

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ndoqi dje një ndeshje bejsbolli me bashkëshorten Melania, në daljen e tyre të parë publike prej muajsh.

16:00
Një jetë plot impenjime/ Arjola: Fëmijëve të mi s’duhet t’ju mungojë asgjë

Jeta e Arjolës duket se është si një karvan sakrificash ku në qendër të së cilave rrotullohet vetëm mirëqenia e fëmijëve të saj.

15:52
Prokurori që bën Vuçiçin t’i dridhen këmbët: Do e ndryshojmë nga rrënjët gjyqësorin!

Ai është i ri, idealist dhe kërkon ndryshime rrënjësore në gjyqësorin serb, edhe pse e respekton plotësisht institucionin që përfaqëson dhe e di mirë se progresi nuk vjen brenda natës.

15:40
Tottenham shkarkon trajnerin/ Ikën 4 muaj pas emërimit për shkak të rezultateve negative

Nuno espirito Santos nuk është më trajneri i Tottenham.

15:40
PD braktis Këshillin e Legjislacionit, Rushaj: Mazhoranca do t’i trajtojë propozimet pa opozitën

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alref Rushaj në një deklaratë për media pas braktisjes së Këshillit të Legjislacionit që po mbahet sot tha  se mazhoranca nuk do që të trajtojë së bashku ndryshimet kushtetuese të zgjatjes së afateve të Vettingut dhe ndryshimet që propozon PD, por do t’i trajtojë ato vetëm.

15:36
Nis “Festival Academy”, pjesë e nismës së festivalit kulturor Shqipëri-Izrael

Festival Academy çeli sot siparin pranë Liceut Artistik Jordan Misja.

15:36
Prova javore/ A do të reagojnë banorët nga errësira dhe zhurmat e frikshme?

‘’Halloween’’ po festohet intensivisht për banorët e ‘’BBV’’.

15:34
Tmerr për ‘Halloween’ në Tokio/ Sulmuesi i maskuar si ‘Joker’ qëllon 17 pasagjerë me thikë në tren (video-foto)

Një sulmuesi i veshur si kllouni ‘Joker’ i filmit Batman ka plagosur 17 njerëz në një tren pasagjerësh që shonte drejt Tokios natën e Halloween.

15:28
Të pastrehë para dimrit/ Banorët e pallateve të dëmtuara në Durrës protestojnë para bashkisë

Ndërsa dimri po afrohet, shumë familje në Durrës nuk janë kthyer ende në banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti.

15:26
Mëngjesi e gjen Granitin me një bukuroshe në shtratin e tij

Sfida më e re për banorët e ‘’Big Brother Vip’’ është të mos reagojnë nga çfarëdolloj indikacioni të jashtëm.

15:21
PS dhe PD, dakordësi për reformat/ Balla: Gjiknuri bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore

Shprehjes se politika është arti i të mundurës, përligjet ditët e fundit pas disa dakortësive mes PD dhe PS.

15:11
Nis vaksinimi me dozën e tretë/ Do e marrin të moshuarit mbi 60 vjeç dhe adoleshentët

Mjekëve të familjes u ka mbërritur  udhëzimi se si do të procedojnë për vaksnimin  me dozën e tretë të qytetarëve, pasi ata qe kanë marrë Coronavac mund ta bëjnë më shpejt dozën e tretë.

15:09
Exclusive/ SPAK hetim për Call Center! Kërkesa nga Gjermania për verifikimin e 13 adresave

13 kompani Call Center-i janë vënë nën  hetim nga SPAK për mashtrimin me pasoja të rënda në kuadër të veprave kriminale, të cilat dyshohet se u kanë bërë dhjetëra qytetarëve europianë.

15:01
Vritet në atentat biznesmeni në Laç/ Viktima Xhelal Reçi, ish- polic, më herët ishte qëlluar edhe ndaj të birit

Ishte ora 7 e 23 e mëngjesit kur Xhelal Reçi u ekzekutua në një atentat të mirë menduar, duke e lënë të vdekur në vend.

14:52
Zgjatja e afatit të Vettingut/ PD braktis Këshillin e Legjislacionit, kërkoi shtyrje të mbledhjes

Partia Demokratike ka braktisur mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ndërsa po diskutohej zgjatja e afatit të Vettingut.

14:29
“Më kapi nga mjekra…”/ Sheila rrëfen ngjarjen e rëndë që ka përjetuar në shtëpinë e “Vëllait të Madh”

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” foli sot për sherrin që pati në shtëpi me Monikës, teksa kjo e fundit po luante me Fifin dhe po improvizonte debate jo të vërteta.

14:27
Dorëheqja e Zaevit/ Rama dhe Vuçiç në Samitin e Klimës: Ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin për Open Balkan?

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar disa momente nga takimi me Kryeministrin Edi Rama, ku që të dy po marrin pjesë në Samitin e Liderëve për Ndryshimet Klimatike në Glasgow.

14:25
Banorët shijojnë tortën e futur në shtëpi

Në shtëpinë e “Big Brother” futet një person i maskuar me një torte në dorë.

14:00
Vaksinat e para shkojnë në azil/ Gjirokastër, po vaksinohen të moshuarit në qendrat e kujdesit

Në Gjirokastër doza e tretë e vaksinimit filloi të aplikohet tek të moshuarit mbi 60 vjeç dhe nisi me shtëpinë e të moshuarve ku do të vaksinohen sot 76 persona përfshirë banorët dhe personelin e përkujdesjes.

14:00
Komision për Reformën Zgjedhore/ Balla: Dakordësi PD-PS për ngritjen e tij

PS dhe PD kanë rënë dakord për ngritjen e Komisioni të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

13:59
Hapen kufijtë pas 19 muajsh! Lot e përqafime në aeroportet australiane (Video)

Lot dhe përqafime në aeroportin e Sidneit, Australia hapi kufijtë gati 19 muajsh të gjatë mbylljeje si pasojë e politikave më të ashpra në botë ndaj pandemisë, dhe skenat në aeroport, ku miq dhe të afërm arritën të takoheshin më në fund nga afër, ishin prekëse.

13:55
Doza e tretë për të moshuarit/ Shkodër, po shpërndahen vaksinat në qendrat e vaksinimit

Edhe në Shkodër, ka nisur këtë të hënë procesi i vaksinimit me dozën e tretë për të moshuarit.

13:39
Nuk “hahet” dot me SHBA-në/ Macron ia hedh fajin Australisë: Na gënjyen!

Pas takimit plot tone pajtuese me presidentin amerikan Joe Biden, shefi i Elizesë Emmanuel Macron e pranoi “me culpa-n” e kreut të Shtëpisë së Bardhë për paktin Aukus.

13:30
Të moshuarit marrin dozën e tretë të vaksinës anti Covid në Durrës, nis vaksinimi dhe për 16-vjeçarët

Vaksinimi me dozën e tretë për personat mbi 60 vjeç ka nisur dhe në Durrës.

13:27
Ndërtim pa leje në Palasë/ Gjykata vendos detyrim paraqitje për 11 autorët

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur detyrim paraqitje për: Flamur Begën, Alvin  Sinanin, Bilbil  Zhiman, Murat  Zhiman, Viktor Ballajn, Dule Tozajn, Leonard Tozajn, Altin Petokun, Oltion Halilin, Renis  Shahinajn dhe Elvis  Selimjan.

13:20
Sputnik dhe Astrazeneca nuk kombinohen! Ja kur duhet ta bëni dozën përforcuese në varësi të vaksinës që keni marrë

Në 1 nëntor në Shqipëri nisi vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës së covid, por ecuria e procesit nuk ka qenë njësoj kudo.

13:12
Aksidenti në Koplik/ Humb jetën 45-vjeçari

Një tjetër viktimë është shënuar këtë të hënë në rrugët e vendit.

13:11
Ekskluzive/ 6-vjeçarja dhunohet nga babai në Kamëz/ Nëna rrëfen detajet makabre, vajza në gjendje të rëndë

Nëna e 6-vjeçares së dhunuar në Kamëz nga babai, në një intervistë ekskluzive në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

13:02
Djemtë kërcejnë dhe këndojnë në oborr

Mbas shumë debateve dhe konflikteve djemtë e shtëpisë po kalojnë disa momente gazmore me njëri-tjetrin.

12:50
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Koplik/ Ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe.

12:42
Durrës/ Gardisti plagos veten me armën e shërbimit

Një punonjës i Gardës së Republikës është plagosur me armën e tij të shërbimit në Durrës.

12:39
Nis shkolla e Integrimit Europian, Balla: Plani A i Shqipërisë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në nisjen e Shkollës Europiane të Integrimit.

12:34
Botërori i boksit në Beograd/ Alban Beqiri kualifikohet në çerekfinale

Boksieri shqiptar Alban Beqiri është duke thyer rekorde ndeshje pas ndeshjeje në botërorin e këtij sporti që po zhvillohet në Beograd të Serbisë.

12:29
Xhaçka në konferencën e nivelit të lartë: Roli dhe të drejtat e grave, prioriteti kryesor në Këshillin e Sigurimit të OKB

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë me temë “E ardhmja e grave, paqes dhe sigurisë në Shqipëri”, organizuar nga prezenca e OSBE-së në Tiranë.

12:22
Zjarr në Shëngjin, rrezikohen cisternat e gazit

Një zjarr i ndezur në një grumbull mbeturinash në zonën e Knallës në Shëngjin të Lezhës është shpërndarë duke rrezikuar disa cisterna gazi që ndodhen aty pranë.

12:18
Jetë me 9500 lekë në muaj! Pas vdekjes së bashkëshortit, 36-vjeçarja nga Vora nuk siguron dot para për të bijën

Bujare Panajoti, është 36 vjeçe, në këtë shtëpi të ftohtë ajo jeton e sëbashku me  vajzën e saj 5 vjeçare, bashkëshorti i ndërroi jetë 8 muaj më parë.

12:15
Bie importi, por jo duhanpirësit/ I madh numri i duhanpirësve 18-vjeçar

Projektbuxheti i ri parashikon rritje tjetër për akcizën e cigareve.

12:11
Komisioni i Shëndetësisë nis me tensione/ Manastirliu kërkon të vendoset maska, Vokshi tregon foton: Ç’keni për të thënë për nxënësit që shtypen në urbane?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u kërkoi të pranishmëve në Komisionin e Shëndetësisë të mbanin maskën mbrojtëse anti Covid, por kërkesa e saj solli reagimin e deputetes Albana Vokshi.

11:50
Zaev: Jo zgjedhje të reja/ Pas dorëheqjes, Maqedonia e Veriut me kryeministër tjetër

Pas fitores bindëse të opozitës në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen si nga posti i kryeministrit, ashtu dhe nga ai i liderit të LSDM-së.

11:48
Ushtria amerikane “mobilizohet”: Nuk lejojmë Kinën të shtypë dominimin tonë në Paqësor!

Forca ushtarake në rritje e Kinës dhe përpjekjet e saj për t’i dhënë fund mbizotërimit të Amerikës në Azi-Paqësorin po trondisin sistemin e mbrojtjes së SHBA-së.

11:34
Blinken paralajmëron Kinën: Mos guxoni të prekni Tajvanin! 

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken e la mënjanë diplomacinë në takimin me homologun kinez Wang Yi në Romë të Italisë, ku u zhvillua samiti i 20 vendeve më të industrializuara të botës, të njohura ndryshe si grupi i G20-tës.

11:29
Kundërshton vendimin e GJKKO/ Mediu dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë

Ish-ministri Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin sot në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit të tij.

11:22
Detajet/ 3 persona vranë Xhelal Reçin, në ngushticën ku u qëllua nuk është pastruar ende gjaku

Detaje të reja mësohen nga vrasja e ish-policit Xhelal Reçi në Laç sot në mëngjes.

11:19
Konferenca e OKB mbi ndryshimet klimatike/ Rama takon Boris Johnson

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij anglez, Boris Jonson në Konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26 që po mbahet në Glasgow të Skocisë.

11:18
Aksident me makinë/ Të dehur e pa patentë në timon, pesë të arrestuar në Tiranë

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor gjatë drejtimit të mjetit.

11:14
Edhe 9 ditë nga mbyllja e Lotarisë Amerikane/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë këtë të hënë ka bërë një  njoftim të rëndësishëm për qytetarët, ndërsa kanë ngelur vetëm 9 ditë nga afati i aplikimin për lotarinë.

11:13
‘Plani djallëzor’/ Banorët tentojnë të trembin Sarën, Beniadën dhe Arditin

Atmosfera festive duket se nuk mungoj natën e djeshme për banorët.

11:08
Angli/ Shtëpi bari 1,5 milion paund, burgosen 11 shqiptarë

Një grup kriminal shqiptar prej 11 anëtarësh u dënuan nga një gjykatë angleze me 37 vite burg në total për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike me vlerë 1.5 milion paund.

11:04
Kundër prishjes së banesave/ Banorët e “5 Majit” sërish në protesta

Banorët e “Rrugës 5 Maji” kanë dalë sërish në protestë sot kundër prishjes së banesave.

10:58
Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë

Rreth 51% e shqiptarëve (50.8%) ishin në rrezik varfërie ose përjashtimi social, gjatë vitit 2019, përqindja më e lartë në Europë.

10:46
“Po u mbyll ajo rrugë, jemi të vdekur”/ Tregtarët e biznesit të vogël në Bulqizë, protestë: Mos e ndryshoni terminalin

Tregtarët e biznesit të vogël në Bulqizë janë mbledhur sot të protestojnë para bashkisë në ‘Lagjen e Vjetër’.

10:40
Meta takon drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së: E informova për pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar në Romë drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që thotë se i ka kërkuar mbështetje konkrete për Shqipërinë.

10:31
Përplasen dy trena në Angli/ 12 të plagosur, drejtuesi bllokohet brenda kabinës

Dy trena pasagjerësh janë përplasur dhe të paktën një ka dalë nga shinat pas një incidenti pranë një kryqëzimi hekurudhor në Wiltshire të Anglisë.

10:23
Çështja “Ramos”, PSG mendon zgjidhjen ekstreme për mbrojtësin

Kur PSG njoftoi me bujë të madhe nënshkrimin e Sergio Ramos në verë, aq që mendohej se në nëntor, minutat në këmbët e ish-kapitenit të Realit të Madridit do të ishin zero.

10:19
Halloween i përgjakur/ Një i vdekur e nëntë të plagosur në festë

Të paktën nëntë persona u plagosën dhe një burrë vdiq në një festë të Halloween në Texarkana, Teksas, pasi një person i armatosur qëlloi me armë.

10:04
Që nga veshjet më tërheqëse te ato më të frikshmet, si u dukën yjet për “Halloween”

Personazhe të njohur të showbiz-it e morën shumë seriozisht festën e “Halloween-it” dhe u përkushtuan të krijonin look-e që ranë menjëherë në sy.

09:59
Pas Zaevit, drejt dorëheqjes e gjithë Qeveria në Maqedoninë e Veriut

Dorëheqja e mbrëmshme e kryeministrit Zoran Zaev, në fakt do të thotë dorëheqje e gjithë Qeverisë. Sipas nenit 93 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, Zaev tani duhet me shkrim ta njoftojë kryetarin e Kuvendit, ndërsa më pas vijon procedura për zgjedhjen e Qeverisë së re.

09:56
Australia heq kufizimet për udhëtime ndërkombëtare për herë të parë në pandemi

Australia ka hequr të hënën kufizimet për udhëtime ndërkombëtare, për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, duke ua mundësuar personave të vaksinuar që të bashkohen me familjet e tyre.

09:55
Mbahet koncerti inaugurues i Operës së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përcolli koncertin inaugurues të Operës së Kosovës, që u mbajt në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

09:31
“Kosova dhe Serbia nuk po punojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”

Kosova dhe Serbia nuk po angazhohen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve prandaj dialogu mes tyre është në “rrugë qorre”, thotë për Radion Evropa e Lirë Vessela Tcherneva, zëvendësdrejtore e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.

09:23
Polonia regjistron më shumë se 700 tentime për të kaluar kufirin nga Bjellorusia

Policia kufitare polake ka regjistruar më shumë se 700 tentime për të kaluar ilegalisht kufirin Poloni-Bjellorusi në 24 orët e fundit, ka thënë shërbimi kufitar më 31 tetor.