Qeveria e Kosovës shpreson se do të ketë ndryshime pozitive të vendeve skeptike të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave.

Sipas saj, në shtatë muaj qeverisje janë dëshmuar tashmë qëllimet e tyre të qarta për luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe reformën në sistemin e drejtësisë. Edhe pse nuk dhanë një datë konkrete, njohësit e integrimeve europiane si mundësi reale për liberalizimin e vizave e shohin gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, pavarësisht fakti që pikërisht atëherë presidencën e Këshillit të BE-së, e merr Franca, një ndër vendet skeptike.

Përparim Kryeziu: Ne shpresojmë se BE-ja do të tejkalojë këtë hezitim, përkatësisht këto shtete karshi Kosovës dhe të ndryshojnë qëndrimin e tyre, pasi në Kosovë kanë ndodhur ndryshime…. Kjo qeveri brenda 7 muajve tashmë ka miratuar strategjinë për sundimin e ligjit, një dokument tejet i rëndësishëm për reformën e sistemit të drejtësisë. Njëjtën kohë ka miratuar koncept-dokumentin për vetingun që është domosdoshmëri për të krijuar një shtet të mirëfilltë.

Lajme të mira për liberalizim të vizave pret dhe profesori universitar, Afrim Hoti, i cili thotë për KosovaPress, se në pjesën e parë të vitit 2022 mund të ketë lëvizje pozitive për Kosovën.

Afrim Hoti: Parlamenti Evropian tash e sa kohë po trumbeton, bile është i vetmi institucion i BE-së qe njeh Kosovën dhe me të njëjtën ka konstituar marrëdhëniet kontraktuale. Sido që të jetë, çështja e liberalizimit të vizave tashmë ka mbet çështje e Këshillit të Ministrave. Disa vende hezitojnë sot e kësaj dite të japin dritën e gjelbër për këtë çështje. Mbase lajme të mira dhe tone optimiste priten në pjesën e parë të vitit të ardhshme, kur udhëheqjen e këshillit do ta merr Franca. Nisur nga fakti se edhe Franca është vendi që deri tani ka shkaktuar më shumë problem.

Veç Francës, deri tani edhe  Holanda e Danimarka kanë shprehur rezervat e tyre për ndërmarrjen e një hapi të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA