“Budallaqe, kokërrodhe…”/ Sheila tregon banorin VIP që e ka zhgënjyer, zbulon kush mund të fitojë Big Brother

01/11/2021 18:01

Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në emisionin “Shqipëria Live” u shpreh se nuk e priste që të dilte ajo në përballjen me Semin dhe Beniadën si dhe shtoi se priste që Graniti të dilte para saj.

Sheila: Prisja që të dilte Graniti para meje. Mes meje, Semit dhe Beniadës, prisja të dilte Semi. E mendova sepse e kam parë që në fillim se ka pasur prioritet se njihej me Donaldin. Semin e kam parë ndryshe vec dhe ndryshe me Donaldin. Dhe gjendjen shëndetësore e kam parë të ngarkuar dhe publiku do mendonte që të dalë që të kishte qetësi.

Ndërsa në këto ditë që ka parë komente të ndryshme, thotë se është zhgënjyer nga Monika, të cilën e ka vlerësuar ndërsa ajo e ka cilësuar si “budallaqe” apo “kokërrodhe”.

Sheila: Më zhgënjeu Monika kur më prek në mjekër dhe më thotë “me mua ke gabuar sepse kur bëmë një diskutim përpara, ta sqarova situatën e lojës dhe të kam folur hapur si të kisha vajzën time”. Aty u preka dhe reflektova. Kur doli nga dhoma e dënimit, ka kaluar 2 ditëshin më të keq. Kur të gjithë e kanë sulmuar, i kam qëndruar afër. Momenti kur dola jashtë, prap ia dhashë vlerësimin si konkurrente të fortë. Kur pashë cfarë ka thënë “budallaqja”, “kokërrodhja” apo komente të shëmtuara për mua, më kanë zhgënjyer.

Sa i përket fitores, Sheila thotë se Donaldi dhe Iliri po bëjnë lojë shumë të fortë. Edhe Arjolën me Kledin i shikon si potencialë për fitore.

“Për ta fituar Donaldi. Nëse nuk shkojnë mirë këto muaj për të, ose Arjola, ose Kledi”, tha Sheila.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel