Rregullatorët francezë kanë goditur kompanitë, Google dhe Facebook me 201 milionë euro gjobë, për shkak të përdorimit të mekanizmit për gjurmim online të përdoruesve, kanë thënë autoritetet më 6 janar.
Cristiano Ronaldo njihet për perfeksionin që kërkon kur vjen puna te mirëmbajtja e trupit.
Vetëm 2 ditë na ndajnë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha, ndërsa në selinë e PD duket se vijojnë punimet. Ditën e sotme, në godinën e selisë së PD duket se po mbulohet edhe kati i dytë me logo.
Këngëtarja Fjolla Morina, së fundmi ka publikuar imazhe ‘provokuese’ në Instagram, ku në mbishkrim të fotos këngëtarja kishte parashtruar një pyetje provokuese!
Bashkia e Tiranës rikthen masat kufizuese për mjetet e tonazhit të rëndë në kryeqytet. Përmes një udhëzimi që synon disiplinimin e trafikut në nisje të vitit 2022, sidomos ne oret e para te mengjesit, kur femijet shkojne ne shkolle, Bashkia e Tiranes bën të ditur se ka vendosur të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.
Marrëdhënia e Donald Veshajt me Beatrix Ramosaj është komentuar gjatë dhe vijon të marrë vëmendje të madhe kudo.
Ceremonia e edicionit të 64-të të ndarjes së çmimeve më të mëdha të muzikës, Grammy Awards 2022 raportohet se është shtyrë.
Një makinë e djegur tip “Audi Q7” është gjetur në një zonë të thellë në fshatin Trevllazër dhe dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes së djeshme ku mbeti i plagosur 36 vjeçari Diego Hanaj.
Një 17-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës dy të rinj, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Tottenham u mposht me rezultatin e pastër 2-0 mbrëmjen e së mërkurës nga Chelsea, një sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup. Edhe pse kanë në dispozicion ndeshjen e kthimit, duket se trajneri i Spurs-ave, Antonio Conte është dorëzuar.
Një atentat ndaj një 36-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
Është rritur numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë. Aktualisht në vend janë 740 raste aktive me koronavirus, kjo bazuar në të dhënat ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të trazirave në vend Kazakistani kërkon ndihmë nga CSTO-ja, të drejtuar nga Rusia.
Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara i ka kërkuar administratës së Presidentit Biden përjashtim të përkohshëm nga rregullat e reja të vaksinimit dhe testimit për 650,000 punonjësit e saj, duke paralajmëruar se ato mund të kenë pasoja potencialisht “katastrofike”.
Policia ka vënë në pranga një 56-vjeçare, pronare e një agjencie udhëtimit, e cila falsifikonte testet e Covid-19 në emër të një klinike në Tiranë.
Një lajm shumë i trishtë ka ardhur për komunitetin e sportit në Shqipëri, teksa në orët e vona të mërkurës është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare presidenti i Elbasanit, Arben Laze.
Një çift janë shpallur në kërkim pasi dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash dhe floriri.
Agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA, ka thënë më 6 janar se një ditë më parë, Koreja Veriore ka testuar raketë hipersonike dhe se testimi ka treguar me sukses kapacitetet e raketës për t’u ngjitur dhe manovruar.
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19) për herë të dytë.
Takimi i parë i përfaqësuesve specialë nga Turqia dhe Armenia do të mbahet më 14 janar, njoftoi Ministria e Jashtme turke.
Shqipëria dhe Turqia u renditën si vende me përqindje të larta të të rinjve në grupmoshën 15-29 vjeç në raport me popullsinë e përgjithshme.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell. Në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.
Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland u zotua të mërkurën të mbajë përgjegjës këdo që është përfshirë në sulmin e vitit të kaluar në Kapitol, pavarësisht nëse ata kanë qenë atje fizikisht apo jo.
Janari është muaji i fillimeve te reja, gjithashtu dhe i pastrimit të organizmit. Për shkak të fundviteve të cilat zakonisht janë të ngarkuara me ushqime dhe shumë pushime të cilat mund të ndikojnë shëndetin.
Çdo njeri ka pozicionin e vet të preferuar të fjetjes dhe në kundërshtim me disa besime popullore, nuk ka asnjë mënyrë “perfekte” për të fjetur. Megjithatë ka pozicione më të mira dhe më të këqija që ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe në shëndetin tuaj.
Sipas ekspertëve të fushës së mjekësisë me presion të lartë të gjakut kuptohet presioni që gjaku ushtron tak muret arteriale të një personi. Mjekët masin presionin e gjakut në dy pika: kur zemra e një personi pompon dhe kur zemra pushon midis rrahjeve. Nëse një person ka presion të lartë gjaku, i njohur gjithashtu si hipertension, ai është në një rrezik më të madh për të pësuar goditje në tru ose sëmundje të zemrës.
Le të jetë 2022-shi, një vit i mbushur plot shije duke provuar dhe eksperimentuar me gatime të reja në kuzhinë. Këtë vit të ri vendosini vetes sfidën për të zotëruar më së miri një pjatë nga një kuzhinë që nuk e keni provuar më parë ose të filloni të zbatoni rregullat e të ushqyerit shëndetshëm.
Disa pajisje mund të fiken dhe të lihen në prizë vetëm kur dilni nga shtëpia për një periudhë të gjatë kohore, ndërsa të tjerat duhet të hiqen plotësisht nga priza, pjesërisht për siguri dhe pjesërisht për të kursyer para sepse disa prej tyre konsumojnë energji elektrike edhe kur janë të fikura.
Një pjesëtar i Mafias në arrati, i bindur që ia kishte hedhur ligjit, pasi qëndronte në arrati prej 20 vitesh, u kap nga policët italianë me ndihmën e Google Maps.
Zakonisht i zgjedhim dhuratat për të dashurit tanë me kujdes, pasi duam t’i bëjmë ata të lumtur. Por të gjithë kemi marrë një dhuratë që nuk na pëlqen, pasi është diçka që nuk e përdorim ose nuk e duam fare.
Ka rreth 7000 gjuhë të njohura në botë sot, por disa prej tyre së shpejti mund të zhduken përgjithmonë, ka zbuluar një studim australian. Sipas tij, rreth gjysma e gjuhës është në rrezik dhe 1500 mund të zhduken plotësisht deri në fund të shekullit.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se ndonëse situata me pandemi në Kosovë është stabile dhe Kosova qëndron në këtë aspekt më së miri në Evropë, prapë ai ka thënë se në ditët në vazhdim do të shtrëngohen disa masa më tepër.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur vendimin e Departamentit amerikan të Thesarit që zgjeroi sanksionet për vepra korruptive për anëtarin serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.
Ka shkuar mbi 830 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins me 2 mijë e 626 vdekjet e fundit, numri total i viktimave ka shkuar në 830 mijë e 375.
Tetë ushtarë dhe policë humbën jetën gjatë protestave të sotme në Kazakistan ku mbetën të plagosur 317 persona.
Pas 12 ditësh pushime dimërore nxënësit dhe mësuesit u rikthyen në institucionet arsimore për të vijuar vitin shkollor 2021-2022. Disa prej tyre e pritën me gëzim takimin me njëri tjetrin. Ndërsa disa nxënës te tjerë do dëshironin që pushimet të zgjasnin.
Pas pauzës si pasojë e festive të fundvitit, Vllaznia ka nisur zyrtarisht përgatitjet për vitin 2022. Shkodranët kanë udhëtuar drejt Ulqinit për një minifazë përgatitore teksa trajneri Thomas Brdaric ka kryer ditën e mërkurë një seancë stërvitore.
Barcelona është e detyruar që në këtë merkato të lirohet nga disa futbollistë për shkak të problemeve financiare.
Real Madrid ishte një nga klubet pretendente për të marrë shërbimet e Antonio Rudiger sezonin e ardhshëm me kosto zero duke qenë se mbrojtësit i skadon kontrata me Chelsean dhe nuk preferon të rinovojë me londinezët.
Manchester United është gjithnjë e më në krizë dhe atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk duket aspak e mirë.
Novak Djokovic e ka të pamundur të hyjë në Australi si pasojë e një problemi në dokumentacionin e tij. Tenisti serb ishte përgatitur të merrte pjesë në turneun e Australian Open teksa me anë të një autorizimi do të shmangte edhe detyrimin për të qenë i vaksinuar.
Një sasi lënde plasëse artizanale është hedhur para portës së banesës së shtetasit me iniciale V. K.
Prestigjiozja “Variety” i ka kushtuar një artikull nominimeve të mundshme për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA).
Banorët improvizuan sonte në shtëpi disa nga programet e Top Channel.
Aktorja Adriana Matoshi i është rikthyer normalitetit, disa javë pasi iu nënshtrua operacionit në tru.
Fjolla Morina është njëra ndër këngëtaret që shpesh provokon jo vetëm me fotot që publikon, por edhe me mbishkrimet që bën.
Një vit pasi përkrahësit e ish-Presidentit Donald Trump sulmuan ndërtestën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në një përpjekje për të penguar konfirmimin e fitores në zgjedhje të presidentit aktual Joe Biden në vitin 2020, qindra individë janë ende në pritje të procesit gjyqësor, nën dyshimet për rolin e tyre në trazira, ndërsa 155 të tjerë kanë pranuar fajësinë.
Nëse jeni ende beqarë dhe s’keni gjetur ‘të duhurin’ mund t’i hidhni një sy listës së mëposhtme se me kë s’do të përshtateni kurrë bazuar në shenjën e horoskopit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se LDK-ja dhe PDK-ja kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në Prishtinë.
Një ditë, kjo mace bukuroshe u soll në një klinikë veterinarie dhe shpejt ua mori zemrën të gjithë atyre që ishin aty.
Jo vetëm pijet energjike dhe kafeja ndikojnë në energjinë që duhet të kemi gjatë ditës.
Sfida e radhës për banorët e “Big Brother VIP” është të improvizojnë disa nga prodhimet televizive të Top Channel.
Kolona të gjata makinash janë krijuar në kufirin Kosovë-Serbi edhe këtë të mërkurë.
Në Shqipëri golfi ndoshta nuk është sporti më i preferuar apo më i frekuentuar, por kushdo në botë do të surprizohej sadopak nëse një xhirafë afrohej teksa bën gjuajtjen e parë me shkopin e golfit.
U deshën më shumë se dy dekada që një mafioz italian, i cili ishte arratisur nga burgu rreth 20 vite më parë, të arrestohej. Dedektivët e gjetën atë në Spanjë nëpërmjet Google Maps.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi të mërkurën, më 5 janar, se Rusia duhet të largojë presionin ndaj Ukrainës nëse dëshiron progres, pasi ai rikonfirmoi një paralajmërim për “pasoja masive” në rast të pushtimit.
Disa banorë të komunitetit egjiptian në qytetin e Laçit ankohen pranë redaksisë së emisionit Fiks Fare për faktin se pas shembjeve të shtëpive pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019 nuk kanë filluar akoma punimet për ndërtimet e reja në atë zonë, ndërkohë që në pjesën tjetër të qytetit punimet janë drejt shpërndarjes së apartamenteve.
Një vit i ri ka filluar dhe shumë janë duke vendosur synime të reja në jetën e tyre profesionale dhe personale. Viti 2022 parashikohet të jetë jashtëzakonisht romantik dhe plot zhvillime pozitive në fushën e marrëdhënieve sentimentale për shenjat e mëposhtme të horoskopit, të cilat me shumë gjasa do ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre në muajt në vijim.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për dietën mesdhetare, e cila arriti të renditej në vend të parë për të pestin vit radhazi.
Një tjetër grua mbeti viktimë e një atentati të organizuar nga vetë burri i saj në Kosovë.
Një agjenci lajmesh në Korenë e Veriut pretendon se diktatori pararendës, babai i Kim Jong Un, ka shpikur sufllaqen, burrito ose çdo ushqim tjetër të shpejtë të mbështjellë me pite.
Një nënë është arrestuar në Spanjë me akuzën se ka rrëmbyer fëmijët e saj për të mos lejuar që ish-bashkëshorti t’i vaksinojë ata kundër Covid-19.
Forcat antiqeveritare në Kazakistan po përshkallëzojnë reagimet e tyre pas dorëheqjes së presidentit në postin e kreut të Këshillit Kombëtar dhe kërcënimeve të tij për “mizori maksimale” ndaj protestuesve.
Pa llogaritur ata që u arrestuan si shoferë të dehur në timon, gjatë festave nga nata e ndërrimit të viteve konkretisht datat 31 dhjetor, një dhe dy janar 2022 janë arrestuar 29 shtetas të cilët në gjendje të dehur dhunuan partneret apo bashkëshortet.
Dita e sotme ishte e mbushur me surpriza për banorët.
Të parën dalje publike për 2022-shin, kryeministri Edi Rama ia rezervoi komunikimit pyetje përgjigje me qytetarët në rrjetet sociale.
Në skadim të ultimatumit të vendosur nga Sali Berisha të gjitha hyrjet e shtëpisë së demokratëve ishin mbyllur.
Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në lagjen “Pavarësia” në Vlorë këtë të mërkurë, pas një konflikti të ndodhur në afërsi të një marketi.
Forcat e sigurisë në Nigeri kanë shpëtuar sot rreth 100 njerëz që mbaheshin peng në prej dy muajsh në zonat pyjore në veriperëndim të vendit.
Në një bisedë me Dagz,Meridiani ka folur për Donaldin ku është shprehur se ai është treguar shumë i ulët me zgjedhjen që bëri spektaklin e mbrëmshëm.
Kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov për agjencinë e lajmeve “Bloomberg” është shprehur i gatshëm për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit.
Bledi dhe Efi u panë shumë të përfshirë në takimin mes tyre.
Edhe pse marrëdhënia mes tyre nuk shkoi siç pritej, Bruno nuk mund të qëndronte pa komentuar takimin e Efit dhe Bledit.
Shqipëria duket se ka mirëpritur vendimin e Departamentit të Thesarit në SHBA, i cili vendosi sanksione të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës Milorad Dodik.
Sot ata do të përgatisin dhe do të realizojnë brenda shtëpisë të gjithë programin televiziv të “Top Channel”.
Komuniteti mjekësor kanadez është thellësisht i shqetësuar për një sëmundje të re neurologjike që duket se po godet mosha të reja dhe rastet janë shumëfishuar javët e fundit.
Mevlani ka treguar interes për Efin këtë të mërkurë në Për’puthen, ndërsa u transmetua takimi i vajzës me Bledin.
Analisti Ilir Yzeiri i ftuar këtë të mërkurë në emisionin ToP Talk të drejtuar nga Denis Dyrnjaja komentoi blindimin e PD-së dhe moslejimin e mbështetësve të Sali Berishës brenda selisë blu.
Në pamje shihen zjarrfikësit dhe pasojat e një zjarri të rëndë që shkatërroi një ndërtesë apartamentesh sot në lindje të Filadelphia, ku 13 njerëz humbën jetën, mes te cileve disa femijë.
Departamenti i Thesarit të SHBA-së vendosi sanksione të reja ndaj liderit të serbëve të Bosnjes dhe anëtarin e Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik për aktivitete destabilizuese dhe korruptive në vend, ndërsa bashkë me të është penalizuar edhe një television.
“Big Brother VIP” është pa diskutim ‘reality show’ më i suksesshëm i momentit në Shqipëri.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas skandalit të publikimit të pagave të qytetarëve dhe rrjedhja e këtyre databazave nga AKSHI.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë komunikimin e parë publik me qytetarët në rrjetin social “Facebook”.
Vendi ynë ka shënuar rritje të ndjeshme të rasteve me COVID në 24 orët e fundit.
Modelja braziliane Duda Martins ka treguar së fundmi detajet e një takimi të tmerrshëm të njohjeve të reja, duke thënë se ishte droguar me substanca të hedhura në pijen e saj dhe ishte zgjuar një apartamentin e një burri 12 orë më vonë.
Me moton “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”, kryeministri Edi Rama ka nisur të mërkurën pasdite komunikimin publik me qytetarët. Përmes këtij komunikimi në rrjetin social Facebook, Rama i prezantoi qytetarët edhe me formularin e Këshillimit Kombëtar.
Qeveria e franceze ka ndaluar të mërkurën një grup rinor të ekstremit të djathtë të njohur si “Zouaves Paris” pasi bëri përgjegjës këtë grupim për sulmet ndaj aktivistëve kundër racizmit në një tubim të gjerë që u mbajt muajin e kaluar nga kandidati presidencial i ekstremit të djathtë, Eric Zemmour.
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike këtë të mërkurë e ka konsideruar një veprim të turpshëm blindimin e selisë blu, duke mos lënë të hyjnë brenda një pjesë të demokratëve.
Që nga 4 janari, punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare nuk mund të hyjnë në punë pa paraqitur pasaportën e vaksinimit.
Einxhel dhe Arbri kalojnë po kalojnë më shumë kohë së bashku në shtëpi.
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Filadelfia. Trembëdhjetë njerëz vdiqën kur zjarri përfshiu një banesë trekatëshe, e cila ishte shndërruar në apartamente, sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit.
Si shumë klube të tjera të futbollit, edhe Bayern Munchen po përballet me një situatë të vështirë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Interneti raportohet se është fikur sot (e mërkurë) në të gjithë Kazakistanin teksa vendi është përfshirë nga protesta të dhunshme në kundërpërgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë pas Vitit të Ri.
Një grua shqiptare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të nëntë. Rasti raportohet të ketë ndodhur në Salerno, Itali, ku gruaja e solli në jetë fëmijën në kushte jonormale, sepse iu desh që afër javës së 36 të kryente nje operacion urgjent.
Britania e Madhe dhe Spanja njoftojnë për rritje të numrit të refugjatëve që zbarkojnë në brigjet e tyre me anije. Po ashtu është rritur edhe numri i të vdekurve.
Një tjetër parashutë ka shëtitur mbi shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.
Një surprizë e këndshme ka mbërritur paraditen e sotme për Ilirin.
Një tjetër rast abuzimi në familje është shënuar në Itali. Një djalë raportohet se ka keqtrajtuar dhe kërcënuar nënën e tij.
Parlamenti francez ka ndaluar sot debatin për ashpersimin e ligjit të kufizimeve Covid-19 pasi deputetët opozitarë kërkuan shpjegime për gjuhën e përdorur nga presidenti Emmanuel Macron i cili tha se donte “të tërbonte” njerëzit e pavaksinuar.
Rreth 1000 pisha të zeza janë mbjellë në malin e Munellës në Gjegjan të Pukës, aty ku pak ditë më parë humbi jetën alpinisti Ndoc Mulaj.