E premte, 25 Nëntor 2022
16:22
Tentoi të kalonte katër emigrantë të paligjshëm në kufi, arrestohet 25-vjeçari nga Ukraina

25-vjeçari nga Ukraina është vënë në pranga, pasi tentoi të kalonte katër emigrantë të paligjshëm në kufi.

16:17
Kosovë/ Nuk ka garanci për furnizim të rregullt me energji elektrike

Furnizimi me rrymë në Kosovë, aktualisht, është i mirë, por nuk ka asnjë garanci se kështu do të jetë edhe gjatë dimrit, thonë nga Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS.

16:02
Ish-kryeministri australian vetemërohet në krye të 5 ministrive pa vënë në dijeni askënd

Një raport i publikuar së fundmi kritikon ashpër ish-kryeministrin australian Scott Morrison mbi faktin se ai në mënyrë të fshehtë u vetemërua në krye të pesë ministrive pa vënë në dijeni as anëtarët e kabinetit të tij qeverisës, një gjë të cilën ai e ka pranuar të ketë ndodhur.

15:53
Elon Musk do të lançojë ‘tik’ të reja në Twitter me ngjyra blu, gri dhe ari

Pronari i ri i Twitter tha se platforma do të nisë një shërbim të ri verifikimi të premten e ardhshme, pasi kishte bërë një përpjekje të mëparshme për një rinovim këtë muaj pasi shkaktoi një vërshim të llogarive mashtruese.

15:51
Zyrtari thotë se Kina ‘krijoi’ Egjiptin e lashtë dhe civilizimet e tjera 1,000 vjet para se të lindnin (fotot)

Kina besohet se është civilizimi i katërt më i lashtë në botë pas Mesopotamisë (4,000 p.e.s.), Egjiptit (3,100p.e.s.), dhe Luginës së Indit (3,300 p.e.s.), dhe besohet se ka lindur rreth 2000 vjet para erës sonë.

15:48
Studimi i fundit: Alternativat me risk të reduktuar mundësojnë përmirësimin e shëndetit të zemrës

Kalimi te cigaret elektrike dhe pajisjet me ngrohje ulin dukshëm rrezikun e sëmundjeve të lidhura me tymosjen.

15:34
1 në 3 emigrantë që kalojnë La Manshin është shqiptar, të dytët janë afganët!

Një në tre emigrantë që kalojnë ilegalisht La Manshin është shqiptar; numri i azilkërkuesve që përfitojnë mbështetje të financuar nga paratë e taksapaguesve britanikë, mbërriti 100.000 për herë të parë, shkruajnë mediat angleze.

15:24
Tesla tërheq më shumë se 80,000 makina të shitura në Kinë

Tesla po tërheq më shumë se 80,000 makina të prodhuara dhe të importuara nga Kina të prodhuara që nga viti 2013, për probleme me softuerin dhe rripat e sigurimit, zbuloi të premten një deklaratë nga rregullatori kinez i tregut.

15:24
Në mbrojtje të Vjosës, dëgjesë publike në Gjirokastër për ta shpallur Park Kombëtar

Në Gjirokastër u mbajt sot dëgjesa e tretë publike me grupet e interesit që po i paraprin procesit të shpalljes së Vjosës Park Kombëtar.

15:21
Përmbytja i dëboi nga shtëpia/ Shkodër, 5 familje jetojnë në konvikt. Uji u shkatërroi banesat

Teksa thonë se të vetmit që iu gjendën pranë këto ditë janë drejtuesit e konviktit ku strehohen, familja e Bledar Leshjas po kalon ditën e gjashtë larg shtëpisë së tyre në lagjen “Ajasem”, e cila u përmbyt. 

15:19
Lufta brenda PD-së/ Berisha sulmon kandidatët e grupit Alibeaj

Afrimi i zgjedhjeve lokale po nxit një përplasje të paprecedentë brenda radhëve të demokratëve, të cilët kanë vendosur të dalin me dy kandidatë në zgjedhje.

15:10
Bordi mban çmimin e naftës të lartë! Reagon me vonesë dhe nuk reflekton uljen reale në bursë

Bordi i Transparencës supozohet të mblidhet për të vendosur çmimet e reja të naftës sa herë që ato rriten apo ulen në bursa.

15:06
Në shtëpinë e kokainës/ 24 ton pleh i përzierë me kokainë mbahej në oborrin e shtëpisë së Viktor Çervenakut

Rreth 3 mijë metra katror është sipërfaqja e pronës së Vikor Çervanakut në Frakull të Fierit e cila u përdor si venddepozitim i 24 tonëve me plehë kimik brenda të cilit ishin tretur 430 kilogramë kokainë.

14:40
Kris Wu, një ndër këngëtarët më të famshëm në Kinë, dënohet me 13 vjet burg për përdhunim dhe krime të tjera seksuale

Ylli i popit kinezo-kanadez Kris Wu është dënuar me 13 vjet burg pasi u shpall fajtor për krime seksuale.

14:38
Foto/ Një nga jahtet më të bukura në botë! “Perla e zezë” furnizohet me naftë në portin e Durrësit

I ashtuquajturi turizmi i naftës sjell në Durrës “Perlën e zezë”, një nga jahtet më të mëdha dhe më të bukura në botë.

14:38
Operacioni i laboratorit të drogës në Fier, dalin pamjet me dron ku u kapën 430 kg kokainë

Janë publikuar pamjet e operacionit anti-drogë  në Fier, i zhvilluar nga Policia e Shtetit nën drejtimin e SPAK, ku u kapën 430 kg kokainë.

14:17
Një vit pas abortit, këngëtarja Jessie J vjen me një shkrim emocionues dhe reflektues

Së fundmi, këngëtarja e njohur Jessie J ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një shkrim teksa ka reflektuar mbi pikëllimin që i shkaktoi aborti rreth një vit më parë. 34-vjeçarja e cila planifikoi të kishte një fëmijë vetë, u shkatërrua kur humbi tragjikisht foshnjën e saj të palindur.

14:15
Arabia Saudite dëshiron që të zotërojnë Manchester United dhe Liverpool ndërsa duan Ronaldon dhe Messin në ligën e tyre

Arabia Saudite dëshiron që investitorët e saj të marrin Manchester United dhe Liverpool, ndërsa shpreson që Cristiano Ronaldo t’u bashkohet për të luajtur në ligën e saj vendase.

14:12
“Lojtari 001” në serialin Squid Game probleme me drejtësinë, aktori përballet me akuzë të rëndë

Aktori i famshëm Yeong-su, i cili luajti në serialin e njohur të Netflix ‘Squid Game’ dhe fitoi çmimin Golden Globe, po përballet me akuza për sulm seksual.

13:52
Formacionet zyrtare, Katari dhe Senegali kërkojnë pikët e para në Botëror

Katari dhe Senegali kërkojnë pikët e para në Kupën e Botës.

13:51
Adidas nis hetimet për pretendimet se Kanye West i ka treguar stafit pornografi dhe foto intime të Kim Kardashian

Adidas po nis një hetim mbi akuzat për sjellje të papërshtatshme kundër Kanye West, duke përfshirë pretendimet se ai u tregoi anëtarëve të stafit pornografi dhe foto intime të Kim Kardashian.

13:49
Ulet nafta, çmimet e reja të hidrokarbureve

Çmimi i naftës është ulur sërish këtë të premte, në mbledhjen e radhës të Bordit të Transparencës. Nga 214 lekë/litri, nafta do të shitet për 211 lekë/litri duke nisur nga kjo pasdite.

13:39
Dominim dhe sakrifica, Irani beson deri në fund dhe merr tri pikë të arta

Irani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, sulmoi gjatë gjithë kohës, dominoi Uellsin dhe fitoi me meritë 2-0 takimin e dytë të grupit B në Katar 2022.

13:30
Lirimi i infermiereve, avokati i familjes së të moshuarës: Besimi në drejtësi u shua!

Avokati i familjes së të moshuarës që është sulmuar fizikisht nga infermieret, reagoi pas vendimit të Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi i të dyshuarave.

13:27
39-vjeçari humbi jetën gjatë garave me makina sportive në Durrës, lihet i lirë shoferi që e përplasi

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë të akuzuarin për vrasje nga pakujdesia në kartodromin e Shijakut.

13:26
‘Albania, Albania’/ Tifozi nga Katari bën shqiponjën me duar para lojtarëve të Serbisë në ndeshjen me Brazilin (video)

Një video e një tifozi në Katar është bërë virale pasi ka bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe ka thërritur ‘Albania’.

13:22
Me kallashnikov poshtë dyshekut, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

Një 55-vjeçar që mbante armë zjarri në shtëpi është arrestuar këtë të premte në Elbasan.

13:18
NATO-ja zotohet se do të ndihmojë Ukrainën “për aq kohë sa të ketë nevojë”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u zotua të premten se aleanca veri-atlantike do t’i ndihmojë Ukrainës të mbrohet në luftën kundër Rusisë “për aq kohë sa të ketë nevojë”.

12:45
Rita Ora në pullat postare të Kosovës

Këngëtarja Rita Ora, është bërë pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.

12:44
Situata pas përmbytjeve në Lezhë, 880 hektarë tokë bujqësore ende nën ujë

Një situatë më e qetë paraqitet në Lezhë, disa ditë pas përmbytjes së shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

12:40
Australi/ Pitoni kafshoi dhe tërhoqi zvarrë një 5-vjeçar në pishinën e shtëpisë së tij, shpëtohet nga babai dhe gjyshi

Një djalë 5-vjeçar australian ka mbijetuar pasi është kafshuar, shtrënguar dhe tërhequr zvarrë në një pishinë nga një piton rreth tre herë më i madh se ai.

12:33
Raporti i EMCDDA: Si e zgjeruan grupet shqiptare furnizimin e kokainës në Europë!

Raporti i fundit i Qendrës Europiane të Monitorimi te Drogave dhe varësisë ndaj tyre, EMCDDA, tregon se roli i grupeve shqiptarëve në trafikun e kokainës në Europë ka ardhur në rritje vitet e fundit.

12:32
CR7 i tundon të gjithë, gjiganti brazilian e merr seriozisht. Zbulohet hapi i parë

Flamengo po mendon t’i bëjë një ofertë Cristiano Ronaldos. Mediat në Brazil shkruajnë së drejtuesit e klubit e kanë bërë hapin e parë, duke u konsultuar me kompanitë që sponsorizojnë klubin.

12:26
Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare, arrestohet 69-vjeçari në Elbasan

Një 69-vjeçar është ndaluar nga policia në Cërrik të Elbasanit, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 20-vjeçare.

12:15
Droga në Fier/ Mediat malazeze japin detaje: U prit që kokaina të merrej nga porositësi shqiptar!

Mediat malazeze japin detaje të reja nga rasti i kokainës së kapur në Portin e Tivarit e cila do të transportohej më pas në laboratorin e ngritur në Frakull të Fierit.

12:08
Gjermania thërret takimin e G7-ës për të folur për Ukrainën

Me ftesë të Gjermanisë, vendet anëtare të G7-ës pritet të mblidhen javën e ardhshme në Bukuresht të Rumanisë, për të “iniciuar mbështetje të mëtejshme për furnizim me energji elektrike për Ukrainën”.

11:57
Emrat/ Njëri vëlla e porositi, tjetri e mbajti në shtëpi, 10 të arrestuarit për kokainën e kapur në Fier

Zenel Çervanaku është porositësi i plehut ku ishte e fshehur kokaina në Mal të Zi.

11:32
Bernardeschi: Ronaldo e bëri kastile intervistën, më vjen keq për diçka

Federico Bernardeschi zgjodhi të luante në SHBA, pasi i përfundoi kontrata me Juventusin.

11:31
SPAK: Kapëm 430 kilogram kokainë! Droga mes plehut organik, financues i trafikut është një ndërtues

Ndërtuesi Nikolin Gjolena dhe 10 persona të tjerë konsiderohen si pjesë e trafikantëve që përmes tonelatave me pleh kimik futën në Shqipëri kokainë me vlerën gati 40 milionë euro.

11:20
Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave/ Gjermani: Çdo tre ditë një vrasje në çift

25 nëntori është dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave. Shifrat e prezantuara me këtë rast nga autoritet gjermane, tregojnë se dhuna ndaj grave mbetet një sfidë për qeverinë dhe shoqërinë.

10:57
Përfitimet financiare të gjeneralit rus nga minierat siriane

Gjenerali rus që mbikëqyrë luftën kundër Ukrainës ka përfituar nga marrëveshjet luksoze që përfshijnë minierat siriane të fosfatit dhe pagesat e dyshimta nga një biznesmen i lidhur me Kremlinin, thuhet në një hulumtim të ri.

10:49
Dhunuan nënën e dëshmorit në shtëpinë e të moshuarve, lirohet Aurona Pelaj dhe dy infermieret e tjera

Aurona Pelaj, e reja që dhunoi barbarisht një të moshuar në azilin ku ajo punonte si infermiere në Pejë, është liruar nga paraburgimi.

10:43
Dhunoi avokatin me grushte pas seancës gjyqësore, në pranga 32-vjeçari në Fier

Një 32-vjeçar i cili ditën e djeshme dhunoi me grushte një avokat në Fier pas një seance gjyqësore, është arrestuar nga policia.

10:34
Shpallet data e zgjedhjeve të parakohshme për komunat në veri të Kosovës

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviçit do të mbahen në 25 dhjetor.

10:29
Nga detajet e “Big Brother VIP 2” tek impenjimi në Festivalin e Këngës, Arbana Osmani zbulon më shumë

Moderatorja Arbana Osmani, e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, na foli pak më shumë mbi impenjimet e saj të shumta, nga të qenurit nënë e deri te projektet e saj, siç është “Big Brother VIP” dhe më i fundit ku do ta shohim së shpejti, Festivali i Këngës.

10:23
Ish-portieri i Romës tremb napolitanët: Me Spallettin, dimri është gjithmonë i vështirë

Napoli ka bërë një pjesë të parë perfekte të sezonit në Serinë A, pasi ka grumbulluar 41 pikë në 15 ndeshjet e para, duke mos provuar ende shijen e humbjes, megjithatë ndërprerja e kampionatit ka sjellë shqetësim.

10:08
Kokainë gati për shitje në Lezhë, arrestohen tre të rinj, dy prej tyre kishin përdhunuar një të mitur

Tre të rinj janë arrestuar në Lezhë nga policia pasi u kapën me një pako të mbushur me dhjetëra doza kokaine, të gatshme për shitje.

10:05
E rëndë në Kosovë/ Vret gruan me sëpatë dhe më pas vetëdorëzohet në polici

Një shtatëdhjetë vjeçar ka vrarë gruan e tij 63 vjeçe orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Prishtinë.

09:54
Një ditë pas operacionit, pamje nga shtëpia ku u gjet kokaina në Frakull të Fierit

Viktor Cervanakut është pronari i shtëpisë ku u gjet një sasi e konsiderueshme kokaine gjatë së enjtes.

09:47
Kanabisi mes misrit në Mujalli të Fierit, arrestohen 2 policë. Në pranga edhe dy persona të tjerë, dy në kërkim

Dy punonjës policie janë arrestuar në Fier, të akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohen se favorizuan kultivimin e drogës të kapur në muajin korrik në fshatin Mujalli.

09:38
Kush do të jetë lojtari më i mirë në botëror? Dëgjoni Ibrahimoviçin

Katër pyetje, një përgjigje. Për Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud do të jetë lojtari më i mirë i kupës së botës.

09:24
Situata pas përmbytjeve në Shkodër, 570 ha tokë nën ujë dhe 5 familje të evakuuara

Disa ditë pas përmbytjeve në Shkodër të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve, situata është drejt përmirësimit.

09:21
Gorrica, dardha e egër e mbrojtur nga vetë natyra

Nëse kërkoni fruta organike, të egra ashtu si natyra i ka bërë, gorricat janë fruti ideal.

09:09
Votim pas mesnate për portin, Kuvendi miraton kontratën për portin e jahteve

Akuzat e opozitës për një mega-aferë korruptive me kontratën e transformimit të portit të Durrësit, nuk e penguan votimin të parlament vetëm me votat e shumicës socialiste.

08:55
Kush do të jetë lojtari më i mirë në botëror? Dëgjojeni Ibrahimovicin

Katër pyetje, një përgjigje. Për Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud do të jetë lojtari më i mirë i kupës së botës. Në një intervistë të dhënë, sulmuesi i Milanit beson se shoku i tij i skuadrës do të rrëmbejë katër çmimet individuale në Katar.

08:39
Gjermani: Gjykata Kushtetuese forcon të drejtat e azilkërkuesve

Azilkërkuesit që jetojnë vetëm në strehim kolektiv aktualisht marrin 330 euro në muaj – dhjetë për qind më pak se të tjerët. Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë thotë se ky shkurtim është i paligjshëm.

08:25
Kievi pa ujë dhe pa energji elektrike, banorët mbledhin ujin e shiut dhe ngrohen nëpër kafene

Shumë familje mbetën pa ujë dhe pa energji elektrike në Kiev të Ukrainës, pasi sulmet me raketa ruse goditën rëndë energjetikën në fillim të kësaj jave.

08:15
Fernando Santos: E papranueshme si i pësuam golat, rezultat i pakuptimtë

Portugalia e nisi me fitore Botërorin, pasi mundi 3-2 Ganën. Potugezët nuk e patën shumë të lehtë, ndërkohë që trajneri Fernando Santos ka rezerva për mënyrën sesi skuadra e tij i pësoi golat.

08:08
Parlamenti Europian kërkon reformimin e procesit të vendimarrjes për anëtarësimin

Parlamenti Evropian i rekomandon Bashkimit Evropian “të shfuqizojë kërkesën për të vendosur unanimisht lidhur me progresin e vendeve individuale në procesin e anëtarësimit.”

08:02
Diell, por ulje temperaturash! Si parashikohet moti për këtë të premte

Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin gjatë orëve të para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore.

E enjte, 24 Nëntor 2022
23:06
Dani Alves vë bast për Brazilin: Në 16 vite kurrë nuk e kam parë skuadrën kaq të fortë!

Dani Alves vë bast që Kupa e Botës Katar 2022 do të fitohet nga Brazili.

23:04
Parlamenti Evropian i kërkon FIFA-s të kompensojë punëtorët emigrantë të Kupës së Botës

Parlamenti Evropian i është bashkuar thirrjeve për organizatorët e FIFA-s dhe “Katar 2022” për të ofruar kompensim për punëtorët emigrantë që u abuzuan gjatë ndërtimit të stadiumeve dhe infrastrukturës për Kupën e Botës.

23:00
Dior po rikthen çantën ikonike të Princeshës Diana me një çmim marramendës

Mini çanta prej sateni blu e Princeshë Dianës “Lady Dior” që ajo mbajti në Met Gala të vitit 1996 do të rihidhet në treg për një seri të kufizuar, njoftoi së fundmi shtëpia franceze e modës.

22:56
Neymar tremb Brazilin, shikoni pasojat e dëmtimit ndaj Serbisë

Brazili mundi Serbinë 2-0 me gola të Richarlison, por trajneri Tite tani ka një shqetësim tjetër që lidhet me yllin e sulmit, Neymar.

22:38
Macron përballet me probleme të mundshme ligjore për konsulentët

Presidenti francez Emmanuel Macron përballet me probleme të mundshme ligjore pasi prokurorët, më 24 nëntor, njoftuan se po hetonin shërbimet e kompanive konsulente gjatë fushatave zgjedhore kombëtare në vitin 2017 dhe 2022.

22:32
Gara në SPAK, Bejko në Top Story: Janë me integritet por mund të ndikohen

Ish-deputeti demokrat, Roland Bejko tha këtë të enjte në Top Story se personat që garojnë për kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK janë persona me  integritet, por që mund të ndikohen nga faktorë të jashtëm, siç mund të jenë edhe politikanët apo grupet kriminale.

22:26
“Kujt i flet për ekspertë ti?”, Buzhala: Ata që rrethojnë Ramën janë të gjithë kukulla

Porti i Durrësit ka ngritur tensionet edhe mes panelistëve të Top Story mbrëmjen e sotme, ku Berat Buzhala dhe Plarent Ndreca, kanë ngritur tonet gjatë diskutimit me njëri-tjetrin.

22:12
Futbollisti argjentinas Mauro Icardi dhe modelja e njohur rikthehen së bashku, fansat shprehen të revoltuar (foto)

Futbollisti argjentinas Mauro Icardi dhe modelja Wanda Nara kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se janë rikthyer së bashku.

22:00
Tregtia e armëve lulëzon me ritëm të paparë, ndërsa Evropa Lindore armatos Ukrainën 

Industria e armëve në Evropën Lindore po prodhon armë, predha artilerie dhe furnizime të tjera ushtarake me një ritëm që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë, ndërsa qeveritë në rajon udhëheqin përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

21:54
3.5 milion dollarë një dozë. FDA miraton ilaçin më të shtrenjtë në botë për mpiksjen e gjakut

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një medikament për mpiksjen e gjakut i cili  kushton 3.5 milionë dollarë për dozë, duke e bërë atë ilaçin më të shtrenjtë në botë.

21:47
Pierce Brosnan di gjithmonë të përgjigjet kur ‘idiotët’ në rrjet quajnë gruan e tij ‘të shëndoshë’ (fotot)

Sipas shumë sondazheve aktori britanik Pierce Brosnan është një nga burrat më seksi për gratë, dhe në fakt revista ‘People’ e shpalli atë të tillë “Sexiest Man Alive” në vitin 2001.

21:38
Tabaku në “Top Story”: Ende pa u miratuar në Parlament, për “Portin e Durrësit” ka nisur një hetim legjislativ

Projekti i ri i portit të Durrësit është tema e diskutimit këtë të enjte në “Top Story”, ku e ftuar me anë të një lidhjeje live ishte deputetja Jorida Tabaku. 

21:33
Richarlison ndëshkon Serbinë, nis kërcimi Samba në Lusail

Brazil – Serbi 1-0 Shënues: Richarlison 63′ 63′ – Gooooool! Thyhet pas 63 minutave lojë Serbia, shënon Richarlison, 1-0.60′ – I pafat Alex Sandro, goditja e tij stampohet nga shtylla 46′ – Pjesa e dytë nis me një rast të pastër të Neymarit (gabon portieri dhe mbrojtësi serb), por sulmuesi i PSG ndalet nga Mlinkovic-Savic. […]

21:15
Gjethet e brokolit, barishtet plot vlera që duhet t’i përdorni

Brokoli është një perime që shpesh nënvlerësohet nga konsumatori.

20:58
‘Idiotë’, motra e presidentit të Koresë së Veriut, fyen liderët e Koresë së Jugut për sanksione të mundshme

 “Jo më shumë se një qen i egër që gërryen një kockë të dhënë nga SHBA”, kështu e quajti presidentin e Koresë së Jugut dhe qeverinë e tij, Kim Yo Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut.

20:57
​Varhelyi: Bosnja dhe Hercegovina së shpejti mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Komisionari për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, konfirmoi të enjten se në muajin e ardhshëm, Bosnja dhe Hercegovina mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në bllokun e 27 vendeve, siç u mor më parë nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

20:51
Cristiano Ronaldo thyen një rekord të Kupës së Botës

Cristiano Ronaldo bëri histori duke thyer rekord, pasi u bë lojtari i parë në histori që shënon në pesë Kupat e Botës FIFA, duke udhëhequr Portugalinë në një fitore 3-2 ndaj Ganës në Stadiumin 974 në Katar.

20:48
E gjeni dot se cili është i vetmi ushqim që Dojna Mema di të gatuaj?

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

20:40
Fiks Fare/ Vjedhja e pensioneve në Korçë, OPGJ “akuza” prokurorisë: S’po e hetojnë, as hajdutin dhe as drejtorin!

Në datën 6 tetor 2022, Fiks Fare transmetoi një investigim për vjedhjen e pensioneve të dhjetërave personave në Korçë, në degën e fshatit Dishnicë.

20:32
Presidenti Biden: Ende i vlefshëm plani për çmimin tavan për naftën ruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të enjten se tavanet e çmimit për naftën ruse, të propozuara nga vendet e G7ës, po vazhdojnë të shqyrtohen. Ai shtoi se bisedoi me Sekretaren e Thesarit, Janet Yellen, për këtë çështje.

20:23
Portieri i Portugalisë bën Ronaldon të vendosë duart në kokë

Episod i veçantë në fundin e sfidës Portugali – Ganë 3-2.

20:21
Laborator kokaine në Fier/ Deri tani 15 të arrestuar, droga vinte nga Kolumbia! Arrestime edhe në Malin e Zi

Kokainë e fshehur mes thasëve me pleh kimik është zbuluar këtë të enjte në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ndërsa 15 persona kanë rënë në pranga.

20:15
Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, vitin e ardhshëm

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të enjten se Parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, në fillim të vitit të ardhshëm.

20:07
Droga në Fier/ Kryeplaku i fshatit: Pritësi i kokainës më parë ka qenë kryetar komune

Kryeplaku i fshatit Të Frakullës së Madhe, Fiqiret Muçaj tha se ngarkesa e kokainës mes thasëve me pleh kimik mbërriti në banesën e Viktor Çervanakut, i cili më parë ka qenë edhe kryetar komune.

20:00
Exclusive/ Laborator kokaine në Fratar të Fierit! 15 të arrestuar deri tani, rruga që përshkoi ngarkesa Kolumbi-Mali i Zi-Shqipëri

Një laborator kokaine është zbuluar në Frakull të Fierit, sipas burimeve nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

19:58
Gjysëm milionë emigrantë në një vit! Anglia me numrin më të madh të emigrantëve që nga lufta e Dytë Botërore 

Vlerësohet se 504 mijë veta më shumë kanë mbërritur në Britani sesa janë larguar prej ishullit vitin e kaluar.  Por në këtë shifër nuk futen mbi 40 mijë të ardhurit me gomone gjatë kësaj vere, mes tyre rreth 13 mijë shqiptarë, për të cilët pati demonizimin më të madhe dhe të paprecedentë në historinë moderne të Britanisë.

19:58
48 vetë dënohen me vdekje për linçimin e burrit që turma akuzonte për zjarrvënie në pyllin algjerian (fotot)

Një gjykatë në Algjeri ka dhënë sot (e enjte) dënim me vdekje për 48 persona që u shpallën fajtorë për vrasjen kolektive të një burri të cilin e akuzonin gabimisht se kishte ndezur zjarre pyjore në verën e 2020.

19:40
“Porti i Durrësit u fal”/ Opozita akuzon ministren Balluku: Mos zbato qorrazi urdhrat

Pas kryeministrit Edi Rama opozita akuzoi për korrupsion, me portin e Durrësit, zëvendës kryeministren Belinda Balluku e cila udhëhoqi grupin e punës ndër-ministror në negocimin e kontratës me kompaninë Emaar nga Dubai.

19:24
Tifozëve të huaj në Katar u ndalohet veshja tradicionale arabe kur hyjnë në bare, pas ankesave (fotot)

Kontestimet nuk kanë të sosur në Kupën e Botës në Katar teksa mediat njoftonin sot se tifozëve të futbollit u është ndaluar veshja karakteristike e bardhe vendase dhe mbulesa e kokës, në baret që shërbejnë alkool, prej shqetësimeve se ofendon vendasit dhe fenë e tyre islame.

19:16
Video/ Transportohet me kamion sasia e kokainës e zbuluar në Fier, forca të shumta policore në zonë

Kamionë të policisë kanë zbarkuar në zonën e Frakullës së Madhe në Fier. 

19:07
Për herë të parë në hapësirë një person me aftësi të kufizuara, Agjencia Evropiane e Hapësirës hap klasë trajnimi

Për herë të parë në 13 vite, Agjencia Evropiane e Hapësirës ka hapur një klasë të re për të trajnuar astronautë me aftësi të kufizuara.

18:52
Tre muaj hetime/ Ngarkesa e drogës ishte konstatuar në korrik në portin e Tivarit

Një laborator kokaine është zbuluar në Fratar të Fierit, sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

18:43
Gruaja që fluturoi 3,000 milje drejt të njohurit ‘online’, supozohet e vrarë për t’i marrë organet (fotot)

Një grua që u gjet e vdekur pasi shkoi në Peru për të takuar një burrë që kishte njohur online, mund të jetë vrarë për t’i marrë organet, thanë autoritetet vendase.

18:39
Macja më e vjetër në botë pjesë e Rekordeve Guiness, zbulojeni se sa vjeç është

Flossie është kurorëzuar si macja më e vjetër e gjallë në botë sipas Rekordeve Botërore të Guinness- it.

18:32
Ndeshje e çmendur! Tjetër gol, Gana tremb Portugalinë

Uruguai-Koreja e Jugut përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë që tani është radha e duelit tjetër të grupit H në Kupën e Botës Katar 2022. Portugalia e Cristiano Ronaldos sfidon Ganën në “Stadium 974”, stadium me kapacitet 44,089 tifozë.

18:19
OKB-ja nis hetime për shtypjen e protestuesve nga regjimi në Iran

Organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut vendosi të enjten të nisë një mision të ri për hetimin e shtypjes së protestave masive nga regjimi iranian. Këto protesta kanë kapluar Iranin që nga shtatori i sivjetmë.

17:59
Babai i vrasësit masiv në Colorado jep intervistë, por fokusohet vetëm në retorikë ‘anti-gay’ (fotot)

Babai i Anderson Lee Aldrich — i dyshuari për vrasjen e pesë njerëzve e plagosjen e dhjetë të tjerëve në një diskotekë homoseksualësh në Kolorado, SHBA, dha një intervistë të çuditshme ku përmendte pa koherencë opinione anti-homoseksuale dhe marrëdhënien me të birin që kishte kohë pa e takuar.

17:57
Radev: Rruga e Maqedonisë drejt BE kalon përmes njohjes dhe respektimit të të drejtave të bullgarëve

Presidenti Rumen Radev tha të enjten se një sulm kundër një klubi kulturor bullgar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, një ditë më parë ishte “një akt i papranueshëm agresioni që është frymëzuar për dekada kundër bullgarëve”.

17:49
“Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025”, Veliaj pret përfaqësuesit 4 qyteteve finaliste: Me ose pa titull, e ardhmja i përket të rinjve

Qyteti ukrainas, Lviv, mori mbrëmë titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025”. Përfaqësuesit e qyteteve finaliste, Lviv, Tromso dhe Izmir, u pritën edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve u dhuroi Kullën e Sahatit në shenjë mirënjohjeje.

17:42
Video/ Takimi mes liderëve të ish-bllokut sovjetik, askush nuk e do Putinin pranë! Kryeministri armen “largohet” nga presidenti rus

Një ngjarje e pazakontë më parë ka ndodhur ditën e sotme gjatë takimit mes liderëve të vendeve të ish-bllokut sovjetik.