Video/ Momentet kur e reja përplaset nga elefanti i tërbuar kur tentoi ta joshte me banane (fotot)

29/04/2023 15:30

Pamje të rënda janë publikuar së fundmi të një turisteje në Indi që sulmohet dhunshëm nga një elefant, të cilit ajo tentonte ta joshte me një tufë bananesh.

Pamjet shokuese tregojnë vajzën që tenton të tërheqë me ushqim kafshën katër-tonëshe para se ai në mënyrë agresive ta sulmojë me dhëmbët e përparmë.

Publikimi video tregon momentet kur e reja mban bananet në dorë para gojës së elefantit para se të tërhiqet, por elefanti i afrohet dhe gruaja nuk e kuptonte se ai po e sulmonte.

Më as kafsha e përplas atë përtokë me të gjithë forcën.

Në pamje gruaja shihet që ngrihet në ajër nga goditja e elefantit, para se video të ndërpritet.

Pamjet u publikuan nga personeli i mbrojtjes pyjore në Indi, Susanta Nanda, që shpeshherë shpërndan përmbajtje nga bota e egër aziatike.

Ai shoqëron publikimin me komentet: “Nuk mund të tallesh me një elefant, edhe nese është i zbutur”.

“Ata janë nga kafshët më inteligjente.”

Nuk dihet se çfarë ndodhi me gruan e pafat apo nëse është plagosur gjatë incidentit.

Përdoruesit e rrjetit ishin të shqetësuar për të: “Shpresoj t’i ketë mbijetuar sulmit”, tha një prej tyre.

Një tjetër tha: “Është e rëndë, ai e goditi shumë fort”.

“Elefantët janë nga kafshët më të forta të xhunglës indiane, nuk mud t’i afrohesh atyre ose të tallesh me ta”, tha një i tretë.

FOTO GALERI
1/4
Pamje të rënda janë publikuar së fundmi të një turisteje në Indi që sulmohet dhunshëm nga një elefant, të cilit ajo tentonte ta joshte me një tufë bananesh.

Top Channel