Shfaqet pas 25 vjetësh “Guri i fatit”: “Rrëmbehet” për kurorëzimin e Charles!

29/04/2023 14:36

“Guri i Fatit”,  simboli i lashtë i monarkisë në Skoci, është larguar për të parën herë pas më shumë se 25 vitesh nga Kështjella e Edinburgut për t`u dërguar në Londër për ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III.

Guri i famshëm është përdorur për kurorëzimin e mbretërve skocezë deri sa ra përpara 700 vjetësh në duart e monarkut të atëhershëm të Anglisë, Edëard I i cili e dergoi në Westminster Abbey. Për 7 shekuj, guri qëndroi aty i inkorporuar në Karrigen e Kurorëzimit.

Në 1996-tën, u vendos që ai t`i kthehej përfundimisht Skocisë për ekspozim të përhershëm, me kushtin sidoqoftë, që të dërgohej në Londër për ceremonitë e ardhshme të kurorëzimit. Struktura e kuqe prej 150 kg, e njohur gjithashtu si Guri i Scone, është 66 cm e gjatë, 42 cm e gjerë dhe 27 cm e lartë.

Pasi Charles të shpallet mbret, guri do të dërgohet sërish në Edinburg për të qëndruar aty pranë bizhuterive të kurorës skoceze në dhomën e kurorës së kësaj kështjelle. Policia është kujdesur të sigurojë një stranspot të sigurtë të objektit emblematik.

Lëvizja e tij bëhet përmes një mjeti special të ndërtuar kryesisht nga lisi skocez. Siç sqaroi Kathy Richmond, kryetare e koleksioneve dhe konservimit të aplikuar, është përgjegjësi e madhe të garantohet udhëtimi dhe kthimi i sigurtë i një simboli kaq të rëndësishëm kombëtar.

Top Channel