Këngëtarja Kejsi Tola ka treguar mbrëmjen  sotme në “Më lër të flas” arsyen e shkëputjes për një kohë të gjatë nga muzika.

Ajo tha se albumi i ri që sapo ka nxjerrë në treg i ka marrë shumë kohë për ta punuar, pasi është realizuar jashtë vendit dhe kjo gjë i ka marrë asaj shumë kohë.

“Ka qenë një zgjedhja ime të mos flas sepse kam pasur shumë ftesa për emisione për të folur për këtë shkëputjen. Kam qenë duke punuar për këtë projekt dhe pandemia më mori një vit dhe gjërat u zgjatën më tepër e kështu u shtynë gjërat. Arsyeja përse morën kaq shumë kohë projektet është se janë punuar të gjitha jashtë Shqipërisë, më është dashur të shkoj të punoj e procesi ka qenë pak më i vështirë. Ky është albumi im i parë.”- tha Kejsi Tola.

Top Channel