Rama nga Këlcyra: Po votuat dyshen Berisha-Meta, do rrotulloni në varr gjyshërit që e pësuan politikisht

29/04/2023 17:25

Ndalesa e radhës e takimeve elektorale të kryeministrit Rama ka qenë Këlcyra, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët dhe u ka kërkuar që të mos votojnë “Bashkë Fitojmë” më 14 maj.

Rama tha nga Këlcyra se dyshja Meta-Berisha nuk përfaqësojnë asnjë alternative tjetër, përveç dy personave që janë “zorra qorre e Shqipërisë”.

Unë e hoqa apendicitin tim, apendicitin i Shqipërisë duhet operuar në 14 maj dhe nuk duhet dhënë asnjë shans dhe kjo s’ka lidhje fare me të majtë dhe të djathtë, unë i respektoj shumë ata që janë të djathtë. Kjo zona ka pasur plot familje që kanë qenë të lidhura më parë, por po ju them që të gjithë ata gjyshër që e pësuan politikisht se ishin të djathtë dhe që sot janë në botën tjetër, do i rrotulloni në varr, po i dhatë votë atyre që vijnë këtu, për llogari të zorrës qore.

Ata nuk përfaqësojnë asnjë lloj të djathte, ata nuk përfaqësojnë asnjë lloj alternative tjetër, përveç hallit të madh të dy njerëzve me drejtësinë të një çifti që është zona qore e Shqipërisë dhe mbi të gjitha kush është i djathtë për përkufizim vjen nga një traditë patriotizmi, patriotizmi do të thotë që Shqipëria është përtej këtyre dallimeve. Shqipëria nuk është as e majtë as e djathtë, Shqipëria është e të gjithëve dhe Shqipëria sot është më e respektuar se kurrë në sytë e botës, Shqipëria sot ka arritur gjëra të paimagjinueshme ndërkombëtarisht, të drejtojë OSBE, të rrijë e ulur në Këshillin  e Sigurimit, bashkë me të gjitha fuqitë e botës, të jetë mikpritëse e samitit të parë e BE jashtë kufijve të BE-së”– tha Rama nga Këlcyra.

Top Channel