Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e quan fyerje posterin e fushatës të kandidatit të Tiranës nga “Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçit.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Balla e cilësoi si “lajthitje”, teksa tha se në Shqipëri ai veprim është fyerje.

Çfarë mendimi ke për posterin e ri të Belind Këlliçit?

Taulant Balla: Lajthit njeriu, lajthisin këshilltarët. Ne në Shqipëri e kemi fyerje, kujt ja nxjerr atë qytetarëve, del edhe bën poster.

Mos po imiton içik Ramën ai që të thyej tabu se Rama kur u fut për kryetar bashkia ishte içik inovator dhe avangard. Mos do të imitojë Ramën?

Balla: Rama është unik në atë që ka bërë që ditën e parë, nuk besoj se ky është rasti më i mirë për ta imituar.

Meqenëse jemi duke folur për Ramën, pse në foton e fushatës është vetëm e Ramës, pa asnjë kandidat, Rama me ngjyra, Meta e Berisha që më dhimbsen at shumë janë bardh e zi.

Balla: Edhe pse janë zgjedhje lokale, brenda tyre ka një vendimmarrje të rëndësishme, çdo familje ka një zgjedhje që unë mendoj është e lehtë.

Top Channel